
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Abetare per femijet e kopshteve, Nexhati Tafa, Taulant Tafa, Eri Tafa
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: 2804
"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Motshme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Referenca: SKU000783
Botuesi: Onufri
Një darkë krejtësisht e pazakontë, me një mister midis, është subjekti i romanit më të ri të Kadaresë. Ndonëse e bazuar mbi një ngjarje të vërtetë, që ka trazuar vite më parë një qytet të tërë.
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Banner
Por çfarë është figura e Budës dhe në ç'periudhë e ç'vend ka jetuar ai? Mos vallë ekzistenca e tij është një mit e ato që tregohen për të janë thjesht legjenda pa bazë reale? Nëse është kështu, kush e krijoi doktrinën e budizmit, atëhere?
Titulli: Buda dhe budizmi
Gjinia: Histori
Autori: Hans H. Penner
Shqipëroi: Azra Kraja
Shtëpia botuese: Helga's Secrets
Viti: 2013
Fq. 360
Pesha: 0.335 kg
ISBN: 978-9928-09-030-0
Gjithmonë, budizmi dhe themeluesi i kësaj doktrine, Buda, kanë qenë shumë enigmatikë dhe egzotikë jo vetëm për ne shqiptarët, por edhe për shumë evropianë apo edhe amerikanë, të cilët në fakt kanë vite të gjata kontakti me vendet ku ushtrohet budizmi si dhe kanë një literaturë të gjerë në gjuhët e tyre të publikuara ndër vite, ndryshe nga gjuha jonë e cila ende nuk e kishte pasur një libër jo edhe shumë voluminoz si "Buda dhe budizmi", anipse shumë informues dhe thelbësisht përmbajtësor.
Por çfarë është figura e Budës dhe në ç'periudhë e ç'vend ka jetuar ai? Mos vallë ekzistenca e tij është një mit e ato që tregohen për të janë thjesht legjenda pa bazë reale? Nëse është kështu, kush e krijoi doktrinën e budizmit, atëhere?
A është, pra, Buda një njeri - profet i Krijuesit, i ngjashëm me Muhametin? Apo ai është vetë Zoti i trupëzuar si njeri, diçka e përafërt me trinitinë e Jezusit At-Bir-Shpirt? Apo Buda ka qenë një njeri aq perfekt në sjelljet e tij, saqë pasardhësit e tij i dhanë dimensioine që ai nuk i ka pasur, me legjendat e mitet e thurrura për të? Meqenëse Buda ka ndërruar jetë, a pritet te adhuruesit e budizmit që ai të rikthehet si Jezusi?
Ose a ka egzistuar Buda edhe jetë të tjera para tij? Nëse po, kush kanë qenë disa emra para tij dhe cilat kanë qenë historitë e tyre? Po Buda i ardhshëm kur do të rimishërohet e cili do të jetë emir i tij i ardhshëm? A është një Budë gjithmonë një kryeasket apo ai mund të jetë edhe dikush tjetër, fjala vjen një mbret? Apo pritet të rilindë, pra të rimishërohet? Nëse ai ka qenë njeri profet, a transmigrohet shpirti i tij ndër qenie të tjera këtu në Tokë apo jashtë saj, në gjithësi, sipas doktrinës budiste? Pse Buda quhet "agjent mbinjerëzor"?
Po vetë doktrina budiste, a mund të quhet një fe e mirëfilltë? Kush është Zoti i kësaj feje? Cila është kozmogonia sipas kësaj doktrine? A është kjo kozmogoni një teogoni? Pra krijimi i kozmosit ka në qendër shumë zota e është në thelb anarkik, apo ka një zot monoteist? A është budizmi një religjion vetëm i murgjërve të tij, apo ai është një fe popullore në Azi e gjetiu?
Cilat janë këshillat e budizmit për sundimtarët dhe të sunduarit, për një shoqëri sa më të drejtë? Kush është ndryshimi mes një "dorëheqësi" dhe një "zoti shtëpie"? Cili është kuptimi i dhuratës dhe cila është rëndësia e saj për të lidhur këta dy të fundit? Po "karma", çfarë kuptimi ka dhe sa e rëndësishme është ajo në budizëm për shkak të rimishërimeve në trupa të ndryshme të shpirtit të çdo qenieje?
Po kuptimi i "nirvanës", lumturisë së pacak, cili është dhe kur arrihet ajo? Sa e rëndësishme është dhurata në budizëm? Ku qëndron veçantia e dhuratës në budizëm dhe sa lidhje ka ajo me meritën për të përmirësuar "karmën", dmth anët pozitive të veprimeve në jetën tonë të sotme, e cila ka lidhje jo vetëm me këtë jetë por edhe me jetët e tjera pas rimishërimit?
Ku është ndryshimi mes dhuratës dhe bamirësisë? Pse nuk pranojnë budistët bamirësi? Po kufiri midis legjendës dhe historisë, ku qëndron? A duhet marë semantika (kuptimi) e legjendave mbi jetën e Budës dhe budizmin literalisht (ashtu siç tregohen), në mënyrë të drejtpërdrejtë? A është e lidhur me kozmogoninë gramatika e legjendave që jep doktrina budiste? Ku qëndron teorikisht ndryshimi mes miteve, legjendave dhe historisë reale?
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13k)Referenca: 2424
Botuesi: Dituria
Që nga zanafilla e deri në ditët e sotme, mesazhi i Jezuit ka nxitur zgjedhje jetësore dhe ka ndikuar në gjuhë e kultura, ligje dhe zakone. Përgjatë kohës, Kishat e krishtera kanë ndryshuar edhe nëpërmjet konflikteve dramatike e përçarjeve, janë përballur me kontradikta me hebrenjtë, paganët e myslimanët, kanë depërtuar në lëmin e etikës, politikës dhe të...
Referenca: 2593
Botuesi: Fan Noli
Asnjë doktrinë tjetër nuk e ka ngulitur më fort mendimin kinez dhe historinë kineze sesa konfucianizmi. Si të tillë shërbejnë bisedat e Konfucit që ka lindur rreth 2500 vjet. Këtu ai na mëson që njeriu me anë të sjelljes së duhur mund të arrijë harmoninë me rendin e përjetshëm botëror.
Referenca: SKU001466
Botuesi: LIRA
"Kultura e përgjithshme'': një shprehje e re për një ide të vjetër Vetë shprehja ''kulturë e përgjithshme'' është relativisht e re. Për herë të parë, ajo përkufizohet më 1932, në Fjalorin e Akademisë franceze, si "tërësia e njohurive të përgjithshme mbi letërsinë, historinë, filozofinë, shkencat dhe artet".
Referenca: SKU000388
Botuesi: Albin
Bela Balazh renditet ndër personalitet më të shquara të kulturës hungareze në veçanti dhe estetët e artit filmik në shkallë ndërkombëtare. Lindi më 1884 në Seged (Hungari) dhe qysh në të ri e tërhiqnin filozofia dhe estetika.
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU001717
Botuesi: Te tjere
Referenca: SKU000218
Botuesi: Cabej
Nje ribotim, permbledhur e sistemuar, te nje punimi shkencor botuar ne disa numra te "Buletin per shkencat shoqerore" te vitit 1955, pra gjysme shekulli me pare. Punimi i Cabejt ne thelb shkon pertej atij veshtrimi te vemendshem e skrupuloz rreth zanafillave te shqipes se shkruar.
Botuesi: Cabej
Çabej shpërndau mjegullën e dendur që kishte rrethuar historinë, gjuhën, letërsinë, kulturën dhe etnografinë arbëreshe dhe u rrëfeu udhën studiuesve të rinj për një qasje epistemologjike më moderne e organike ndaj studimit të çështjeve ende të hapura të botës sonë arbëreshe.
Botuesi: Cabej
Në këtë studim, duke marrë shkas nga fjala vise, autori trajton një sasi këso fjalësh. Ato janë shumëse pjesërisht të ruajtura, pjesërisht të singularizuara. Me këtë mënyrë vështrimi disa fjalë, forma e të cilave gjer tani nuk ka qenë dhe aq e qartë, bëhen më të kuptueshme nga kjo anë, dhe kjo ka rëndësi edhe për etimologjinë.
Botuesi: Toena
Kështu natyrshëm ndodh me Kadarenë, kryezotin e skllavin, sunduesin e rebelin e truallit të vet, që e krijoi si rrallëkush, me mjeshtërinë e gjuhës shqipe, që ai zotëron e përfaqëson denjësisht në botë, dhe aq lehtësisht e bindshëm e pasuron, me mjeshtrin e madh të letrave, njeriun erudit.
Referenca: SKU001931
Botuesi: Te tjere
Referenca: SKU000342
Botuesi: Shtepia Botuese 55
Botuesi: Te tjere
Libri grupon studime dhe artikuj të autorit, që janë shkruar kryesisht në vitet 2010-2017. Pjesa e parë e librit, "Kombi dhe nacionalizmi", përmbledh artikuj që trajtojnë aspekte të çështjes kombëtare shqiptare sot dhe në të kaluarën.
Për çdo produkt të kulturës, e përcaktojmë vlerën në përputhje me qëllimin që e bën atë të domosdoshëm. Dhe ky produkt, nuk sjell vetëm pasojat për të cila u ndërtua por edhe pasoja të paparashikueshme të cilat po i quajmë efekte anësore.
Botuesi: Te tjere
Ky libër sjell eksperiencën e autorit në inxhinierinë strukturore, në projektimin e ndërtesave. Argumenti kryesor i këtij libri është që struktura paraqet një element arkitektonik. Pra, qasja dhe përmbajtja e librit është bazuar në këndvështrimin e rolit të një arkitekti në projektimin sizmik.
Referenca: SKU000016
Botuesi: Cabej
Pikëpamjet e tij për artin e veçanërisht për poezinë, (epikën, lirikën dhe tragjedinë), Aristoteli i ka shfaqur në veprën e tij "Poetika", e cila ka arritur deri te ne në formë të cunguar. Por edhe me kaq mund të krijohet një ide e qartë mbi pikëpamjen estetike të filozofit dhe estetit të parë të madh të lashtësisë.
Por çfarë është figura e Budës dhe në ç'periudhë e ç'vend ka jetuar ai? Mos vallë ekzistenca e tij është një mit e ato që tregohen për të janë thjesht legjenda pa bazë reale? Nëse është kështu, kush e krijoi doktrinën e budizmit, atëhere?