• Banner

  • Ka mbaruar
Filmkultura, Bela Balazs
  • Filmkultura, Bela Balazs

Filmkultura, Bela Balazs

Bela Balazh renditet ndër personalitet më të shquara të kulturës hungareze në veçanti dhe estetët e artit filmik në shkallë ndërkombëtare. Lindi më 1884 në Seged (Hungari) dhe qysh në të ri e tërhiqnin filozofia dhe estetika.

800 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Filmkultura
Origjinali: Filmkultura
Gjinia: Kinematografi
Autori: Bèla Balázs
Shqipëroi: Kristaq Dhamo
Shtëpia botuese: Albin
Viti: 2008
Fq. 316
Pesha: 0.392 kg.
ISBN: 978-99943-49-21-0

Mbi autorin

Bela Balazh renditet ndër personalitet më të shquara të kulturës hungareze në veçanti dhe estetët e artit filmik në shkallë ndërkombëtare. Lindi më 1884 në Seged (Hungari) dhe qysh në të ri e tërhiqnin filozofia dhe estetika. Pas laurimit për filozofi në Universitetin e Budapestit (1909) punoi dhe krijoi në: Hungari deri më 1919, në Vjenë e Berlin në vitet 1920 – 1933, në Moskë në vitet 1934 – 1945, vit në të cilin u kthye në Hungari ku jetoi dhe punoi deri në fund të jetës, gusht 1949.

Bela Balazh është i njohur botërisht si një ndër më të parët dhe më të rëndësishmit estetë të kinemasë e ndërkohë një personalitet i veçantë dhe i gjithanshëm i kulturës hungareze: poet, tregimtar, romancier, skenarist, regjisor, kritik. Qysh në veprat e tij të para estetike dhe në krejt krijimtarinë e tij u bë flamuri i përpjekjeve të të gjithë atyre që e cilësonin si art dhe luftonin për njohjen e të veçantave të tij artistike.

I përcillte studimet e tij me një entuziazëm fanatik, me pasionin e profetit të dashuruar pas artit të ri, me një veshje tërheqëse të stilit estetik, plot aforizma dhe një polemikë luftarake. "Filmkultura" që i jepet sot lexuesit shqiptar është një nga veprat e tij më të shquara. Ajo përbën një sintezë të plotë të mendimit estetik për gjuhën e filmit dhe mjetet filmike që nga fillimet e deri në mesin e shek. XX – të, shkruar me një gjuhë dhe formë tërheqëse, një nga veprat më të rëndësishme përsa i përket njohjes si art dhe të edukimit me njohuritë themelore të gjuhës së filmit.

Në një kohë kur në vendin tonë mungonin tërësisht literatura për teorinë dhe estetikën e filmit, "Filmkultura" e Bela Balazh me siguri do të mirëpritet dhe do t'u vlejë si specialistëve dhe punonjësve të fushës përkatëse, ashtu edhe lexuesve të gjerë.

Detajet e librit
Albin
SKU000388
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001774

Botuesi: Tirana Times

Oxford - Historia e teatrit, John Russell Brown

Kjo përmbledhje tërheqëse e hisotrisë së teatrit, e mbështetur në hulumtimet më të fundit shkencore, përshkruan dhe nxjerr në pah arritjet më të mëdha të teatrit gjatë 4500 vjetëve, nga interpretimet festive në Egjiptin e Lashtë e deri te teatri ndërkombëtar, i shumë kulturave të kohës sonë.

Çmimi 3 000 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Projektimi antisizmik për arkitektët, Andrew Charleson

Ky libër sjell eksperiencën e autorit në inxhinierinë strukturore, në projektimin e ndërtesave. Argumenti kryesor i këtij libri është që struktura paraqet një element arkitektonik. Pra, qasja dhe përmbajtja e librit është bazuar në këndvështrimin e rolit të një arkitekti në projektimin sizmik.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Jetart

Rruga e mashkullit superior, David Deida

Përmes këtij autori bestseller dhe eksperti të mirënjohur ndërkombëtarisht mbi spiritualitetin seksual, do të mund të merrni këshilla të drejtpërdrejta, aftësi fuqizuese, praktika trupore dhe shumë më tepër, në mënyrë që t'ju ndihmojë që të mishëroni një jetë plot përmbushje, në mënyrë të menjëhershme dhe pa kompromise.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Leksione amerikane, Italo Calvino

Leksionet e Calvino-s, teoricienit dhe rrëfimtarit të shkëlqyer, përbëjnë testamentin e tij të ndritur letrar. Askush nuk i ka nxjerrë më mirë në pah vlerat e Italo Calvino-s, këtij gjeniu kaq të talentuar e mendjemprehtë italian, sesa vetë ai, përmes këtyre meditimeve mbi artin e të shkruarit.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: UET Press

Sistemi partiak në Shqipëri, Anjeza Xhaferaj

Ky studim synon të kapë thelbin e marrëdhënies ndërmjet organizimit partiak dhe elektoratit. Ai kalon nivelin e analizës nga sistemi partiak te partia, duke investiguar se ç'ndodh brenda sistemit. Partitë politike përfaqësojnë njësitë bazike të ndërveprimit dhe ndryshimit në një sistemi politik.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: M&B

Kanuni i Dibrës, Xhafer Martini

Kanuni i Dibrës vjen si dëshmia më e madhe dhe më e plotë e e tipologjisë së civilizimeve lokale shqiptare. I njëkohshëm dhe i barabartë për nga rëndësia me Kanunin e Lekë Dukagjinit dhe me Kanunin e Skënderbeut, (me variantet dhe invariantet e tij), - Kanuni i dibrës ka të përbashkëta dhe dallime nga dy të parët. Këtu vlen të përmend vetëm një veçori...

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2674

Botuesi: Te tjere

Zgjidhja e nje misteri, Perparim Zaimi

Në vitin 2010, autori u prezantua me broshurën sprovë "Zgjidhja e një misteri", e cila po i paraqitet lexuesit me këtë botim si një punim kërkimor, ku ndërthuren aspekte të ufologjisë, filozofisë, historisë së lashtë të shqiptarëve dhe misticizmit.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Mbi përrallën, Italo Calvino

Në këtë përmbledhje esesh kritike me temë përrallën, autori shkruan mbi një sërë botimesh e përmbledhjesh me përralla nga e gjithë bota: përrallat afrikane e italiane, si dhe përmbledhjet e ndryshme europiane (vëllezërit Grimm, Ch. Perrault, W. B. Yeats, V. Propp, etj.).

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)