Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,94 CHF
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,40 CHF
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,91 CHF
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Bimët mjekësore në familje, Petrit Kokalari, Zef Sima, Pavli Xinxo
  • Bimet mjekesore ne familje, Petrit Kokalari, Zef Sima, Pavli Xinxo
  • Bimët mjekësore në familje, Petrit Kokalari, Zef Sima, Pavli Xinxo

Bimët mjekësore në familje, Petrit Kokalari, Zef Sima, Pavli Xinxo

Extra

Fitoterapia dmth mjekimi me bimë, edhe sot e kësaj dite gjen ende mbështetje të gjerë në shumicën e popujve të botës. Nisur nga kjo, edhe populli ynë ka një traditë të hershme në njohjen, përgatitjen e përdorimin e bimëve mjekësore, për shërimin e një numri të madh sëmundjesh siç janë ato të rrugëve të frymëmarrjes, të aparatit tretës, të plagëve të ndryshme, të djegieve etj.

9,91 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Bimët mjekësore në familje
Origjinali: Bimët mjekësore në familje
Gjinia: Mjekësi
Autori:Petrit KokalariZef SimaPavli Xinxo
Shtëpia botuese: Extra
Viti: 2013
Fq. 298
Pesha: 0.528 kg.
ISBN: 978-99956-16-78-6

Koment nga autorët

Fitoterapia dmth mjekimi me bimë, edhe sot e kësaj dite gjen ende mbështetje të gjerë në shumicën e popujve të botës. Nisur nga kjo, edhe populli ynë ka një traditë të hershme në njohjen, përgatitjen e përdorimin e bimëve mjekësore, për shërimin e një numri të madh sëmundjesh siç janë ato të rrugëve të frymëmarrjes, të aparatit tretës, të plagëve të ndryshme, të djegieve etj.

Kjo jo vetëm sepse ato janë praktike dhe ekonomike të përdoren në çdo rrethanë, por bimët dhe preparatet e përgatitura prej tyre, në shumë raste pranohen më mirë nga organizmi i njeriut, se sa barnat kimike sintetike. Në rastin e mjekimit me bimë, fenomenet alergjike, helmuese dhe të padëshirueshme janë të rralla sepse në organizmin e sëmurë përdoren substanca natyrore, të cilat janë më të afërta me ato të vetë trupit të njeriut.

Sot vlerësohen vetitë shëruese jo vetëm substancat vepruese kryesore të bimëve, por edhe të atyre që më parë konsideroheshin të pavlefshme; është provuar se edhe këto të fundit ushtrojnë një radhë veprimesh ndihmëse në normalizimin e proceseve metabolike, në shtimin e rezistencës së organizmit, në shpejtimin e jashtëqitjes së substancave helmuese që formohen në organizëm etj.

Detajet e librit
Extra

Referencat specifike

isbn
9789995616786
ean13
9789995616786
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Mitologjitë, Roland Barthes

Në fakt, çdo stepje për kulturën është një pozicion terrorist. Të jesh kritik me profesion dhe të shpallësh se nuk kupton asgjë nga ekzistencializmi apo marksizmi (sepse janë zakonisht këto filozofi që pohojmë se nuk kuptokemi), do të thotë ta shndërrosh verbërinë apo memecërinë tënde në aksiomë universale të perceptimit.
6,94 CHF
More

Referenca: SKU000380

Botuesi: Albin

Albanian-English Dictionary (Fjalor), Leonard Newmark

Titulli: Oxford Albanian-English Dictionary (Fjalor Shqip-Anglisht)* The most comprehensive dictionary of twentieth-century Albanian* Includes standard and non-standard AlbanianThe world's Most Trusted DictionariesEdited by: Leonard NewmarkPublishing house: AlbinTira
49,55 CHF
More

Botuesi: Botart

Sapiens, Yuval Noah Harari

Gjithëpërfshirës, provokues dhe i guximshëm, Sapiens ka sfiduar gjithçka dinim rreth të qenit njeri: mendimet tona, veprimet tona, fuqinë tonë... dhe të ardhmen tonë.
19,82 CHF
More

Botuesi: Cabej

Shumësi i singularizuar, Eqrem Çabej

Në këtë studim, duke marrë shkas nga fjala vise, autori trajton një sasi këso fjalësh. Ato janë shumëse pjesërisht të ruajtura, pjesërisht të singularizuara. Me këtë mënyrë vështrimi disa fjalë, forma e të cilave gjer tani nuk ka qenë dhe aq e qartë, bëhen më të kuptueshme nga kjo anë, dhe kjo ka rëndësi edhe për etimologjinë.
9,91 CHF
More

Botuesi: Living

Ushqimet që shpëtojnë jetë, Michael Greger, Gene Stone

Libri "Ushqimet që shpëtojnë jetë" jep këshilla të vërtetuara shkencërisht për parandalimin e sëmundjeve më vdekjeprurëse, si: sëmundjet e zemrës, kancerin e gjirit, kancerin e prostatës, sëmundjet e lidhura me tensionin e lartë dhe diabetin.
12,88 CHF
More

Botuesi: Te tjere

Racizmi shpjeguar vazjës sime, Tahar Ben Jelloun

Një fëmijë është kureshtar. Ai bën shumë pyetje dhe pret përgjigje të sakta dhe bindëse. Nuk bëhen hile me pyetjet e një fëmije. Kur po më shoqëronte në një manifestim kundër një projektligji për emigracionin, vajza ime, dhjetë vjeçe, më pyeti për racizmin. Ne biseduam gjatë. Fëmijët janë në gjendje të të kuptojnë më mirë se kushdo tjetër se njeriu nuk...
7,43 CHF
More

Botuesi: Pema

Si të mposhtësh shqetësimet dhe stresin, Dale Carnegie

“Në zyrën time nuk do ta shihni kurrë të varur diplomën nga Universiteti i Nebraska-s. Nuk do ta shihni të varur as diplomën nga Universiteti i Columbia-s. Në zyrën time do ta shihni të varur certifikatën e diplomimit “Dale Carnegie”, të cilën e mbaj me shumë krenari.
6,94 CHF
More

Botuesi: Aleph

Letërsia dhe zotat, Roberto Calasso

I shkëlqyer, i frymëzuar, plot erudicion të lavdishëm, Letërsia dhe zotat është kulmi i studimeve të jetës së Roberto Calassos, për vendin dhe rolin që kanë zotat në imagjinatën njerëzore.
9,91 CHF
More

Referenca: SKU001446

Botuesi: Te tjere

Fjalor i gjuhës shqipe 2006

Në fjalor janë përfshirë shumë fjalë, shprehje e kuptime që përdoren sot në shqipe dhe që nuk gjenden në fjalorët e mëparshëm shpjegues të shqipes.  Kjo lëndë e re pasuruese, që është nxjerrë nga vljelja leksikore e veprave të letërsisë artistike a shkencore, nga shtypi i përditshëm e periodik, nga fjalorë dygjuhësh, sinonimikë, krahinorë etj, e ka...
29,73 CHF
More

Botuesi: Argeta LMG

Babai i pasur, guidë për të investuar, Robert Kiyosaki

Guide për të investuar - Sipas Babait të Pasur është një udhëzues afatgjatë për këdo që dëshiron të behet një investitori pasur dhe të investojë në çfarë investojnë të pasurit. Siç thuhet në titull, ky libër është një udhëzues' dhe nuk ofron garanci... por vetem udhëzim.
12,78 CHF
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2925

Botuesi: Plejad

Ndikimi i dietes, mjekesise popullore dhe ushtrimeve fizike ne shendetin e njeriut, Naun Tole

Përshkrimi i vlerave ushqyese dhe kuruese të frutave, perimeve e produkteve të tjera ushqimore si dhe përdorimi i tyre, në rast nevoje si ilaçe popullore të ngjall mjaft interes. Gjithashtu rekomandimi i recetave që janë mjaft praktike për t'u zbatuar (vetëm kërkohet durim dhe vullnet) dhe për të parë efektin e tyre për çdo sëmundje e organ përkatës.
5,95 CHF
More

Botuesi: Te tjere

Natyra dhe shëndeti, Theodore K. Kaliva, vol. 3

Njerëzit vazhdimisht ndjejnë se kanë nevojë për disa këshilla të besueshme për përgatitjen, servirjen e ushqimeve që na ofron natyra. Por tek informacioni i shkruar deri tani, unë kam mendimin se ende ata nuk shikojnë atë çka kërkojnë, të jetuarit plot shëndet natyral.
13,87 CHF
More

Botuesi: Te tjere

Natyra dhe shëndeti, Theodore K. Kaliva, vol. 1

Njerëzit vazhdimisht ndjejnë se kanë nevojë për disa këshilla të besueshme për përgatitjen, servirjen e ushqimeve që na ofron natyra. Por tek informacioni i shkruar deri tani, unë kam mendimin se ende ata nuk shikojnë atë çka kërkojnë, të jetuarit plot shëndet natyral.
12,88 CHF
More

Botuesi: Te tjere

Natyra dhe shëndeti, Theodore K. Kaliva, vol. 2

Njerëzit vazhdimisht ndjejnë se kanë nevojë për disa këshilla të besueshme për përgatitjen, servirjen e ushqimeve që na ofron natyra. Por tek informacioni i shkruar deri tani, unë kam mendimin se ende ata nuk shikojnë atë çka kërkojnë, të jetuarit plot shëndet natyral, jetëgjatësi natyrale.
0,01 CHF
More