Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Mitologjia, Luis Tomas Melgar Valero
  • Mitologjia, Luis Tomas Melgar Valero
  • Mitologjia, Luis Tomas Melgar Valero
  • Mitologjia, Luis Tomas Melgar Valero
  • Mitologjia, Luis Tomas Melgar Valero
  • Mitologjia, Luis Tomas Melgar Valero

Mitologjia, Luis Tomas Melgar Valero

Te tjere

Nevoja që ka pasur njeriu i lashtë për të gjetur një shpjegim për shumë dukuri natyrore apo për shumë gjëra që i ndodhnin atij në jetë, ka çuar në krijimin e miteve dhe besimeve, që në shumë raste kanë qenë pothuajse të njëjta për të gjitha qytetërimet.

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Mitologjia (kopertina e trashë)
Origjinali: Mitologia
Gjinia: Mitologji
Autori: Luis Tomás Melgar Valero
Shqipëroi: Viola Dona
Shtëpia botuese: Albas
Viti: 2015
Fq. 186
Pesha: 0.536 kg.
ISBN: 978-608-237-024-8

Fragment nga libri

Nevoja që ka pasur njeriu i lashtë për të gjetur një shpjegim për shumë dukuri natyrore apo për shumë gjëra që i ndodhnin atij në jetë, ka çuar në krijimin e miteve dhe besimeve, që në shumë raste kanë qenë pothuajse të njëjta për të gjitha qytetërimet.

Në këtë libër paraqiten mitet më të veçanta të disa prej qytetërimeve botërore, të paraqitura përmes legjendave më të njohura, ngjashmërive me mitologjitë e tjera dhe veçorive më përfaqësuese të tyre.

• Mitologjia greke dhe romake.
• Mitologjia egjiptiane.
• Mitologjia hinduse.
• Mitologjia kineze.
• Mitologjia amerikane.
• Mitologjia kelte.
• Mitologjia nordike.

Mitologjia është tërësia e miteve të një populli. Miti ka diçka nga historia, trillimi dhe përralla. Për dramaturgun e lashtë grek, Eskilin, miti ishte "një histori e plotë, e treguar në një kohë të shkurtër". Kurse Aristoteli shprehej se miti ishte "fillesa dhe shpirti i tragjedisë".

Diskutimet për të përkufizuar se çfarë është një mit vazhdojnë ende, edhe pse mund të themi që kemi të bëjmë me tregimin e një ngjarjeje, që kërkon të rrëfejë bëmat e disa personazheve të paharrueshme të një kohe të pacaktuar.

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9786082370248
ean13
9786082370248
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000383

Botuesi: Albin

Bashkebisedime mbi te padukshmen

TitulliBashkëbisedime mbi të padukshmenAutorëtJean AudouluzeMichel CasseJean- Claude CarrierePërkthyenVangjush VallaGavrosh HaxhihyseniShtëpia botueseAlbin, 1999f.275Pesha: 0.31 Kg
527 Lekë
More

Botuesi: Onufri

James, studenti im amerikan ushtar në Irak, Fatos Tarifa

James Perkins. Një emër i zakonshëm. Një prej mijëra studentëve, të cilëve u kam dhënë mësim deri më sot. Dhe një prej miliona ushtarëve amerikanë që kanë shërbyer―ose luftuar―përtej dy oqeaneve që i ndajnë Shtetet e Bashkuara nga pjesët e tjera të globit. Megjithatë, një njeri i jashtëzakonshëm. Një qenie njerëzore e mahnitshme.
500 Lekë
More

Udhëtimi i shpirtrave, Michael Newton

Michael Newton, hipnoterapisti që shpiku teknikën origjinale të Regresionit të Moshës në hipnozë, sjellë historitë e jashtëzakonshme të 29 njerëzve në jetët e tyre përtej vdekjes.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Living

Menopuza, Davina McCall, Dr. Naomi Potter

Ky libër synon të krijojë një komunitet të fuqishëm dhe mbështetës, të aftë për të thyer njëherë e mirë heshtjen shekullore. Duke eksploruar dhe duke shpjeguar shkencën, duke zhbërë mitet keqinformuese dhe duke thyer tabutë e paramenopauzës dhe menopauzës.
1 600 Lekë
More

Botuesi: Toena

Gjuhë dhe identitet në rrjedhë të kohës, Gladiola Durmishaj

Kështu natyrshëm ndodh me Kadarenë, kryezotin e skllavin, sunduesin e rebelin e truallit të vet, që e krijoi si rrallëkush, me mjeshtërinë e gjuhës shqipe, që ai zotëron e përfaqëson denjësisht në botë, dhe aq lehtësisht e bindshëm e pasuron, me mjeshtrin e madh të letrave, njeriun erudit.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Berk

Korça, urbanistika dhe arkitektura, Pirro Thomo

Historia e Korçës nuk ka vlerë në vetvete dhe të kufizuar për një qytet. Ajo merr vlera përgjithësuese për një periudhë shumë të rëndësishme të historisë së urbanistikës dhe arkitekturës shqiptare në veçanti dhe asaj ballkanike në përgjithësi.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Dekorimet, nga Princ Vidi deri sot, Filip Rrumbullaku

Shteti... që ndodhet ndërmjet meritës si vlerë e veçantë dhe dekoratës si një mjet nderimi – e akordon këtë të fundit vetëm kur ajo meritohet në mënyrë të padiskutueshme. Në këtë rast, ai mban një qëndrim aktiv dhe promovues ndaj meritës.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Mendimi kritik i një qytetari, Gilman Bakalli

Në këtë përmbledhje janë "fotografuar" momente të ndryshme të politikës, etikës, moralit, fesë, mediave etj. të shoqërisë shqiptare gjatë këtij "tranzicioni të përhershëm". Në trajtimin e çështjeve, autori ka zgjedhur si model të tijin të preferuar mendimin kritik.
1 000 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001800

Botuesi: Aeditions

Mitologjia, Enciklopedi per femije

Për heronj të fuqishëm dhe hyj olimpikë,Për përbindësha të tmerrshëm dhe bisha përrallore,O Zot, më jep fuqi të rrëfej këto mrekulli,Se unë kam ardhur në viset e Greqisë,Për mitet dhe misteret e saj të flas.
2 500 Lekë
More

Referenca: 2289

Botuesi: Argeta LMG

Mitologji ne Eposin e Kreshnikeve, Shaban Sinani

Eposi shqiptar i veriut, ose cikli i kreshnikëve, erdhi në vëmendjen e studiuesve para një shekulli. Ai u shfaq pikërisht në përmbyllje të epokës së Rilindjes Kombëtare, që me të drejtë është quajtur shekulli i "kultit të epopesë".
700 Lekë
More

Referenca: 2326

Botuesi: Dituria

Tregime mitologjike (pershtatje per femije), Stelio Martelli

Në këtë përmbledhje janë paraqitur luftërat e zotave për pushtet, aventurat e Perseut, Heraklitit, Jasonit dhe Tezeut, Lufta e Trojës, historia tërheqëse e Mbretit Midas dhe një sërë tregimesh të tjera të mahnitshme të mitologjisë.
450 Lekë
More

Botuesi: Toena

Mitologjia greke, N. A. Kun

Kur përfundojmë së lexuari këtë përmbledhje pak a shumë të plotë të miteve të lashta greke, nuk mund të mos ndiejmë në thellësi të shpirtit një hidhërim të thellë. Ndoshta janë të shumtë ata që kanë pritur të gjejnë disa gojëdhëna emocionuese dhe mendjedëfryese dhe befasisht janë ndeshur me disa alegori, të cilat janë aq të hidhura në vërtetësinë e...
1 500 Lekë
More