• Banner

  • Ka mbaruar
Medaljet shqiptare (1914-2002) vellimi l & II, Artan Lame
  • Medaljet shqiptare (1914-2002) vellimi l & II, Artan Lame
  • Medaljet shqiptare (1914-2002) vellimi l & II, Artan Lame
  • Medaljet shqiptare (1914-2002) vellimi l & II, Artan Lame
  • Medaljet shqiptare (1914-2002) vellimi l & II, Artan Lame
  • Medaljet shqiptare (1914-2002) vellimi l & II, Artan Lame
  • Medaljet shqiptare (1914-2002) vellimi l & II, Artan Lame
  • Medaljet shqiptare (1914-2002) vellimi l & II, Artan Lame

Medaljet shqiptare (1914-2002), Artan Lame, vol. 1 dhe 2

Medaljet, së bashku me pullat dhe monedhat, përbëjnë një nga simbolet më shprehëse të "Unit" të një shteti, të përpjekjeve të tij për të afirmuar popullin e vet, veçantinë e tij, gjurmën e tij mbi Glob. Në rastin e Shtetit Shqiptar, gjejmë rikonfirmimin e përjetshëm të kësaj. 

107,10 GBP
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Medaljet shqiptare (1914-2002), vëllimi i parë dhe i dytë/ Albanian Medals (1914-2002) first and second volume (kopertinë e trashë)
Origjinali: Medaljet shqiptare (1914-2002) vëllimi i parë dhe i dytë/ Albanian Medals (1914-2002) first and second volume
Gjinia: Koleksion (botim dygjuhësh shqip dhe anglisht)
Autori: Artan Lame
Shtepia botuese: Toena
Viti: 2010
Fq. 454
Pesha: 2.592 kg.
ISBN: 978-99943-1-593-2

Fragment nga libri

Medaljet, së bashku me pullat dhe monedhat, përbëjnë një nga simbolet më shprehëse të "Unit" të një shteti, të përpjekjeve të tij për të afirmuar popullin e vet, veçantinë e tij, gjurmën e tij mbi Glob. Në rastin e Shtetit Shqiptar, gjejmë rikonfirmimin e përjetshëm të kësaj. Madje, në rastin tonë, kemi edhe provën e njëmijtë të mbizotërimit në subkoshiencën e shqiptarit të ndjenjës së nderit mbi gjerat material të kësaj bote.

Kështu, Shteti Shqiptar, i lindur më 1912, ka më 1914 dekoratën e vet ndërsa pret vitin 1925 për të patur monedhën e vet. Një nga degët e shkencës së historisë, është ajo ku futen disiplinat me karakter figurative. Si të tilla mund të përmendim Heraldikën, Filatelinë, Numizmatikën, Medalistikën, Faleristikën, Sigjilografinë, Simbolikën ushtarake, e shumë të tjera.

Shumë nga këto disiplina në Shqipëri nuk njihen e disa janë në hapat e para. Medalistika , në literaturën historike shqiptare, mund të konsiderohet si "tabula rasa". Ky libër, është përpjekja e parë në këtë fushë kaq prekshëm të bukur dhe për këtë ndjehem i përkëdhelur në sedrën e koleksionistit dhe pasionin e kërkuesit.

Origjina e urdhrave dhe dekoratave të sotme, gjendet në urdhrat fetarë dhe më tej edhe kalorsiakë të mesjetës së shekujve XII dhe XIII, të krijuar fillimisht si bashkime të ngushta njerëzish të zgjedhur, detyra e shenjte e të cilëve lidhej me çlirimin e Varrit të Shenjtë në Jeruzalem nga të pafetë. Përmendim këtu Urdhrin e Kalorësve Tempullarë, Teutonë etj.

Detajet e librit
SKU001599

Referencat specifike

isbn
9789994315932
ean13
9789994315932
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pema

Jeta e mirë dhe si ta jetosh, Robert Waldinger, Marc Schulz

I mbështetur te zbulimet e Studimit tetëdhjetëvjeçar të Harvardit për Zhvillimin e të Rriturve, ky libër historik nxjerr në pah të vërtetën e thjeshtë, e megjithatë befasuese: sa më të forta të jenë marrëdhëniet tona, aq më të shumta janë  gjasat që ne të kemi jetë të lumtura, të kënaqshme dhe në përgjithësi më të shëndetshme.

Çmimi 11,90 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Princi

Estetika, Benedetto Croce

Sapo u botua (më 1902), "Estetika si shkencë e shprehjes dhe e gjuhësisë së përgjithshme: Teoria dhe Historia”, u prit në mënyrë të atillë që do e shndërronte atë në një ngjarje të paharrueshme, periodizuese në historinë e kulturës italiane dhe, shumë shpejt, një pikë referimi e domosdoshme në diskutimin e problemeve estetike në kulturën ndërkombëtare.

Çmimi 17,00 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: M&B

Kanuni i Dibrës, Xhafer Martini

Kanuni i Dibrës vjen si dëshmia më e madhe dhe më e plotë e e tipologjisë së civilizimeve lokale shqiptare. I njëkohshëm dhe i barabartë për nga rëndësia me Kanunin e Lekë Dukagjinit dhe me Kanunin e Skënderbeut, (me variantet dhe invariantet e tij), - Kanuni i dibrës ka të përbashkëta dhe dallime nga dy të parët. Këtu vlen të përmend vetëm një veçori...

Çmimi 12,75 GBP
More
Në gjendje

Referenca: 2126

Botuesi: Te tjere

Teoria e relativitetit ne kohe dhe hapesire, Robert Thomanikaj

Autori pranon shpejtësinë maksimale të dritës, por ai nuk ka gjetur një pikë referimi absolute për matjen e çdo lloj shpejtësie trupi në hapësirë, ndaj për 'të ekuacionet e Maksuellit fillojnë gabim nga zero. A ka të drejtë autori ynë shqiptar? Apo i janë krefur leshrat para kohe të matet me Ajnshtajnin?

Çmimi 4,25 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Living

Menopuza, Davina McCall, Dr. Naomi Potter

Ky libër synon të krijojë një komunitet të fuqishëm dhe mbështetës, të aftë për të thyer njëherë e mirë heshtjen shekullore. Duke eksploruar dhe duke shpjeguar shkencën, duke zhbërë mitet keqinformuese dhe duke thyer tabutë e paramenopauzës dhe menopauzës.

Çmimi 13,60 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000986

Botuesi: Dituria

Fjalet e Ajnshtajnit, Daniele Gouthier, Elena Ioli

Të bësh shkencë do të thotë të komunikosh shkencë. Autorët hu-lumtojnë karakteristikat e gjuhës shkencore, duke u ndeshur me problemin e komunikimit të shkencës. Libri ndahet në dy pjesë. Në të parën, gjejmë shtatë rrëfime për shkencëtarë dhe idetë e tyre, nga Lavoiser-i te Gell-Mann-i, nga Claude Shannon-i te Renë Thom-i.

Çmimi 5,53 GBP
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)