• Banner

Në kërkim të këmishës së humbur, Arian Leka
  • Në kërkim të këmishës së humbur, Arian Leka

Në kërkim të këmishës së humbur, Arian Leka

“Në kërkim të këmishës së humbur” është një libër me 10 ese të shkruara plot elegancë, forcë dhe imagjinatë mbi Shqipërinë – “vendin e çuditshëm” që, më shumë se sa realitetin socialist, mëtoi të krijonte një mitologji të fshehur pas Perdes së Hekurt.

12,75 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Në kërkim të këmishës së humbur
Gjinia: Ese
Autori: Arian Leka
Shtëpia botuese: Botimet Poeteka
Viti: 2018
Fq. 336
Pesha: 0.401 kg.
ISBN: 978-9928-230-27-0

Mbi librin

“Në kërkim të këmishës së humbur” është një libër me 10 ese të shkruara plot elegancë, forcë dhe imagjinatë mbi Shqipërinë – “vendin e çuditshëm” që, më shumë se sa realitetin socialist, mëtoi të krijonte një mitologji të fshehur pas Perdes së Hekurt.

Bashkë me mjetet e tjera rrëfimore, Arian Leka shfrytëzon edhe mundësitë e teknikave fact-fiction e patchwork, duke përdorur Kujtesën dhe mbulojën e fiksionit dokumentar si një tejqyrë që afron e largon, zmadhon e zvogëlon në mënyrë të beftë hapësirën mes historive vetiake të autorit dhe historisë së Shqipërisë gjatë viteve të komunizmit.

Vend qendror në libër zë e kaluara, dëshmitë e saj dhe interpretimet mbi ndodhitë e saj, dështimet e atyre që sunduan shtetin, komprosimet dhe kompromentimi edhe më shqetësues i tjerëve që drejtuan mënyrë të kontrolluar tranzicionin shqiptar pas rënies së Murit të Berlinit deri më sot.

Marrëzia dhe banaliteti i së djeshmes bën të dukshme rrëfime drithëruese të një realiteti të zhdukur, që vazhdon të rikthehet, si për të na kujtuar jo thjesht historinë e dhimbshme të një diktature absurde në zemër të demokracive të konsoliduara europiane, por edhe paradokset e peizazheve të sotme shqiptare që, në vend t’i rrafshonte dyshimet mbi të shkuarën, shtoi dilemat mbi atë çka ndodh para syve tanë.

Tekstet kushtuar Shqipërisë dhe Durrësit në veçanti, vendosin nyje të forta lidhëse mes historisë socialiste dhe simboleve detare të vendit e të vendlindjes, si pjesë e një sfondi më të gjerë marrëdhëniesh me Europën Perëndimore – Fake Europa dhe Ballkanin – Armiqësor.

Këto tipare e zhvendosin dallueshëm letërsinë e këtij autori drejt një gjuhe të gjallë estetike të mjediseve urbane, e cila vëzhgon jo vetëm masën gri, por edhe mbijetesën e gjendjes multikulturore mes shkretimit. Stili i veçantë dhe shtjellimet socio-filozofike të këtyre eseve i ofrojnë lexuesit shije nxitëse, e cila e bën më të dallueshme gjurmën që sistemet totalitare, populizmi apo autoritarizmi lënë mbi njeriun, duke ia shndërruar në pengesa mundësitë, veçse jo më për poezinë dhe artin, por për jetën e qytetarëve.

Krijimtaria letrare e Arian Lekës është vlerësuar 4 herë me Çmime Kombëtare nga Ministria e Kulturës dhe disa herë të tjera me çmime ndërkombëtare. Veç botimeve në gjuhën shqipe, kjo krijimtari–përfshi këtu edhe artikujt kushtuar avangardave letrare, letërsisë së viteve ’30-’40, modernizmit dhe i/realizmit socialist në letërsi dhe artin shqiptar - është botuar edhe në mjaft gjuhë të huaja.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928230270
ean13
9789928230270
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000117

Botuesi: Ideart

Anija e gjumit, Arian Leka

Poezia e Arian Lekës, tek libri "Anija e gjumit", është sfidë magjepsëse për aventurë krijimi, kumte e zëra plot vibrime të brendshme, drithërima befasish, frike, gëzime e trishtime që frymojnë bashkë.

Çmimi 4,25 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000139

Botuesi: Ideart

Strabizem, Arian Leka

Ajo që e bën të bukur poezinë e Arian Lekës, tek "Anija e Gjumit", është afrimi me eksperimentin e avangardës, një çudi kaleidoskopike dhe përpjekje për shpjegimin e epistemës sonë, shenja që e bëjnë këtë krijimtari të jetë unikale.

Çmimi 4,25 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000146

Botuesi: Ideart

Gjarpri i Shtëpisë, Arian Leka

I suksesshëm është konsideruar nga kritika romani "Gjarpri i shtëpisë". Në shkrimet dhe artikujt e shumtë që janë botuar në shtyp dhe komentet në TV është theksuar se kjo vepër jo vetëm është një nga arritjet më të mira të autorit, por edhe të prozës shqipe në përgjithësi. Në të trajtohet tema e ditës në një thellësi dhe gjerësi të plotë.

Çmimi 4,25 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000378

Botuesi: Toena

Shpina e burrit, Arian Leka

Titulli: Shpina e burritTregime dhe novelaAutori. Arian LekaFitues i konkursit: Evroma - Atdheu ynë i përbashkët organizuar nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Spo

Çmimi 5,10 GBP
More
In Stock

Referenca: SKU001542

Botuesi: Ideart

Ndreqje gabimesh, Arian Leka

Libri është konceptuar si një poemë me 4 pjesë dhe 17 këngë. Ai është fitues i çmimit “Lasgush Poradeci”, si libri poetik më i mirë i vitit 2010, me poemën “Ndreqje gabimesh”, me këtë vlerësim: “Për monologun e subjektit poetin kompozuar përmes imazheve metafizike, intime e meditative, si rrugë e komunikimit maksimal me trajtat e rrëshqitshme të femrës,...

Çmimi 4,25 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: EDFA Botime

Gra që dashurojë me shpirt, Robin Norwood

Gra që dashurojnë me shpirt”, një libër shumë i kërkuar, që jep plot raste, ku janë vënë në dukje me shumë qartësi arsyet për të cilat shumë femra bien në dashuri me një mashkull të përshtatshëm për to dhe harxhojmë më kot energjitë e veta për ta ndryshuar. Dhe ndërkohë që shpresojmë që “ai” të ndryshojë, në të vërtetë janë femrat që përfshihen gjithnjë e...

Çmimi 4,68 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Si përhapet pandemia, Paolo Giordano

Pandemia e CoViD-19-s mund të jetë emergjenca shëndetësore më e rëndësishme e epokës sonë. Na zbulon kompleksitetin e botës që popullojmë, të logjikave të saj sociale, ekonomike, ndërpersonale dhe psikike. Kjo që po kalojmë ka karakter mbiidentitar dhe mbikulturor. Kërkon një përpjekje fantazie që në një regjim normal nuk jemi mësuar ta kryejmë: ta shohim...

Çmimi 4,25 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

12 mentalitete, Bilal Kola

Nis që nga marrëdhënie me pasqyrën e gjithsecilit, rrek konceptet e faljes, pranimit, forcës për të ndryshuar, inteligjencës emocionale, sociale, të gjithë përpjekjes për ta parë veten protagonist në të shkruarit të fatit tënd.

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Erotizmi, Georges Bataille

Dhe pas thuajse pesëdhjetë vjetësh Erotizmi vazhdon të mbetet një përvojë transgresive, një rrugëtim në kërkim të së vërtetës deri në skaj të njerëzores, duke mbetur përherë një nga veprat më të rëndësishme të mbarë shekullit të njëzetë.

Çmimi 6,38 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Për bukurinë e fëmijës suaj, Pëllumb Karagjozi

Ky libër ka qëllim t'i përgjigjet problemeve të nënave ose të kujtdo që kryen funksionin e nënës, edukatores, pra të kujtdo që mundet, në njëfarë mënyre, të ndihmojë fëmijën të rritet mirë dhe shëndetshëm. Në këtë libër, paraqiten shkurtimisht proceset e rritjes, tek i porsalinduri, te fëmija dhe tek adoleshenti.

Çmimi 6,80 GBP
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)