• Banner

Seksi i dytë, Përvoja e jetuar, V. 2, Simone de Beauvoir

SKU000302

Simone de Beauvoir shkruan romane, ese, romane, pjesë për teatrin, kujtime. Ajo i mëshon në veprën e saj kërkimit të moralit të vërtetë dhe kritikës ndaj traditës dhe konformizmit.

1 200 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Seksi i dytë, Përvoja e jetuar, vëllimi i dytë
Origjinali: Le deuxième sexe, ll
Gjinia: Filozofi
Autori: Simone de Beauvoir
Shqipëroi: Nasi Lera
Shtëpia botuese: Çabej
Viti: 2002
Fq. 456
Pesha: 0.627 kg
ISBN: 978-99927-33-30-6

Mbi librin

Shkrimtarja franceze Simone de Beauvoir lindi në Paris në vitin 1908. Që në moshë të re ajo njihet me J.P. Sartre dhe mbetet shoqja e tij deri në fund të jetës. Ajo ndikohet nga mendimi filozofik i Sartrit dhe krejt vepra e saj është me frymë ekzistencialiste. Simone de Beauvoir shkruan romane, ese, romane, pjesë për teatrin, kujtime.

Ajo i mëshon në veprën e saj kërkimit të moralit të vërtetë dhe kritikës ndaj traditës dhe konformizmit. Gjatë gjithë jetës krijuese ajo synon të shkruajë vepra kuptimplote dhe pavarësisht nga gjinia- roman, ese, vepër autobiografike apo teatrale- shkrimet e saj janë morale dhe filozofike.

Ndër veprat e saj përmendim romanin "Mandarinët'', që i jep çmimin "Goncourt" më 1954. Pas vdekjes së Sartrit, Simone de Beauvoir boton "Ceremonia e lamtumirave'' më 1981 dhe "Letra Kastorit'' (1983). Kastor është emri me të cilin e quan atë Sartri, të cilat përmbledhin një pjesë të letërkëmbimit shumë të pasur mes tyre.

Deri ditën që vdiq, më 14 prill 1986, ajo bashkëpunoi gjallërisht në revistën e themeluar prej saj dhe Sartrit, "Kohët moderne'', dhe shpalosi në forma të ndryshme solidaritetin e saj me lëvizjen feministe. Në krijimtarinë e pasur të Simone de Beauvoir pa dyshim vendin e parë e zë "Seksi i dytë'', vepër madhore, tashmë e famshme në të gjithë botën, frymëzuese e referencë e lëvizjes feministe botërore.

Detajet e librit
Cabej
SKU000302
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13k)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000301

Botuesi: Cabej

Seksi i dytë vol. 1, Faktet dhe mitet, Simone de Beauvoir

(0)

Ajo i mëshon në veprën e saj kërkimit të moralit të vërtetë dhe kritikës ndaj traditës dhe konformizmit. Gjatë gjithë jetës krijuese ajo synon të shkruajë vepra kuptimplote dhe pavarësisht nga gjinia- roman, ese, vepër autobiografike apo teatrale- shkrimet e saj janë morale dhe filozofike.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Mikesha, Simone De Beauvoir

(0)

I vendosur në Parisin e paraluftës dhe i mbushur me dashuri, egërsi dhe hakmarrje, "Mikesha" eksploron ndryshimet që lindin në shpirtin e një gruaje dhe të një qyteti që do të kapitullojë së shpejti.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Shtëpia e Librit

Ofertë, dy libra për 1760 lekë, 20% ulje

(0)

Në këtë paketë ju ofrojmë dy libra të mirë, Një dashuri transatlantike, letrat për Nelson Algrenin, nga shkrimtarja franceze Simone de Beauvoir dhe Zhurma e kohës, një roman nga shkrimtari britanik Julian Barnes. Çmimi i kopertinës për të dy librat është 2200 lekë. Ofrohen të dy bashkë për 1760 lekë.

Çmimi 1 760 Lekë Çmimi i zakonshëm 2 200 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Minerva

Teoria e gjithçkaje, Stephen Hawking

(0)

Duke përdorur këtë histori si një shtresë fillestare, Hawking na merr në një udhëtim tërheqës përmes lentes teleskopike të fizikës moderne për të fituar një pamje të re të universit - natyrën e vrimave të zeza, vazhdimin e hapësirës-kohë dhe informacionin e ri rreth origjinës të universit.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Ora me qyqe, Rexhep Ferri

(0)

Rexhep Ferri ecën drejt të qenësishmes brenda baraspeshës së masave, të elipsave, të lëvizjeve që kryqëzohen. Ai e ka ndjeshmërinë dhe dhuntinë për të përdorur kështu një gjeometri skajshmërisht të kuptueshme, ku ndeshen, do të thoshim, gravitacionet e tokës dhe të materies...

Çmimi 1 250 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Tri sprova per matematiken, Aleko Minga

(0)

Përse është objektiv dhe i pashmangshëm procesi i matematizimit të shkencës? Cila është dialektika e tij? Çka u ofron matematika shkencave që matematizohen? Përse depërtimi i matematikës në degët e tjera të dijes është një stimul i fuqishëm përparimi për vetë matematikën?

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Cabej

Në botën e arbëreshëve të Italisë, Eqrem Çabej

(0)

Çabej shpërndau mjegullën e dendur që kishte rrethuar historinë, gjuhën, letërsinë, kulturën dhe etnografinë arbëreshe dhe u rrëfeu udhën studiuesve të rinj për një qasje epistemologjike më moderne e organike ndaj studimit të çështjeve ende të hapura të botës sonë arbëreshe.

Çmimi 851 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Edhe nje shqip, 31 intervista, Rudina Xhunga

(0)

Unë mendoj se ia vlen, së pari sepse leximi na jep të gjithë kohën e nevojshme që aparati ynë i analizës të bluajë çfarë i intervistuari ka dashur të thotë dhe nënkuptojë. Së dyti, për shkak se shumë njerëz që kanë folur në këtë libër, janë personazhe botërorë që e njihnin (nëse) në mënyrë sipërfaqësore vendin tonë.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Mitologjia, Luis Tomas Melgar Valero

(0)

Nevoja që ka pasur njeriu i lashtë për të gjetur një shpjegim për shumë dukuri natyrore apo për shumë gjëra që i ndodhnin atij në jetë, ka çuar në krijimin e miteve dhe besimeve, që në shumë raste kanë qenë pothuajse të njëjta për të gjitha qytetërimet.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje
chat Përshtypjet (0)