• Banner

Fjale per fjale, Ardian Vehbiu
  • Fjale per fjale, Ardian Vehbiu

Fjalë për fjalë, Ardian Vehbiu

Si degë e dijes, gjuhësia ngjall interes dhe kuriozitet të madh te njerëzit, sidomos tek të gjithë ata që duan të shkruajnë "me drejtshkrim", ata që duan ta mbajnë shqipen të pastër "nga fjalët e huaja", dhe ata të tjerët, më në fund, që kërkojnë tek etimologjia një mbështetje për besimin e tyre të patundur se jona është nga "gjuhët më të vjetra të botës".

16,65 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Fjalë për fjalë, eksplorime në hapësirat e shqipes
Gjinia: Gjuhësi
Autori: Ardian Vehbiu
Shtëpia botuese: Çabej
Viti: 2017
Fq. 312
Pesha: 0.423 kg.
ISBN: 978-99956-35-36-8

Fragment nga libri

Si degë e dijes, gjuhësia ngjall interes dhe kuriozitet të madh te njerëzit, sidomos tek të gjithë ata që duan të shkruajnë "me drejtshkrim", ata që duan ta mbajnë shqipen të pastër "nga fjalët e huaja", dhe ata të tjerët, më në fund, që kërkojnë tek etimologjia një mbështetje për besimin e tyre të patundur se jona është nga "gjuhët më të vjetra të botës".

E megjithatë gjuhësia është shumë më tepër se kaq, sikurse ëshë shumë më tepër se gramatika që i mërzit fëmijët në shkollë dhe që të rriturit gjithnjë ankohen se e kanë harruar.

Lexuesit kanë interes të madh për gjuhësinë, sepse kanë interes të madh për gjuhën që flasin dhe që shkruajnë, për gjuhën që formëson dhe deri – diku ua dikton mendimet dhe për gjuhën që i prezanton ndaj të tjerëve, po aq sa, në mos edhe më shumë se statusi, veshja ose shoqëria që mbajnë.

Por ne që shkruajmë për gjuhën dhe për gjuhësinë jo gjithnjë e respektojmë këtë lexues të interesuar, sepse shpesh i shpenzojmë energjitë intelektuale duke i folur nga lart poshtë dhe duke e disiplinuar; ose, përkundrazi, duke ia ndezur mendjen me mite të origjinës.

Duke qenë shqipja ajo që na bën shqiptarë ose që na jep identitetin kombëtar, jam munduar të gjej si realizohet kjo, duke shqyrtuar nga afër edhe konceptin "gjuhë amtare", edhe mënyrën si i prezantohemi tjetrit si shqiptarë brenda dhe jashtë, edhe ndikimin që kanë kuptimet specifike të pak fjalëve kyçe, në mënyrën si e mendojmë dhe e organizojmë botën.

Detajet e librit
Cabej

Referencat specifike

isbn
9789995635368
ean13
9789995635368
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000232

Botuesi: Cabej

Fraktalet e shqipes, Ardian Vehbiu

Me artikujt, shkrimet dhe esetë e veta, botuar në Tiranë, Prishtinë, Romë dhe New York, Ardian Vehbiu është përpjekur të ndriçojë dinamikën e shqipes së sotme publike në lidhje të ngushtë me zhvillimet e tjera jogjuhësore në shoqërinë shqiptare: lëvizjet e popullsisë, urbanizimin, gjallërimin e kombëtarizmit të djathtë.

Çmimi 6,66 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000937

Botuesi: Cabej

Shqipja totalitare, Ardian Vehbiu

Deri më tash, analizat me natyrë semantike të Ardian Vehbiut kanë shqyrtuar kryesisht stadet aktuale të repertorit gjuhësor, duke nxjerrë shpesh në pah simptomat e lëngatës nga të cilat vuan përdorimi gjuhor sot, sikundër mangësia fjalore, pasaktësia kuptimore apo huazimet e panevojshme.

Çmimi 7,77 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Sende që nxirrte deti, Ardian Vehbiu

E lamë shkollën atë ditë, dhe u kuturisëm me tren në Shkozet. Lajmi kish qenë i saktë: e gjithë vija e plazhit, nga porti deri poshtë tek Iliria, ishte e mbushur me kartonët që kishte nxjerrë deti: cigare Winston, Camel, Kent, More, Chesterfield (pa filtër), Muratti Ambassador dhe të tjera që nuk më kujtohen.

Çmimi 11,10 
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Kusuret e zotit Shyti, Ardian Vehbiu

Çfarë po ndodh kështu me ju, z. Shyti? – i tha këtij gazetarja televizive, Mirza, nga tryeza përbri. Sapo dëgjova që po del në treg libri i dytë me ndërhyrjet, batutat, shfrimet dhe parantezat tuaja, ndërkohë që romanit tuaj të vetëm, "Gjakimit", nuk i gjendet më as nami as nishani.

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje

Botuesi: Cabej

Kulla e Sahatit, Ardian Vehbiu

Dy qytetërime të përkundërta u harlisën rreth saj: i pari që Kullës iu referua e iu rrit përreth pothuajse si për ta mbrojtur, sepse pa të nuk do të gjente dot një arsye për të vazhduar të rritej; dhe i dyti, që Kullën u përpoq ta shpërfillte, ta linte në hije, t’ia zhvishte virtytet simbolizuese, ta linte të thahej në harresë e në heshtje.

Çmimi 7,77 
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2126

Botuesi: Te tjere

Teoria e relativitetit ne kohe dhe hapesire, Robert Thomanikaj

Autori pranon shpejtësinë maksimale të dritës, por ai nuk ka gjetur një pikë referimi absolute për matjen e çdo lloj shpejtësie trupi në hapësirë, ndaj për 'të ekuacionet e Maksuellit fillojnë gabim nga zero. A ka të drejtë autori ynë shqiptar? Apo i janë krefur leshrat para kohe të matet me Ajnshtajnin?

Çmimi 5,55 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000301

Botuesi: Cabej

Seksi i dytë vol. 1, Faktet dhe mitet, Simone de Beauvoir

Ajo i mëshon në veprën e saj kërkimit të moralit të vërtetë dhe kritikës ndaj traditës dhe konformizmit. Gjatë gjithë jetës krijuese ajo synon të shkruajë vepra kuptimplote dhe pavarësisht nga gjinia- roman, ese, vepër autobiografike apo teatrale- shkrimet e saj janë morale dhe filozofike.

Çmimi 11,10 
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Biseda rreth seksit, Vannesa Marin, Xander Marin

Komunikimi është i rëndësishëm në një marrëdhënie, por njerëzit nuk dinë si t'i qasen e të flasin për një temë kaq delikate. Ka njerëz që nuk kanë folur kurrë për seksin dhe vetëm nga mendimi i një bisede të tillë, mund të mbulohen me djersë të ftohta.

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje

Botuesi: Faik Konica

Meshari, Gjon Buzuku

Madhëria e Gjon Buzukut nuk qëndron as në humansitikën e tij të paqenë as në shkrimtarinë e tij mëse të dyshimtë; por qëndron gjetkë; e pikërisht këtu që Gjon Buzuku "em të dashunit së botëse sanë" mori në fakt vetë iniciativën e një vepre, me të cilën ai na zbardhi faqen në lëmin e palavruam të lukturës së fjalës së shkrueme, sikundër që afro një shekull...

Çmimi 27,75 
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Inxhinieria e brendshme, Sadhguru

Në librin e tij, Sadhguru jep ushtrime që do të ndihmojnë për të rimenduar kufirin e aftësive të dikujt, të bëheni një person më funksional dhe i shëndetshëm, por më e rëndësishmja, t'i mësoni ato se si t'i kryejnë ato në mënyrë korrekte.

Çmimi 13,32 
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)