• Ka mbaruar
Shtate leksione te shkurtra fizike, Carlo Rovelli
  • Shtate leksione te shkurtra fizike, Carlo Rovelli

Shtatë leksione të shkurtra fizike, Carlo Rovelli

Botimet Dudaj

Në rini, Albert Ajnshtajni e kaloi një vit duke u endur kot, pa bërë gjë prej gjëje. Po nuk e çove kohën dëm nuk arrin dot asgjë, gjë që për fat të keq prindërit e adoleshentëve shpesh e harrojnë.

500 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Shtatë leksione të shkurtra fizike
Origjinali: Sette brevi lezioni di fisica
Gjinia: Shkenca natyrore
Autori: Carlo Rovelli
Shqipëroi: Agim Doksani
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2017
Fq. 84
Pesha: 0.121 kg.
ISBN: 978-99943-0-494-3

Fragmente nga libri

Në rini, Albert Ajnshtajni e kaloi një vit duke u endur kot, pa bërë gjë prej gjëje. Po nuk e çove kohën dëm nuk arrin dot asgjë, gjë që për fat të keq prindërit e adoleshentëve shpesh e harrojnë.

Ndodhej në Pavia. Iu bashkua familjes pas braktisjes së studimeve në Gjermani. Ishte fillimi i shekullit dhe Italia po hidhte hapat e parë të revolucionit industrial. I ati, inxhinier, instalonte centralet e para elektrike në ultësirën padane.

Alberti lexonte Kantin dhe kur i shkrepte në kokë ndiqte leksionet në Universitetin e Pavias: për zbavitje, pa qenë i regjistruar dhe pa iu nënshtruar provimeve. Kështu bëhesh me tërë mend shkencëtar.

***

Ekzistojnë kufij, aty ku mësojmë, dhe digjet dëshira jonë për dije. Ndodhen në thellësitë më të imëta të indit hapësinor, në origjinën e kozmosit, në natyrën e kohës, në pashmangshmërinë e vrimave të zeza, dhe funksionimin e vetë mendimit tonë.

Këtu, në bordin e asaj që dimë, në kontakt me oqeanin e asaj që nuk dimë, vezullojnë misteri i botës, bukuria e botës, dhe na lënë pa frymë". I tillë është parakushti i këtyre "leksioneve të shkurtra", që na prijnë udhë, me transparencë të admirueshme, përmes disa etapave të pashmangshme të revolucionit që tronditi fizikën në shekullin XX dhe vazhdon ta tronditë sot e gjithë ditën; duke filluar nga teoria e relativitetit të përgjithshëm të Ajnshtajnit dhe mekanikës kuantike deri në çështjet e hapura që kanë të bëjnë me arkitekturën e kozmosit, grimcat elementare, gravitetin kuantik, natyrën e kohës dhe të mendjes.

Mbi autorin

Teoricien fizikan, anëtar i Institutit universitar të Francës dhe i Akademisë ndërkombëtare të filozofisë së shkencave, Carlo Rovelli është përgjegjës i Ekipit të Gravitetit kuantik të Qendrës së fizikës teorike të Universitetit Aix-Marseille. Ka botuar, ndër të tjera, Çfarë është shkenca, Revolucioni i Anaksimandrit (2011) dhe Realiteti nuk është ashtu si duket. Struktura elementare e gjërave (2014).

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994304943
ean13
9789994304943
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Sekreti i madh i jetës, Nil Gun

Ligjet universale nuk gabojnë kurrë. Për sa kohë që jetojmë në përputhshmëri më to, jeta jonë kthehet në parajsë.
700 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Biseda me Kafkën, Gustav Janouch

Dokument i papërsëritshëm dhe i pabjerrshëm, në faqet e të cilit regëtin magjepsja e një qyteti si Praga, sfond mbresë lënës i bisedave të Kafkës me mikun e tij riosh.
800 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Mendimi kritik i një qytetari, Gilman Bakalli

Në këtë përmbledhje janë "fotografuar" momente të ndryshme të politikës, etikës, moralit, fesë, mediave etj. të shoqërisë shqiptare gjatë këtij "tranzicioni të përhershëm". Në trajtimin e çështjeve, autori ka zgjedhur si model të tijin të preferuar mendimin kritik.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Botart

Të jetosh më mirë me pak, Alicia Arrizabalaga, Daniel Wagman

Mua më kënaq një shishe wiski dhe një kuti e mirë me puro, më kënaq sallami pikant, një Libër dhe një film i mirë, që e zgjerojnë botën time mendore. Por kënaqësia për ti përdorur këto gjëra, nuk bazohet në zotërimin e tyre- shprehet filozofi Fernando Savater, duke argumentuar pastaj që zotërimi i diçkaje është baza e kënaqësisë së konsumit.
800 Lekë
More

Referenca: SKU001883

Botuesi: Te tjere

Lidhjet letrare shqiptare - arabe, Muhamed Mufaku (Arnauti)

Autori jep në detaje dhe me fakte mbi origjinën e kontakteve letrare mes shqiptarëve dhe arabëve, jep të dhëna mbi kontaktet e ndërsjella mes dy popujve e të tjera informacione që lexuesit në përgjithësi dhe në veçanti orientalistëve, gjuhëtarëve, letrarëve, historianëve, etj. do t'u shërbente shumë.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Historia e Botes me 1000 objekte

Një libër krejt i veçantë e mjaft i bukur, që gjithkush do dojë ta ketë në shtëpinë e tij. Një vështrim i ri për historinë e botës, për qytetërimet e kulturat, që shihen nëpërmjet 1.000 objektesh të krijuara nga dora e njeriut gjatë pothuajse 20.000 vitesh: Nga sendet e jetës së përditshme, tek kryeveprat e kreativitetit njerëzor.
3 500 Lekë
More

Referenca: SKU000383

Botuesi: Albin

Bashkebisedime mbi te padukshmen

TitulliBashkëbisedime mbi të padukshmenAutorëtJean AudouluzeMichel CasseJean- Claude CarrierePërkthyenVangjush VallaGavrosh HaxhihyseniShtëpia botueseAlbin, 1999f.275Pesha: 0.31 Kg
527 Lekë
More