• Banner

  • Ka mbaruar

Elemente teorik te stabilitetit te anijes, Perparim Zaimi, Albert Koco

Para fillimit të ngarkimit e deri në momentin që arrin në portin e shkarkimit, komanda e anijes kryen një sërë veprimesh të tilla si: llogaritjen e stabilitetit statik (të peshës) dhe stabilitetin dinamik (të formës) për të nxjerrë një lartësi metaqëndrore (GM) të pranueshme sipas llojit të ngarkesës që transporton anija, përpilimin e planit të lundimit etj.

24,77 CHF
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Elementë teorik të stabilitetit të anijes e zbatimi praktik, pjesa e parë
Origjinali: Elementë teorik të stabilitetit të anijes e zbatimi praktik, pjesa e parë
Gjinia: Studim
Autori: Përparim Zaimi, Albert Koço
Shtëpia botuese: Edlora
Viti: 2011
Fq. 290
Pesha: 0.481 kg.
ISBN: 978-99928-139-27-6

Fragment nga libri

Para fillimit të ngarkimit e deri në momentin që arrin në portin e shkarkimit, komanda e anijes kryen një sërë veprimesh të tilla si:

• Plani i ngarkimit: shpërndarjen e ngarkesës në hambar sipas kurbaturës (m3) dhe faktorët stivues të mallit në ton/ m3 (ose m3/ton).
• Llogaritjen e stabilitetit statik (të peshës) dhe stabilitetin dinamik (të formës) për të nxjerrë një lartësi metaqëndrore (GM) të pranueshme sipas llojit të ngarkesës që transporton anija.
• Mënjanimin në maksimum të efektit të sipërfaqeve të lira të lëngjeve në tanke si dhe ndikimin që kanë ato mbi lartësinë metaqëndrore.
• Llogaritjen e konsumeve ditore në karburant, vaj lubrifikant, furnizime të ndryshme dhe ujë të ëmbël, mbi bazën e të cilave do të kryhet furnizimi deri në portin e mbërritjes duke shtuar 10 % rezervë.
• Përpilimin e planit të lundrimit duke zgjedhur rrugën më të shkurtër e me më pak rreziqe lundrimore deri në destinacionin përfundimtar si dhe përcaktimin e vendeve të strehimit dhe qëndrimit në spirancë në rast të motit me erë dhe valëzim të fuqishëm.
• Marrjen e vazhdueshme të informacionit mbi kushtet e motit në rajonin e lundrimit për të marrë masat e duhura siguruese.
• Kontrollon funksionimin e mekanizmave dhe aparaturave në bord, mjetet e sigurisë për përballimin e fatkeqësive të mundshme në anije dhe shpëtimit në det.
• Drejtuesit planifikojnë dhe kryejnë veprime për mirëmbajtjen e anijes, njohjen e saj në imtësi si dhe evidentojnë e njohim mirë cilësitë manovruese të anijes.

Detajet e librit
Te tjere
2675
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Minerva

Pse flemë?, Matthew Walker

Duke vepruar në trurin tonë, gjumi përmirëson aftësitë tona për të mësuar, për të kujtuar dhe për të marrë vendime racionale. Ai kalibron emocionet, fuqizon sistemin imunitar dhe rregullon metabolizmin. Ëndrrat lehtësojnë kujtimet tona të dhimbshme dhe krijojnë një realitet virtual që nxit kreativitetin.

Çmimi 14,86 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001431

Botuesi: UET Press

Hyrje në shkencat politike, Jean-Marie Denquin

Objektivi i këtij libri është të paraqesë një hyrje në shkencën politike. Përdorimi i këtij termi në njëjës duket se në ditët e sotme është bërë i zakonshëm. Por duhet të jemi të ndërgjegjshëm se nuk ka qenë gjithmonë kështu. Për një kohë të gjatë, zakoni e donte që të flitej për shkencat politike.

Çmimi 5,95 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Princi

Estetika, Benedetto Croce

Sapo u botua (më 1902), "Estetika si shkencë e shprehjes dhe e gjuhësisë së përgjithshme: Teoria dhe Historia”, u prit në mënyrë të atillë që do e shndërronte atë në një ngjarje të paharrueshme, periodizuese në historinë e kulturës italiane dhe, shumë shpejt, një pikë referimi e domosdoshme në diskutimin e problemeve estetike në kulturën ndërkombëtare.

Çmimi 19,82 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Si përhapet pandemia, Paolo Giordano

Pandemia e CoViD-19-s mund të jetë emergjenca shëndetësore më e rëndësishme e epokës sonë. Na zbulon kompleksitetin e botës që popullojmë, të logjikave të saj sociale, ekonomike, ndërpersonale dhe psikike. Kjo që po kalojmë ka karakter mbiidentitar dhe mbikulturor. Kërkon një përpjekje fantazie që në një regjim normal nuk jemi mësuar ta kryejmë: ta shohim...

Çmimi 4,95 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Lindshmëria, sjellja riprodhuese dhe shoqëria, Mimoza Dushi, Hivzi Islami

Hulumtimi i përmbajtjeve më rilevante të natalitetit (fertilitetit) dhe të riprodhimit të popullsisë dhe determinanteve të tyre, si dhe i varshmërisë së variablave sociodemografikë dhe procesit të lindshmërisë dhe diferencimit të tij sipas karakteristikave të ndryshme ka rëndësi të madhe për njohjen e tërë gjendjes dhe tendencave të zhvillimit demografik.

Çmimi 7,93 CHF
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)