• Banner

Përgjigje të shkurtra për pyetjet madhore, Stephen Hawking
  • Përgjigje të shkurtra për pyetjet madhore, Stephen Hawking
  • Përgjigje të shkurtra për pyetjet madhore, Stephen Hawking

Përgjigje të shkurtra për pyetjet madhore, Stephen Hawking

Kozmologu me famë botërore dhe autori bestseller nr. 1 i librit Një histori e shkurtër e kohës, na jep mendimet e tij të fundit mbi pyetjet më të mëdha për universin, në këtë vepër të shkëlqyer të publikuar pas vdekjes së tij.

115,00 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Përgjigje të shkurtra për pyetjet madhore
Origjinali: Brief Answers to the Big Questions
Gjinia: Fizika
Autori: Stephen Hawking
Shqipëroi: Blendi Lami
Shtëpia botuese: Minerva
Viti: 2019
Fq. 268
Pesha: 0.405 kg.
ISBN: 978-9928-265-10-4

Mbi librin

Kozmologu me famë botërore dhe autori bestseller nr. 1 i librit Një histori e shkurtër e kohës, na jep mendimet e tij të fundit mbi pyetjet më të mëdha për universin, në këtë vepër të shkëlqyer të publikuar pas vdekjes së tij.

Si u krijua universi? A do të mbijetojë njerëzimi në planetin tokë? A ekziston jetë inteligjente përtej sistemit tonë diellor? A mund të na e kalojë ndonjëherë në zgjuarsi inteligjenca artificiale?

Përgjatë karrierës së tij të jashtëzakonshme, Stephen Hawking e zgjeroi kuptimin tonë për universin dhe zbuloi disa nga misteret më të mëdha të tij. Por edhe pse puna e tij teorike mbi vrimat e zeza, kohën imagjinare dhe universet e shumëfishtë ia çoi mendjen në pikat më të largëta të hapësirës, Hawking besonte se shkenca luan një rol themelor në ndreqjen e problemeve këtu në tokë.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928265104
ean13
9789928265104
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botart

Të jetosh më mirë me pak, Alicia Arrizabalaga, Daniel Wagman

Mua më kënaq një shishe wiski dhe një kuti e mirë me puro, më kënaq sallami pikant, një Libër dhe një film i mirë, që e zgjerojnë botën time mendore. Por kënaqësia për ti përdorur këto gjëra, nuk bazohet në zotërimin e tyre- shprehet filozofi Fernando Savater, duke argumentuar pastaj që zotërimi i diçkaje është baza e kënaqësisë së konsumit.

Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000638

Botuesi: Shtëpia e Librit

Një dhomë më vete, Virginia Woolf

Lexuar si dy leksione frymëzuese para studenteve të dy kolegjeve të vetme për vajza në Britaninë e Madhe në vitin 1928, Një dhomë më vete konsiderohet njëkohësisht një ese mbi shoqërinë, një ese mbi letërsinë dhe një roman modernist, një i tillë që përdor shkrimin si art dhe jo thjesht si mjet shprehës.

Çmimi 80,50 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Akademia e Shkencave

Etnografi në diktaturë: dija, shteti dhe holokausti ynë, Nebi Bardhoshi, Olsi Lelaj

Ky libër është sa një histori kritike mbi mendimin etnografik në një situatë diktatoriale, po aq dhe një kontribut teorik mbi vetë natyrën, etosin dhe ekonominë politike të diktaturës së proletariatit - kësisoj është edhe një antropologji e dijes, por edhe e shtetit. Si e tillë, anali za jonë i tejkalon kufijtë, që shpeshherë vendosen prej emrave, ngjar...

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Faik Konica

Meshari, Gjon Buzuku

Madhëria e Gjon Buzukut nuk qëndron as në humansitikën e tij të paqenë as në shkrimtarinë e tij mëse të dyshimtë; por qëndron gjetkë; e pikërisht këtu që Gjon Buzuku "em të dashunit së botëse sanë" mori në fakt vetë iniciativën e një vepre, me të cilën ai na zbardhi faqen në lëmin e palavruam të lukturës së fjalës së shkrueme, sikundër që afro një shekull...

Çmimi 287,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: CUNEOS

Parahistoria, Chris Gosden

Parahistoria mbulon periudhën prej rreth 4 milion vite para fillimit të historisë së shkruar, kur paraardhësit tanë më të hershëm, australopetikinët ekzistonin në Afrikë. Megjithatë kjo periudhë është relativisht e vonë në krahasim me historinë e tokës, e cila daton diku rreth 4.5 miliardë vite më parë.

Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Berk

Korça, urbanistika dhe arkitektura, Pirro Thomo

Historia e Korçës nuk ka vlerë në vetvete dhe të kufizuar për një qytet. Ajo merr vlera përgjithësuese për një periudhë shumë të rëndësishme të historisë së urbanistikës dhe arkitekturës shqiptare në veçanti dhe asaj ballkanike në përgjithësi.

Çmimi 172,50 SEK
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)