Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Ambasadori i Melkizedekut, Veton Surroi
  • Ambasadori i Melkizedekut, Veton Surroi

Ambasadori i Melkizedekut, Veton Surroi

SARAS

Veton Surroi, në dymbëdhjetë ese të shkruara nergut për këtë libër, tregon dramën e sotme të shteteve të shqiptarëve.

900 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Ambasadori i Melkizedekut (kopertina e trashë)
Origjinali: Ambasadori i Melkizedekut
Gjinia: Ese
Autori: Veton Surroi
Shtëpia botuese: Saras
Viti: 2015
Fq. 288
Pesha: 0.441 kg.
ISBN: 978-9928-152-34-3

Mbi librin

Kur dëgjuan Sejdo Bajramoviqi e Atifete Jahjaga se do të bëhen kryetarë? A ka ardhur koha që pas "shqiptarëve të ndershëm" të kërkohen "myslimanët e ndershëm"? Këto janë pjesë të pyetjeve heretike, aso që po i shtrohen Kosovës dhe shqiptarëve në kohën kur një shqiptar nga Kaçaniku pretendon se po e çliron Mosulin prej qytetarëve të tij arabë, një tjetër nga Marevci organizon valle para diktatorit libian, Gjykata Kushtetuese merret me retrovizorin e një kombi Volkswagen ndërsa një komandant nga Skënderaj përcakton qëndrimin amerikan ndaj natyrës së rendit dhe të ligjit në Kosovë. Veton Surroi, në dymbëdhjetë ese të shkruara nergut për këtë libër, tregon dramën e sotme të shteteve të shqiptarëve.

Mbi autorin

Veton Surroi (1961) është gazetar, aktivist i shoqërisë civile dhe politikan. Ka themeluar revistën "Koha" më 1990, e cila në 1997 u transformua në gazetën e parë të pavarur të përditshme në Kosovë "Koha ditore". Më vonë themeloi edhe stacionin televiziv KTV.

Si anëtar i delegacionit të Kosovës më 1999, ka qenë nënshkrues i Marrëveshjes së Rambouillet, e cila solli çlirimin e Kosovës. Më 2005 – 2008 ka qenë anëtar i udhëheqjes së delegacionit të Kosovës në negociatat e Vjenës për pavarësinë e Kosovës. Ka botuar librat "Fluturimi i fundit i Azem Berishës për në Kështjellë" dhe "Libri i fluturave". Ky është romani i tij i parë.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928152343
ean13
9789928152343
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Cabej

Fjalë për fjalë, Ardian Vehbiu

Si degë e dijes, gjuhësia ngjall interes dhe kuriozitet të madh te njerëzit, sidomos tek të gjithë ata që duan të shkruajnë "me drejtshkrim", ata që duan ta mbajnë shqipen të pastër "nga fjalët e huaja", dhe ata të tjerët, më në fund, që kërkojnë tek etimologjia një mbështetje për besimin e tyre të patundur se jona është nga "gjuhët më të vjetra të botës".
1 500 Lekë
More

Botuesi: IDK

Erotizmi, Georges Bataille

Dhe pas thuajse pesëdhjetë vjetësh Erotizmi vazhdon të mbetet një përvojë transgresive, një rrugëtim në kërkim të së vërtetës deri në skaj të njerëzores, duke mbetur përherë një nga veprat më të rëndësishme të mbarë shekullit të njëzetë.
750 Lekë
More

Referenca: SKU001883

Botuesi: Te tjere

Lidhjet letrare shqiptare - arabe, Muhamed Mufaku (Arnauti)

Autori jep në detaje dhe me fakte mbi origjinën e kontakteve letrare mes shqiptarëve dhe arabëve, jep të dhëna mbi kontaktet e ndërsjella mes dy popujve e të tjera informacione që lexuesit në përgjithësi dhe në veçanti orientalistëve, gjuhëtarëve, letrarëve, historianëve, etj. do t'u shërbente shumë.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Argeta LMG

Babai i pasur, guidë për të investuar, Robert Kiyosaki

Guide për të investuar - Sipas Babait të Pasur është një udhëzues afatgjatë për këdo që dëshiron të behet një investitori pasur dhe të investojë në çfarë investojnë të pasurit. Siç thuhet në titull, ky libër është një udhëzues' dhe nuk ofron garanci... por vetem udhëzim.
1 290 Lekë
More

Botuesi: Helga's Secrets

Buda dhe budizmi, Hans H. Penner

Por çfarë është figura e Budës dhe në ç'periudhë e ç'vend ka jetuar ai? Mos vallë ekzistenca e tij është një mit e ato që tregohen për të janë thjesht legjenda pa bazë reale? Nëse është kështu, kush e krijoi doktrinën e budizmit, atëhere?
900 Lekë
More

Referenca: 2925

Botuesi: Plejad

Ndikimi i dietes, mjekesise popullore dhe ushtrimeve fizike ne shendetin e njeriut, Naun Tole

Përshkrimi i vlerave ushqyese dhe kuruese të frutave, perimeve e produkteve të tjera ushqimore si dhe përdorimi i tyre, në rast nevoje si ilaçe popullore të ngjall mjaft interes. Gjithashtu rekomandimi i recetave që janë mjaft praktike për t'u zbatuar (vetëm kërkohet durim dhe vullnet) dhe për të parë efektin e tyre për çdo sëmundje e organ përkatës.
600 Lekë
More

Botuesi: Instituti Shqiptar i Medias

Mbërriti e nesërmja thua?, Ivan Krastev

Edhe përsa kohë do të zgjasë ky eksperiment social i paprecedent? A thua fare pak vite dhe ne do ta kujtojmë si një farë halucinacioni masiv të shkaktuar nga “mungesa e hapësirës e shoqëruar me tepricën e kohës”, siç e përshkruante dikur ekzistencën e të burgosurit poeti Joseph Brodsky?
500 Lekë
More

Botuesi: Aleph

Letërsia dhe zotat, Roberto Calasso

I shkëlqyer, i frymëzuar, plot erudicion të lavdishëm, Letërsia dhe zotat është kulmi i studimeve të jetës së Roberto Calassos, për vendin dhe rolin që kanë zotat në imagjinatën njerëzore.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Pema

Si të mposhtësh shqetësimet dhe stresin, Dale Carnegie

“Në zyrën time nuk do ta shihni kurrë të varur diplomën nga Universiteti i Nebraska-s. Nuk do ta shihni të varur as diplomën nga Universiteti i Columbia-s. Në zyrën time do ta shihni të varur certifikatën e diplomimit “Dale Carnegie”, të cilën e mbaj me shumë krenari.
700 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Koha Ditore

Miliarderi, Veton Surroi

Veton Surroi (1961) është gazetar, aktivist i shoqërisë civile dhe politikan. Ka themeluar revistën "Koha" më 1990, e cila në 1997 u transformua në gazetën e parë të pavarur të përditshme në Kosovë "Koha ditore". Më vonë themeloi edhe stacionin televiziv KTV.
1 000 Lekë
More

Botuesi: SARAS

Libri i fluturave, Veton Surroi

Ky libër është, ashtu i nxitur, një përshkrim përvoje, duke përdorur sa më mirë që është e mundur kujtesën dhe tashmë distancën dhjetëvjeçare nga lufta, të nevojshme për të mos u ndikuar nga zjarri i saj.
900 Lekë
More