• Banner

Sistemi partiak ne Shqiperi, Anjeza Xhaferaj
  • Sistemi partiak ne Shqiperi, Anjeza Xhaferaj

Sistemi partiak në Shqipëri, Anjeza Xhaferaj

Ky studim synon të kapë thelbin e marrëdhënies ndërmjet organizimit partiak dhe elektoratit. Ai kalon nivelin e analizës nga sistemi partiak te partia, duke investiguar se ç'ndodh brenda sistemit. Partitë politike përfaqësojnë njësitë bazike të ndërveprimit dhe ndryshimit në një sistemi politik.

900 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Sistemi partiak në Shqipëri
Gjinia: Shkenca politike
Autori: Anjeza Xhaferaj
Shtëpia botuese: UET Press
Viti: 2018
Fq. 170
Pesha: 0.314 kg.
ISBN: 978-9928-236-53-1

Koment nga Tonin Gjuraj

Ky studim synon të kapë thelbin e marrëdhënies ndërmjet organizimit partiak dhe elektoratit. Ai kalon nivelin e analizës nga sistemi partiak te partia, duke investiguar se ç'ndodh brenda sistemit. Partitë politike përfaqësojnë njësitë bazike të ndërveprimit dhe ndryshimit në një sistemi politik.

Ato janë agjentët kryesorë të përfaqësimit dhe konkurruesit kryesorë në zgjedhjet legjislative. Si rrjedhojë, është konsideruar e rëndësishmë të shihet dhe shpjegohet se si ndodh zhvendosja e votave nga një parti te tjetra.

Për rastin e Shqipërisë (Çili, 2002) dhe Kajsiu (2004 dhe 2005), argumentojnë se është sistemi elektoral ai që kushtëzon partitë politike. Megjithëse ka përpjekje për të provuar se në tensionin agjensi – strukturë, partitë politike shqiptare ia dalin të formësojnë strukturën (Xhaferaj, 2012), akoma nuk është studiuar se si lidhen këto ndryshime me strukturën dhe organizimin e partive politike.

Pikërisht këtu qëndron edhe risia e punimit të zj. Xhaferaj. Përveç kësaj, punimi përpiqet të lidhë luhatshmërinë e elektoratit dhe fragmentizimit partiak me strukturën dhe organizimin e partisë, duke konkluduar se dallimi i madh ndërmjet luhatshmërisë në nivel partie dhe luhatshmërisë në bllok, në mungesë të çarjeve shoqërore që do të prodhonin parti programatike, shkaktohet prej zhvendosjes së elektoratit sipas udhëzimeve të krerëve të partive politike.

Një zhvendosje e tillë kërkon një marrëdhënie të fortë me elektoratin, pra një depërtim territorial, por jo atashim ideologjik, gjë që është karakteristike e partisë klienteliste të masave.

Detajet e librit
UET Press

Referencat specifike

isbn
9789928236531
ean13
9789928236531
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: UET Press

Europë, ik eja, Majlinda Bregu

Ndihem krenare që jam mike me Majlindën dhe jam e bindur që libri i saj, i shkruar mes ironisë dhe vetironisë, do të jetë ngacmues për idetë që hedh, se çfarë i duhet Shqipërisë për të ecur më shpejt për në Europë, por edhe një analizë se si Europa duhet të gjejë ide të reja për ta mbajtur gjallë interesin e qytetarëve pro zgjerimit.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Lindshmëria, sjellja riprodhuese dhe shoqëria, Mimoza Dushi, Hivzi Islami

Hulumtimi i përmbajtjeve më rilevante të natalitetit (fertilitetit) dhe të riprodhimit të popullsisë dhe determinanteve të tyre, si dhe i varshmërisë së variablave sociodemografikë dhe procesit të lindshmërisë dhe diferencimit të tij sipas karakteristikave të ndryshme ka rëndësi të madhe për njohjen e tërë gjendjes dhe tendencave të zhvillimit demografik.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Plejad

50 ide rreth arkitekturës që duhet t'i dijë çdo njeri, Philip Wilkinson

Ky libër flet rreth ideve kryesore, të cilat krijuan bazën e arkitekturës Perëndimore që nga koha e Greqisë së lashtë deri në ditët tona. Këto ide përfshijnë një larmishmëri fushash – që nga teknologjia deri te zbukurimi, që nga planifi kimi deri te zejtaria, po ashtu që nga mëhyra si të interpretojmë të kaluarën deri se si të ndërtojmë për të ardhmen.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)