Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
50 ide per fiziken qe duhet t’i dije cdo njeri, Joanne Baker
  • 50 ide per fiziken qe duhet t’i dije cdo njeri, Joanne Baker

50 ide për fizikën që duhet t’i dijë çdo njeri, Joanne Baker

Plejad

Kur u thashë miqve të mi lidhur me këtë libër, ata hokatuan duke thënë se gjëja e parë që vërtet duhet të dini rreth fizikës është se - fizika është e vështirë. Pavarësisht kësaj, ne të gjithë e përdorim fizikën çdo ditë.

700 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: 50 ide për fizikën që duhet t’i dijë çdo njeri
Origjinali: 50 Physics Ideas You Really Need to Know
Gjinia: Shkenca natyrore
Autori: Joanne Baker
Shqipëroi: Ilirjana Angoni
Shtëpia botuese: Plejad
Viti: 2018
Fq. 210
Pesha: 0.251 kg.
ISBN: 978-9928-183-39-2

Komente nga autorja

Kur u thashë miqve të mi lidhur me këtë libër, ata hokatuan duke thënë se gjëja e parë që vërtet duhet të dini rreth fizikës është se - fizika është e vështirë. Pavarësisht kësaj, ne të gjithë e përdorim fizikën çdo ditë.

Kur shihemi në pasqyrë ose kur vemë syzet, atëherë jemi duke përdorur fizikën e optikës. Kur vendosim zilen e orës ne ndjekim kohën; kur ndjekim vijat në hartë ne navigojmë hapësirën gjeometrike. Celularët tanë na lidhin - nëpërmjet fijesh elektromagnetike të padukshme - me satelitët që vërtiten sipër nesh.

Por fizika nuk është vetëm përsa i takon teknologjisë. Pa fizikën nuk do të kishte hënë, as ylberë, as diamandë. Madje edhe gjaku që rrjedh nëpër arteriet tona ndjek ligjet e fizikës, shkencën e botës fizike.

Fizika moderne është plot me surpriza. Fizika quantum (kuantike) e çoroditi botën, duke vënë në pikëpyetje pikërisht konceptin e ekzistencës së objektit. Kozmologjia shtron pyetjen se çfarë është universi. Si u formua ai dhe përse ne jemi këtu? A është universi ynë i veçantë apo disi i pashmangshëm?

Duke rrëmuar brenda atomit, fizikantët zbuluan një botë fantazmë, të fshehur, të grimcave thelbësore. Madje edhe tavolina më e fortë, prej drurit mogan, është kryesisht e përbërë nga hapësirë boshe, ku atomet e saj mbaheshin nga një strukturë forcash bërthamore.

Fizika e ka zanafillën nga filozofia dhe deri diku ajo po rikthehet ndaj saj, duke dhënë pikëpamje të reja dhe të papritura të botës, e cila e tejkalon përvojën tonë të përditshme.

Gjithsesi, fizika nuk është vetëm një koleksion idesh imagjinare. Ajo i ka rrënjët te fakti dhe eksperimenti. Metoda shkencore vazhdimisht përmirëson ligjet e fizikës, ashtu si software i kompjuterit, ndërkohë që i vendosen bug-et dhe i shtohen module të rinj.

Nëse dija e kërkon këtë, atëherë ndryshime madhore në mënyrën e të menduarit mund të ishin të pranueshme, mirëpo pranimi kërkon kohë. U desh më shumë se një brez që të pranohej në shkallë të gjerë idea e Copernicus-it se bota rrotullohet rreth diellit, por ritmi është shpejtuar dhe fizika kuantike si dhe relativiteti u integruan në fizikë brenda një dhjetëvjeçari. Prandaj, madje edhe ligjet më të suksesshëm të fizikës janë vazhdimisht në testim.

Ky libër ju ofron një ‘turne’ në botën e fizikës, me shumë vendndalime, por brenda një kohe të shkurtër, pra që nga konceptet bazë siç është graviteti, drita dhe energjia deri në idetë moderne të teorisë kuantike, të kaosit dhe energjisë së errët*). Shpresoj që ashtu si një guidë turistike, ky libër t`ju joshë për të zbuluar edhe më shumë. Fizika nuk është vetëm parime themelore – ajo është zbavitje.

Detajet e librit
Plejad

Referencat specifike

isbn
978992883392
ean13
978992883392
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Psikologjia e një martese të lumtur, Nevzat Tarhan

Këtu do të mësoni mbi komunikimin me partnerin në martesë, gjuhën e dashurisë dhe gabimet në komunikim, raportin midis dashurisë, por edhe momentet e vështira në martesë dhe mënyrat për tejkalimin e tyre.
700 Lekë
More

Referenca: SKU000976

Botuesi: Dituria

Fjalor Frengjisht-Shqip, Shqip-Frengjisht, Drita Hadaj

Fjalori jep fondin themelor të gjuhës, disa nga termat më të zakonshëm, nga fushat më kryesore të jetës. Shkurtimet, shtojca e foljeve të parregullta, emrat gjeografikë e bëjnë këtë fjalor të nevojshëm për një përdorues të frëngjishtes.
1 250 Lekë
More

Botuesi: Living

Dieta e ADN-së, Damiano Galimberti

Përmbajtja e këtij libri nuk synon të zëvendësojë mendimin profesional të mjekut. Mbetet në dëshirën e lexuesit të përdorë informacionet e përcjella në këtë tekst.
1 300 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Ndalo mendimet e tepërta, Nick Trenton

Mendimet e tepërta janë shkaku kryesor i palumturisë. Mos e burgos veten në një qerthull mendimesh pambarim. Qëndro në të tashmen dhe mos e mbaj mendjen në gjëra që s'kanë e s'do të kenë kurrë rëndësi.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Minuta e parë, Chris Fenning

Komunikimi duhet të jetë sa më i qartë dhe i përmbledhur dhe shpesh na duhet të dalim menjëherë te thelbi. Problemi është se, jo gjithmonë dimë si ta bëjmë këtë. Çfarë do të thotë të shprehesh në mënyrë të përmbledhur? Si mund të përmblidhet një temë e ndërlikuar në vetëm pak rreshta?
1 000 Lekë
More

Botuesi: Argeta LMG

Babai i pasur, guidë për të investuar, Robert Kiyosaki

Guide për të investuar - Sipas Babait të Pasur është një udhëzues afatgjatë për këdo që dëshiron të behet një investitori pasur dhe të investojë në çfarë investojnë të pasurit. Siç thuhet në titull, ky libër është një udhëzues' dhe nuk ofron garanci... por vetem udhëzim.
1 290 Lekë
More

Botuesi: UET Press

12 mentalitete, Bilal Kola

Nis që nga marrëdhënie me pasqyrën e gjithsecilit, rrek konceptet e faljes, pranimit, forcës për të ndryshuar, inteligjencës emocionale, sociale, të gjithë përpjekjes për ta parë veten protagonist në të shkruarit të fatit tënd.
1 200 Lekë
More

Arti i negocimit, Vasil Naçi

Negocimi është një pikë takimi e mendjeve dhe emocioneve, një fushë ku njohuritë, aftësitë komunikuese, bindëse dhe aftësua për të kuptuar nevojat e të tjerëve ndërveprojnë bashkërisht për të arritur marrëveshje të suksesshme të ndërsjellta, në çdo sferë të jetës.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Aleph

Letërsia dhe zotat, Roberto Calasso

I shkëlqyer, i frymëzuar, plot erudicion të lavdishëm, Letërsia dhe zotat është kulmi i studimeve të jetës së Roberto Calassos, për vendin dhe rolin që kanë zotat në imagjinatën njerëzore.
1 000 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2757

Botuesi: Plejad

50 ide fetare qe duhet t'i dije cdo njeri, Peter Stanford

Cilido e ka një mendim për fenë. Ai mund të jetë pozitiv, mund të jetë negativ, por rrallë është asnjanës. Filozofi gjerman Fridrik Niçe, i cili shpall me besim në vitet 1880, se Zoti kishte vdekur, do të befasohej nëse shihte 120 vite pasi shkroi nekrologjinë e Zotit se feja është ende një prani e gjallërishme dhe gjerësisht e debatueshme në shkallë...
700 Lekë
More

Referenca: 2778

Botuesi: Plejad

50 ide filozofike qe duhet t'i dije cdo njeri, Ben Dupre

Filozofia shihet si një prototip i disiplinave akademike, me praktikuesit e saj, të mbyllur në mënyrë të vendosur në kullat e tyre të fildishta, e veçuar nga problemet e jetës reale. Karikatura qëndron në shumë mënyra larg së vërtetës.
700 Lekë
More

Botuesi: Plejad

50 ide rreth arkitekturës që duhet t'i dijë çdo njeri, Philip Wilkinson

Ky libër flet rreth ideve kryesore, të cilat krijuan bazën e arkitekturës Perëndimore që nga koha e Greqisë së lashtë deri në ditët tona. Këto ide përfshijnë një larmishmëri fushash – që nga teknologjia deri te zbukurimi, që nga planifi kimi deri te zejtaria, po ashtu që nga mëhyra si të interpretojmë të kaluarën deri se si të ndërtojmë për të ardhmen.
700 Lekë
More