• Banner

Fjalor Kinezce - Shqip, Donika Titka
  • Fjalor Kinezce - Shqip, Donika Titka

Fjalor Kinezce - Shqip, Donika Titka

Fjalori, në 304 faqe, ka rreth 22,000 fjalë dhe mjaft sinonime. Për zgjedhjen e tyre jemi bazuar në fjalorin e vitit 1987, botuar në Shanghai, shi jong bën (lexues praktik), si dhe në fjalorin e botuar së pari në 2002-in e të ribotuar disa herë, xin shi yjong han yu ke ben (lexues i ri praktik i gjuhës kineze) nga Instituti i Gjuhës e Kulturës kineze, Pekin.

15,62 
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Fjalor Kinezçe – Shqip, me rreth 22,000 fjalë (kopertinë e trashë)
Origjinali: Fjalor Kinezçe – Shqip, me rreth 22,000 fjalë
Gjinia: Fjalor
Autore: Donika Titka
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2010
Fq. 304
Pesha: 0.546 kg
ISBN: 978-99943-42-93-8

Koment nga Donika Titka

Fjalori, në 304 faqe, ka rreth 22,000 fjalë dhe mjaft sinonime. Për zgjedhjen e tyre jemi bazuar në fjalorin e vitit 1987, botuar në Shanghai, shi jong bën (lexues praktik), si dhe në fjalorin e botuar së pari në 2002-in e të ribotuar disa herë, xin shi yjong han yu ke ben (lexues i ri praktik i gjuhës kineze) nga Instituti i Gjuhës e Kulturës kineze, Pekin.

Mendojmë se mbetet një fjalor modest, që nuk zgjidh probleme që mund të plotësojë një fjalor më i gjerë, me shpjegime në përdorimin konkret të fjalëve, pasuruar nga shprehje të ndryshme. Megjithatë, pasqyron një nivel të mirë të zhvillimit të gjuhës kineze, në drejtim të përmirësimit e të thjeshtimit të saj në të shkruar, reformë kjo e filluar nga qeveria kineze që prej vitit 1956, dhe jep mundësi për të pasuruar fjalorin e përditshëm.

Shpresojmë që lexuesi i interesuar ta mirëpresë, me gjithë mangësitë e mundshme, nxjerrja në pah e të cilave do të ndihmojë në botimin e një fjalori më të plotë në të ardhmen.

Detajet e librit
SKU001186

Referencat specifike

isbn
9789994342938
ean13
9789994342938
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2656

Botuesi: Onufri

Shqip-kinezisht, kinezisht-shqip, Iljaz Spahiu

Gjuha zyrtare kineze quhet ndryshe edhe Mandarin, term i cili i referohet dialektit më të madh në morinë e dialekteve në Kinë. Mandarin mbështetet mbi dialektin e Pekinit dhe është më përfaqësues në pjesën veriore të Kinës. Mbi 800 milionë njerëz në botë përdorin gjuhën kineze.

Çmimi 7,29 
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2508

Botuesi: Plejad

Zbulimi i fëmijës, Maria Montesori

Kohët kanë ndryshuar, shkenca ka bërë përparime të mëdha, po ashtu edhe puna jonë; por parimet tona nuk kanë bërë gjë tjetër veçse janë ripohuar, siç janë ripohuar bashkë me to edhe bindja jonë: njerëzimi mund të shpresojë në një zgjidhje të problemeve të tij, ndër të cilat më të rëndësishmet janë ato të paqes dhe të bashkimit.

Çmimi 9,37 
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Shtatzënia ditë pas dite, Susan Magee, Kara Nakisbendi

E vështirë nuk do të thotë se dot pendohesh që ke mbetur shtatzënë. E vështirë nuk do të thotë se nuk do të bëhesh një nënë e shkëlqyer. Shtatzënia është e mrekullueshme: shumë e mrekullueshme. Gjithashtu është e mbushur me gëzim, kënaqësi, argëtim, çiltërsi dhe po: është e vështirë.

Çmimi 8,33 
More
Ne gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Pasioni për Thethin

Thethi është një vendbanim i vogël në Luginën e Shalës në Alpet e Shqipërisë së Veriut. Në vijë ajrore, ai nuk është larg nga qyteti bregdetar i Shkodrës, por në realitet është një botë larg. Për të shkuar atje duhet të kalosh një qafë mali të lartë nëpër një rrugë plot kthesa. 

Çmimi 15,62 
More
Në gjendje

Botuesi: Albin

Nafta në Albanide, Vangjel Kici

Vangjel Kici u lind në Bubullimë të Lushnjës në vitin 1935. Shkollën 7 vjeçare e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Tekniku i naftës) në Kuçovë. Studimet e larta i kreu në Universitetin e Pragës, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës (1956 – 1961). U diplomua gjeolog – paleontolog në Universitetin e Tiranës (1963).

Çmimi 2,08 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000388

Botuesi: Albin

Filmkultura, Bela Balazs

Bela Balazh renditet ndër personalitet më të shquara të kulturës hungareze në veçanti dhe estetët e artit filmik në shkallë ndërkombëtare. Lindi më 1884 në Seged (Hungari) dhe qysh në të ri e tërhiqnin filozofia dhe estetika.

Çmimi 8,33 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pema

Si të punosh me veten, Dr. Nicole Lepera

Gjatë gjithë këtij procesi, lexuesit mund të njohin ndikimin e qëndrueshëm të përvojave dhe traumave të kaluara në marrëdhëniet, besimet dhe sjelljet aktuale. Këto sjellje mund t'i mbajnë njerëzit të mbërthyer në modele zhgënjyese, të dhimbshme bashkëvarësie dhe tradhtie ndaj vetvetes.

Çmimi 14,57 
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Menopuza, Davina McCall, Dr. Naomi Potter

Ky libër synon të krijojë një komunitet të fuqishëm dhe mbështetës, të aftë për të thyer njëherë e mirë heshtjen shekullore. Duke eksploruar dhe duke shpjeguar shkencën, duke zhbërë mitet keqinformuese dhe duke thyer tabutë e paramenopauzës dhe menopauzës.

Çmimi 16,66 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)