• Banner

  • Ka mbaruar
Filmkultura, Bela Balazs
  • Filmkultura, Bela Balazs

Filmkultura, Bela Balazs

Bela Balazh renditet ndër personalitet më të shquara të kulturës hungareze në veçanti dhe estetët e artit filmik në shkallë ndërkombëtare. Lindi më 1884 në Seged (Hungari) dhe qysh në të ri e tërhiqnin filozofia dhe estetika.

6,80 GBP
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Filmkultura
Origjinali: Filmkultura
Gjinia: Kinematografi
Autori: Bèla Balázs
Shqipëroi: Kristaq Dhamo
Shtëpia botuese: Albin
Viti: 2008
Fq. 316
Pesha: 0.392 kg.
ISBN: 978-99943-49-21-0

Mbi autorin

Bela Balazh renditet ndër personalitet më të shquara të kulturës hungareze në veçanti dhe estetët e artit filmik në shkallë ndërkombëtare. Lindi më 1884 në Seged (Hungari) dhe qysh në të ri e tërhiqnin filozofia dhe estetika. Pas laurimit për filozofi në Universitetin e Budapestit (1909) punoi dhe krijoi në: Hungari deri më 1919, në Vjenë e Berlin në vitet 1920 – 1933, në Moskë në vitet 1934 – 1945, vit në të cilin u kthye në Hungari ku jetoi dhe punoi deri në fund të jetës, gusht 1949.

Bela Balazh është i njohur botërisht si një ndër më të parët dhe më të rëndësishmit estetë të kinemasë e ndërkohë një personalitet i veçantë dhe i gjithanshëm i kulturës hungareze: poet, tregimtar, romancier, skenarist, regjisor, kritik. Qysh në veprat e tij të para estetike dhe në krejt krijimtarinë e tij u bë flamuri i përpjekjeve të të gjithë atyre që e cilësonin si art dhe luftonin për njohjen e të veçantave të tij artistike.

I përcillte studimet e tij me një entuziazëm fanatik, me pasionin e profetit të dashuruar pas artit të ri, me një veshje tërheqëse të stilit estetik, plot aforizma dhe një polemikë luftarake. "Filmkultura" që i jepet sot lexuesit shqiptar është një nga veprat e tij më të shquara. Ajo përbën një sintezë të plotë të mendimit estetik për gjuhën e filmit dhe mjetet filmike që nga fillimet e deri në mesin e shek. XX – të, shkruar me një gjuhë dhe formë tërheqëse, një nga veprat më të rëndësishme përsa i përket njohjes si art dhe të edukimit me njohuritë themelore të gjuhës së filmit.

Në një kohë kur në vendin tonë mungonin tërësisht literatura për teorinë dhe estetikën e filmit, "Filmkultura" e Bela Balazh me siguri do të mirëpritet dhe do t'u vlejë si specialistëve dhe punonjësve të fushës përkatëse, ashtu edhe lexuesve të gjerë.

Detajet e librit
Albin
SKU000388
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001774

Botuesi: Tirana Times

Oxford - Historia e teatrit, John Russell Brown

Kjo përmbledhje tërheqëse e hisotrisë së teatrit, e mbështetur në hulumtimet më të fundit shkencore, përshkruan dhe nxjerr në pah arritjet më të mëdha të teatrit gjatë 4500 vjetëve, nga interpretimet festive në Egjiptin e Lashtë e deri te teatri ndërkombëtar, i shumë kulturave të kohës sonë.

Çmimi 25,50 GBP
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: IDK

Erotizmi, Georges Bataille

Dhe pas thuajse pesëdhjetë vjetësh Erotizmi vazhdon të mbetet një përvojë transgresive, një rrugëtim në kërkim të së vërtetës deri në skaj të njerëzores, duke mbetur përherë një nga veprat më të rëndësishme të mbarë shekullit të njëzetë.

Çmimi 6,38 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Minerva

Vepro si ujku, Jordan Belfort

Për herë të parë, Jordan Belfort, me stilin e tij të paimitueshëm, u shpjegon lexuesve fije për pe, Sistemin e Linjës së Drejtë – atë sistem që përdori për të krijuar pasuri për veten, klientët dhe bashkëpunëtorët e tij.

Çmimi 11,05 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001883

Botuesi: Te tjere

Lidhjet letrare shqiptare - arabe, Muhamed Mufaku (Arnauti)

Autori jep në detaje dhe me fakte mbi origjinën e kontakteve letrare mes shqiptarëve dhe arabëve, jep të dhëna mbi kontaktet e ndërsjella mes dy popujve e të tjera informacione që lexuesit në përgjithësi dhe në veçanti orientalistëve, gjuhëtarëve, letrarëve, historianëve, etj. do t'u shërbente shumë.

Çmimi 12,75 GBP
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)