• Ka mbaruar
Zgjidhja e nje misteri, Perparim Zaimi
  • Zgjidhja e nje misteri, Perparim Zaimi

Zgjidhja e nje misteri, Perparim Zaimi

2674
Te tjere

Në vitin 2010, autori u prezantua me broshurën sprovë "Zgjidhja e një misteri", e cila po i paraqitet lexuesit me këtë botim si një punim kërkimor, ku ndërthuren aspekte të ufologjisë, filozofisë, historisë së lashtë të shqiptarëve dhe misticizmit.

1 200 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Zgjidhja e një misteri
Origjinali: Zgjidhja e një misteri
Gjinia: Mister
Autori: Përparim Zaimi
Shtëpia botuese: Adel Print
Viti: 2011
Fq. 194
Pesha: 0.301 kg.
ISBN: 978-99956-32-15-1

Mbi autorin

Përparim Zaimi ka lindur më 12 mars 1948 në Dobrushë të Skraparit. Arsimin fillor 7 vjeçar dhe të mesëm i ka mbaruar në Durrës. Është diplomuar në gjimnazin "Nako Spiru" në Durrës. Ka mbaruar studimet e larta në degën Navigacion me rezultate të shkëlqyera në Shkollën e Lartë të FLD në Vlorë në vitin 1969 dhe është diplomuar si Navigator për Flotën Detare Tregtare.

Në vitin 1971 – 1972 ka ndjekur studimet dega Inxhinieri Mekanike, përsëri me rezultate të shkëlqyera, por me urdhër të autoriteteve të larta partiake të kohës në mënyrë arbitrare iu mohua e drejta e vazhdimit të mëtejshëm të studimeve në këtë degë. Në vitin 1980 përfundoi studimet e larta në Filozofi me rezultate të shkëlqyera.

Është njohës dhe folës i disa gjuhëve të huaja si anglisht, italisht, rusisht. Është autor i disa studimeve në fushën e peshkimit si ndërtim i hartës së parë të relievit nën ujor të detit Adriatik dhe Jon për qëllime peshkimi dhe eksplorator i zonave të reja të peshkimit, vlerësimi i biomasës së ujërave tona detare të zonës ekonomike ekskluzive në detin Adriatik dhe Jon, pjesmarrës dhe kontribues me eksperiencën e njohuritë e tij në ekspeditën e përbashkët shqiptaro – franceze për eksplorimin e koralit të kuq në detrat tanë, bashkëhartues i planeve dhe programeve mësimore për ngritjen e shkollës së mesme të peshkimit në vitin 1980, një shkollë detarie e mirëfilltë.

Bashkëautor i disa teksteve për shkollën e mesme të peshkimit si "Hidrometereologjia Detare", "Arti Detar 1" dhe "Arti Detar 2", bashkëautor i librit "Elementë teorikë të Stabilitetit të Anijes e Zbatimi Praktik". Në vitet 2007 – 2009 ka qenë anëtar i Komitetit të Përputhshmërisë i Planit të Veprimit për Mesdheun me seli në Athinë, i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Mjedisin në rolin e ekspertit shkencor të këtij komiteti.

Gjatë karrierës së tij profesionale ka kryer detyra të larta në administratën shtetërore për një kohë të gjatë si Kryetar Dege dhe Drejtor i Drejtorisë së Peshkimit në Ministrinë e Industrisë së Lehtë dhe Ushqimore, Drejtor Institucionesh administrative dhe projektuese dhe këshilltar ministri. Në vitin 2010 u prezantua me broshurën sprovë "Zgjidhja e një misteri", e cila po i paraqitet lexuesit me këtë botim si një punim kërkimor, ku ndërthuren aspekte të ufologjisë, filozofisë, historisë së lashtë të shqiptarëve dhe misticizmit.

Një përshkrim i shkurtër mbi librin " Zgjidhja e një Misteri " Libri " Zgjidhja e një Misteri" trajton një temë të veçantë dhe tunduese për çdo lexues. Ky libër përbën një produkt me tipare specifike letrare, është një studim mbështetur në evidenca fizike dhe prova reale. Nuk është një libër fantastiko-shkencor megjithëse shumë episode dhe hipoteza qëndrojnë në kufijte e fantazisë të dimensionit që ne përfaqësojmë.

Ato janë dukuri të përmasave të tjera, që shfaqen në dimensionin tonë të egzistencës. Ёshtë produkt i një pune studimore shumëvjeçare, është një ndërthurje e ufologjisë dhe dukurive të marredhënieve të realiteteve të përmasave të ndryshme në univers. Në shumë momente lexuesi ndeshet me përshkrime të fenomeneve që mund të jenë tronditëse për cilindo që lexon këtë libër, por fakti është që ato mbështeten në prova reale apo siç thuhet ne gjuhën shkencore evidenca fizike, pra nuk ka vend për dyshime .

Ndërsa në përgjigje të pyetjes së shumë kërkuar nga mbarë njerzimi nëse jashtëtokësorët janë një realitet apo fantazi, në libër jepen argumente dhe evidenca fizike të egzistencës së një civilizimi teknologjik shumë të avancuar në krahasim me civilizimin tonë, bile autori vjen në përfundimin shumë tronditës ndoshta, që ky civilizim teknologjik egziston, është një realitet objktiv dhe se ne jemi produkt i këtij civilizimi, pra i aplikimit të inxhinierisë gjentike të nivelit më të lartë që ky civilizim jashtëtokësor disponon.

Evidencat fizike janë të botuara për herë të parë dhe përbëjnë një provë dhe zbulim unikal në botë. Me probabilitet të besueshëm, por gjithmonë hipotetik në libër jepet edhe origjina dhe vendndodhja e supozuar e këtij civilizimi teknologjik, i cili konsiderohet si krijuesi i civilizimit tonë teknologjik në planetin Tokë.

Në libër lexuesi do të njihet edhe me mjaft përfundime të tjera shokuese, por përsëri me realitete të bazuara në prova . Ёshtë një realitet i padiskutueshëm që gjuha shqipe është një gjuhë e dhënë nga krijuesi, është një gjuhë "Perëndie" me prejardhje hyjnore, dhe se krijuesi krijoi paraardhësit e shqiptarëve pellazgët hyjnor si shëmbëlltyrë të tij dhe racë të preferuar nga ai.

Detajet e librit
Te tjere
2674
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Për letërsinë, Umberto Eco

Në këto ligjërata, të mbajtura në raste të ndryshme gjatë karrierës së tij të shkëlqyer, Umberto Eco kërkon "të kuptojë kiminë e pasionit [të tij për fjalën".
1 000 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Si përhapet pandemia, Paolo Giordano

Pandemia e CoViD-19-s mund të jetë emergjenca shëndetësore më e rëndësishme e epokës sonë. Na zbulon kompleksitetin e botës që popullojmë, të logjikave të saj sociale, ekonomike, ndërpersonale dhe psikike. Kjo që po kalojmë ka karakter mbiidentitar dhe mbikulturor. Kërkon një përpjekje fantazie që në një regjim normal nuk jemi mësuar ta kryejmë: ta shohim...
500 Lekë
More

Botuesi: Pema

11 mësime për jetën nga Nelson Mandela, Ndaba Mandela

Në këtë libër, Ndaba ofron një përshkrim të rrallë dhe personal të burrit që qëndron prapa legjendës, duke ndarë me ne kujtimet e tij, shkruar me elegancë, me ngjyra familjare dhe ndonjëherë, pse jo, edhe me elementin surprizë dhe duke u përpjekur të japë sa më qartë parimet më të dashura të Mandelas, për t’u bërë njeriu që dëshiron të jesh! 
1 200 Lekë
More

Botuesi: Pema

Meditime, Mark Aureli

Një perandor filozof jep leksionet e tij mbi të jetuarit mirë. Mark Aureli është një nga autorët më të cituar përgjatë dy mijëvjeccarëve.
800 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Mendimi kritik i një qytetari, Gilman Bakalli

Në këtë përmbledhje janë "fotografuar" momente të ndryshme të politikës, etikës, moralit, fesë, mediave etj. të shoqërisë shqiptare gjatë këtij "tranzicioni të përhershëm". Në trajtimin e çështjeve, autori ka zgjedhur si model të tijin të preferuar mendimin kritik.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Cabej

Fjalë për fjalë, Ardian Vehbiu

Si degë e dijes, gjuhësia ngjall interes dhe kuriozitet të madh te njerëzit, sidomos tek të gjithë ata që duan të shkruajnë "me drejtshkrim", ata që duan ta mbajnë shqipen të pastër "nga fjalët e huaja", dhe ata të tjerët, më në fund, që kërkojnë tek etimologjia një mbështetje për besimin e tyre të patundur se jona është nga "gjuhët më të vjetra të botës".
1 500 Lekë
More

Referenca: SKU001186

Botuesi: Onufri

Fjalor Kinezce - Shqip, Donika Titka

Fjalori, në 304 faqe, ka rreth 22,000 fjalë dhe mjaft sinonime. Për zgjedhjen e tyre jemi bazuar në fjalorin e vitit 1987, botuar në Shanghai, shi jong bën (lexues praktik), si dhe në fjalorin e botuar së pari në 2002-in e të ribotuar disa herë, xin shi yjong han yu ke ben (lexues i ri praktik i gjuhës kineze) nga Instituti i Gjuhës e Kulturës kineze, Pekin.
1 500 Lekë
More

Botuesi: IDK

Erotizmi, Georges Bataille

Dhe pas thuajse pesëdhjetë vjetësh Erotizmi vazhdon të mbetet një përvojë transgresive, një rrugëtim në kërkim të së vërtetës deri në skaj të njerëzores, duke mbetur përherë një nga veprat më të rëndësishme të mbarë shekullit të njëzetë.
750 Lekë
More

Botuesi: Poeteka & Ideart

Në kërkim të këmishës së humbur, Arian Leka

“Në kërkim të këmishës së humbur” është një libër me 10 ese të shkruara plot elegancë, forcë dhe imagjinatë mbi Shqipërinë – “vendin e çuditshëm” që, më shumë se sa realitetin socialist, mëtoi të krijonte një mitologji të fshehur pas Perdes së Hekurt.
1 500 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2675

Botuesi: Te tjere

Elemente teorik te stabilitetit te anijes, Perparim Zaimi, Albert Koco

Para fillimit të ngarkimit e deri në momentin që arrin në portin e shkarkimit, komanda e anijes kryen një sërë veprimesh të tilla si: llogaritjen e stabilitetit statik (të peshës) dhe stabilitetin dinamik (të formës) për të nxjerrë një lartësi metaqëndrore (GM) të pranueshme sipas llojit të ngarkesës që transporton anija, përpilimin e planit të lundimit etj.
2 500 Lekë
More