Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Virgjerat e perbetuara, Anton Kole Berishaj
  • Virgjerat e perbetuara, Anton Kole Berishaj

Virgjërat e përbetuara, Anton Kole Berishaj

Te tjere

Temat e veçanta, përveç qasjes, kërkojnë edhe interes e përkushtim të veçantë. Ky është rasti i autorit dhe librit të cilin e kemi në dorë. Anton Kolë Berishaj shqyrton fenomenin i cili në shikim të parë duket se rri në margjinat ose periferitë shoqërore, por nga mënyra e trajtimit, del se kemi të bëjmë me një çështje e cila prek nervin qendror të jetës njerëzore.

1 200 Lekë
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Virgjërat e përbetuara, jeta ndërmjet detyrimit dhe vetëflijimit (kopertinë e trashë)
Gjinia: Shkenca sociale
Autori: Anton Kolë Berishaj
Shtëpia botuese: Prishtinë
Viti: 2016
Fq. 368
Pesha: 0.801 kg.
ISBN: 978-9951-615-58-7

Mbi librin

Temat e veçanta, përveç qasjes, kërkojnë edhe interes e përkushtim të veçantë. Ky është rasti i autorit dhe librit të cilin e kemi në dorë. Anton Kolë Berishaj shqyrton fenomenin i cili në shikim të parë duket se rri në margjinat ose periferitë shoqërore, por nga mënyra e trajtimit, del se kemi të bëjmë me një çështje e cila prek nervin qendror të jetës njerëzore.

Virgjërat e përbetuara, tashmë nuk janë temë e virgjër. Autorë të huaj dhe vendorë, antropologë, etnologë, shkrimtarë, publicistë e madje edhe regjisorë filmash kanë shkruar për këtë çështje duke u nisur prej perspektivave të ndryshme, herë duke i paraqitur si kuriozitet, herë si ekzotikë, herë si relikt, e herë si diçka anakronike.

Shndërrimi simbolik i gruas në burrë është njëfarë enigme, e libri mëton të gjej kodin e saj duke u nisur nga vetë subjekti (emërtimi). Virgjërat e përbetuara as nuk janë detyrimisht të virgjëra, e as detyrimisht të betuara – shkruan autori.

Kësaj goditje in medias res nuk mund t'i bëjë ballë argumenti i cili përpëlitet ndërmjet aureolës misterioze të moralitetit abstrakt, nga njëra anë, dhe shtrëngesave sociale konkrete e reale, nga ana tjetër. Me këto të fundit, autori iu vë pritë spekulimeve, trilleve dhe rrëfimeve ekzotike mbi temën në fjalë.

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9789951615587
ean13
9789951615587
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Të shëndetshëm dhe në formë në çdo moshë, Ciro Vestita

Të gjithë librin e përshkon një linjë që merret me trajtimin dhe analizimin e toksinave të shumta, ndaj të cilave jemi të ekspozuar në përditshmëri dhe na rrezikojnë shëndetin tonë. Shumë të dobishme janë edhe informacionet mbi barërat më të përshtatshme mjekësore, për të trajtuar në mënyrë tërësisht natyrale shqetësimet e ndryshme. 
700 Lekë
More

Të bëhesh njeri i mbinatyrshëm, Dr.Joe Dispenza

Një libër i jashtëzakonshëm që përbashkon disa nga të dhënat  më te thella shkencore me dijet e lashtësise, për të demonstruar se njerëz si ti dhe unë mund të bëhemi qenie të mbinatyrshme për sa kohë që marrim dijet udhëzimet e duhura, dhe si t'i zbatojmë ato përmes meditimeve të ndryshme.
1 100 Lekë
More

Botuesi: CUNEOS

Parahistoria, Chris Gosden

Parahistoria mbulon periudhën prej rreth 4 milion vite para fillimit të historisë së shkruar, kur paraardhësit tanë më të hershëm, australopetikinët ekzistonin në Afrikë. Megjithatë kjo periudhë është relativisht e vonë në krahasim me historinë e tokës, e cila daton diku rreth 4.5 miliardë vite më parë.
800 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Unë kam vrarë, Eni Vasili

Këto personazhe thellësisht dramatike janë gra dhe vajza shqiptare, ato që i kemi ndeshur shpesh në rrugë, në jetën e përditshme, por që befas shfaqen këtu, prapa hekurave të burgut. Drama e këtyre grave i kapërcen kufijtë e çdo seance gjyqësore.
900 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Problemi i objektit në antropologji, Mauro Geraci

Në këtë libër prof. Mauro Geraci parashtron në mënyrë elokuente dhe bindëse përgjigjet që u janë dhënë pyetjeve gjatë historisë së studimeve antropologjike nga studiues që u përkasin shkollave të ndryshme të mendimit.
500 Lekë
More

Referenca: SKU000319

Botuesi: Ideart

Njerezit e shquar te antikitetit, Ralda Forzin, Beverley Tavio

Ky libër enciklopedik, i vyer si për ata që dinë, ashtu edhe për ata që duan të mësojnë ende, na paraqet njerëzit e shquar të lashtësisë që 3000 vjet para Krishtit. Leximi i tij është një zhvendosje në kohë drejt Mesopotamisë, Egjiptit, Greqisë së Lashtë dhe Romës.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001466

Botuesi: LIRA

Manual i kulturës së përgjithshme, Jean-Francois Braunstein, Bernard Phan

"Kultura e përgjithshme'': një shprehje e re për një ide të vjetër Vetë shprehja ''kulturë e përgjithshme'' është relativisht e re. Për herë të parë, ajo përkufizohet më 1932, në Fjalorin e Akademisë franceze, si "tërësia e njohurive të përgjithshme mbi letërsinë, historinë, filozofinë, shkencat dhe artet".
1 200 Lekë
More

Referenca: SKU001186

Botuesi: Onufri

Fjalor Kinezce - Shqip, Donika Titka

Fjalori, në 304 faqe, ka rreth 22,000 fjalë dhe mjaft sinonime. Për zgjedhjen e tyre jemi bazuar në fjalorin e vitit 1987, botuar në Shanghai, shi jong bën (lexues praktik), si dhe në fjalorin e botuar së pari në 2002-in e të ribotuar disa herë, xin shi yjong han yu ke ben (lexues i ri praktik i gjuhës kineze) nga Instituti i Gjuhës e Kulturës kineze, Pekin.
1 500 Lekë
More