• Banner

Lindshmeria, sjellja riprodhuese dhe shoqeria, Mimoza Dushi, Hivzi Islami
  • Lindshmeria, sjellja riprodhuese dhe shoqeria, Mimoza Dushi, Hivzi Islami

Lindshmëria, sjellja riprodhuese dhe shoqëria, Mimoza Dushi, Hivzi Islami

Hulumtimi i përmbajtjeve më rilevante të natalitetit (fertilitetit) dhe të riprodhimit të popullsisë dhe determinanteve të tyre, si dhe i varshmërisë së variablave sociodemografikë dhe procesit të lindshmërisë dhe diferencimit të tij sipas karakteristikave të ndryshme ka rëndësi të madhe për njohjen e tërë gjendjes dhe tendencave të zhvillimit demografik.

92,00 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Lindshmëria, sjellja riprodhuese dhe shoqëria
Gjinia: Shkenca sociale
Autori: Mimoza DushiHivzi Islami
Shtëpia botuese: Dukagjini
Viti: 2006
Fq. 316
Pesha: 0.314 kg.
ISBN: 978-9951-05-108-1

Mbi librin

Hulumtimi i përmbajtjeve më rilevante të natalitetit (fertilitetit) dhe të riprodhimit të popullsisë dhe determinanteve të tyre, si dhe i varshmërisë së variablave sociodemografikë dhe procesit të lindshmërisë dhe diferencimit të tij sipas karakteristikave të ndryshme ka rëndësi të madhe për njohjen e tërë gjendjes dhe tendencave të zhvillimit demografik dhe shoqëroro – ekonomik në kuptim të gjerë të çdo bashkësie popullative.

Përveç shqyrtimit të kësaj problematike, të gjerë e shumëdimensionale, ky studim përfshin edhe çështje të rëndësishme të sjelljes riproduktive dhe të planifikimit të familjes si në planin e përgjithshëm e teorik, ashtu edhe në shembullin e popullsisë së Kosovës.

Janë së paku tri arsye pse autorët e panë të nevojshme, por edhe të domosdoshme, që në kuadër të angazhimit të tyre shumëvjeçar profesionalo – shkencor t'i qasen problematikës së lindshmërisë dhe të sjelljes riprodhuese të popullsisë së Kosovës në tërë kompleksitetin e saj: së pari, pse rrjedhat e zhvillimit demografik të Kosovës, vështruar në një kontekst afatgjatë kohor janë specifike; së dyti, pse nataliteti (fertiliteti) paraqet variablën kyçe jo vetëm për kompleksin demografik, por edhe për zhvillimin ekonomik, social dhe kombëtar; dhe së treti, pse njohuritë teorike dhe empirike mbi fertilitetin dhe riprodhimin e popullsisë dhe shkaqet e ndryshimit të tyre janë të pamjaftueshme.

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9789951051081
ean13
9789951051081
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Te tjere

Spastrimet etnike, Hivzi Islami

Aspiratat hegjemoniste dhe shoviniste të qarqeve, regjimeve, madje edhe popujve të tërë në kohën tonë kanë nxitur edhe një tip krejtësisht të ri të migrimeve, me përmbajtje specifike, të ashtuquajtur "migrime humane", "këmbim popullatash" apo "spastrim etnik".

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Albas

Manifesti i heroit të përditshmërisë, Robin Sharma

Për më shumë se njëzet e pesë vjet, udhëheqësi i legjendave dhe i elitës, virtuozi Robin Sharma, u ka dhënë mësime titanëve të biznesit, superyjeve të sportit dhe mbretërve të botës së spektaklit, bazuar në një sistem revolucionar që i ka ndihmuar këta njerëz të shquar, që ambiciet e tyre më të mëdha t'i përkthejnë në rezultate të përditshme.

Çmimi 138,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Edhe një shqip, 31 intervista, Rudina Xhunga

Unë mendoj se ia vlen, së pari sepse leximi na jep të gjithë kohën e nevojshme që aparati ynë i analizës të bluajë çfarë i intervistuari ka dashur të thotë dhe nënkuptojë. Së dyti, për shkak se shumë njerëz që kanë folur në këtë libër, janë personazhe botërorë që e njihnin (nëse) në mënyrë sipërfaqësore vendin tonë.

Çmimi 138,00 SEK
More
Në gjendje

Fjalor i teknologjisë së informacionit anglisht - shqip, Erion Çano, Edmond Tupja

...duke synuar plotësimin e mungesës së fjalorëve bashkëkohorë nga fusha e teknologjisë së informacionit, si edhe me vullnetin për të mbrojtur dinjitetin e gjuhës shqipe, autorët e këtij libri i propozojnë sot publikut këtë fjalor që jo vetëm është dygjuhësh dhe terminologjik, por përmban edhe njohuri enciklopedike të përfshira në një strukturë plotësisht...

Çmimi 138,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Mitologjitë, Roland Barthes

Në fakt, çdo stepje për kulturën është një pozicion terrorist. Të jesh kritik me profesion dhe të shpallësh se nuk kupton asgjë nga ekzistencializmi apo marksizmi (sepse janë zakonisht këto filozofi që pohojmë se nuk kuptokemi), do të thotë ta shndërrosh verbërinë apo memecërinë tënde në aksiomë universale të perceptimit.

Çmimi 80,50 SEK
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)