Në brendësi të Kuranit, Gerdi Demneri
  • Në brendësi të Kuranit, Gerdi Demneri

Në brendësi të Kuranit, Gerdi Demneri

Obligimi fetar dhe atdhetar i çdo muslimani është të përpiqet, me mjetet në dispozicion, që të bëjë rezistencë dhe të kundërshtojë ata pushtetarë që ndjekin rrugën e Faraonit në përdorimin e pushtetit politik, ekonomisë, policisë dhe medias për të shfrytëzuar, nënshtruar dhe poshtëruar njerëzit.

8,88 
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Në brendësi të Kuranit

Origjinali: Në brendësi të Kuranit 

Autori: Gerdi Demneri

Shtëpia botuese: 2 Lindje dhe 2 Perëndime

Viti: 2021

Fq. 331

Pesha: 0.405 kg

ISBN: 978-9928-298-18-8

Ky libër është në gjuhën shqip

Pjesë nga libri

Qëndresa e besimit e mposhti efektin e magjisë, dhe bëri që magjistarët ta kuptojnë të vërtetën dhe t’i nënshtrohen asaj. Me konvertimin e magjistarëve, rendit faraonik i humbi elementi propagandistik që magjepste njerëzit, dhe pushteti u shfaq zbuluar në formën e tij të vërtetë, brutale dhe të dhunshme. Faraoni ju drejtohet me këto fjalë magjistarëve: “A i besuat atij përpara se t’ju jepja leje?! Ai nuk është vetëm se përgjegjësi juaj, ai që ju ka mësuar magjinë. Do t'jua copëtoj duart edhe këmbët, do t'ju kryqëzoj në trungjet e palmave dhe keni për ta marrë vesh cili prej nesh jep dënimin më të rëndë dhe më të gjatë” (Ta Ha 20, 71).

Historitë e izraelitëve pasues të Musait përmenden shpesh në Kuran, sepse muslimanët pasues të Profetit Muhammed ﷺ do të hasin sprova të ngjashme me të izraelitëve. Sukseset dhe dështimet e izraelitëve janë një eksperiencë e vyer për muslimanët, për të kuptuar çelësin e sukseseve dhe për të shmangur shkaqet e dështimeve. Muslimanët do të përballen patjetër me sisteme politike dhe pushtetarë që do t’i përngjasojnë atij të Faraonit me të cilin u përball Musai. Në suren Dukhan, Zoti e identifikon vetë personin e Faraonit me ndëshkimin që vinte prej tij: “Ne i shpëtuam fëmijët e Izraelit prej ndëshkimit poshtërues: prej Faraonit” (Ed-Dukhan 44, 31-32). Ky ajet mund të kuptohet sikur “ai me vetë personin e tij ishte një ndëshkim përçmues, për shkak të tejkalimit në ndëshkimin dhe poshtërimin e njerëzve” (Fakhr ed-Din er-Razi). 

Obligimi fetar dhe atdhetar i çdo muslimani është të përpiqet, me mjetet në dispozicion, që të bëjë rezistencë dhe të kundërshtojë ata pushtetarë që ndjekin rrugën e Faraonit në përdorimin e pushtetit politik, ekonomisë, policisë dhe medias për të shfrytëzuar, nënshtruar dhe poshtëruar njerëzit.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928298188
ean13
9789928298188
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Kultura Islame, revistë fetare

"Kultura Islame" është organ i Komunitetit Musliman Shqiptar, e përmuajtshme fetare, filozofike, letrare, morale dhe shoqërore. Në këtë vëllim janë paraqitur botimet për periudhën shtator 1939 – gusht 1940.
23,31 
More

Kurani i Shenjtë, arabisht-shqip

Çdo kapitull (sure) është shoqëruar me një parathënie, që hedh dritë mbi temat e saj. Përveç kësaj, në shënime ka komentim të shumë vargjeve (të ajeteve), që tregojnë lidhjen mes tyre dhe që shpalosin domethënie plot me spiritualizëm, histori, fakte shkencore, përgjigje të akuzave, të cilat disa kritikë ngrenë kundër Islamit, dhe ka edhe shumë elemente të...
11,10 
More

Botuesi: Te tjere

Manual i Fikhut Hanefi, Imam Merginani

Ky është një manual i mirënjohur i jurisprudencës islame. "Bidajeh el – Mubtedi" ka shërbyer, po ashtu, si tekst bazë për veprën "el – Hidajeh" të Imam Merginanit, e cila konsiderohet një nga kryeveprat e shkollës juridike hanefite.
11,10 
More

Botuesi: ACFOS-Albania

Kur’ani, Murad Hofmann

Nuk mund të diskutojë dikush rreth Kur’anit pa ditur diçka rreth Muhamedit. Dhe askush nuk mund të diskutojë rreth Kur’anit e as rreth Muhamedit pa e prekur Islamin. Sidoqoftë, me aq sa është e mundur unë u përpoqa që ta kufizoj këtë hyrje ndaj vetë Kur’anit.
5,55 
More

Botuesi: ACFOS-Albania

Jusufi me Zelihanë, Hafiz Ali Korça

Në gjuhën shqipe, kjo histori e treguar në prozë nga Hafiz Ali Korça, është padyshim një nga arritjet më të larta të letërsisë së shkruar shqipe, pavarësisht se u la në harresë nga sistemi komunist, si shumë libra të tjerë të Hafiz Ali Korçës e të shumë dijetarëve të tjerë muslimanë shqiptarë.
5,55 
More

Botuesi: ACFOS-Albania

Islami, Murad Hofmann

Për të kërkuar njohuri të besueshme rreth Islamit në këto kohë të bën një përshtypje veçanërisht të madhe sepse ai është i vetmi religjion që po shtohet më shumë. Tashmë rreth 1.3 miliardë njerëz konsiderohen muslimanë, dhe ky numër po rritet në çdo minutë.
5,55 
More

Botuesi: ACFOS-Albania

Fjalor bazë i Islamit, Ruqaiyyah Waris Maqsood

Autorja ka përmbledhur terma nga fusha të ndryshme të Islamit dhe islamologjisë, si nga ato sociale, historike, fetare, arkitekturore, gjuhësore, gjeografike, nga arti dhe kultura islame etj. Ajo ka përfshirë gjithashtu edhe terma ose togfjalësh në lidhje me disa nga halifatet islame.
13,32 
More

Referenca: SKU000756

Botuesi: Onufri

Fjalor baze i Islamit, Ruqaiyyah Waris Maqsood

Titulli: Fjalor bazë i IslamitLiteraturë fetarePërmban mbi 1500 terma islameAutori: Ruqaiyyah Waris MaqsoodPërkthyen nga origjinali anglisht: Ermal Bega & Mr. Xhabir HamitiShtëpia botuese: ACFOS, 2008F. 310Pesha: 0.35 kg
11,10 
More

Referenca: SKU001670

Botuesi: Te tjere

Qenia Njerezore dhe Caktimi Hyjnor, Murteda Mutahhari

Duke shtjelluar diskutime të natyrës themelore mbi këtë çështje, ai përpiqet pikësëpari të vërtetojë përmes Kuranit të Shenjtë dhe Hadithit se besimi në fatalizëm (xhebr) është produkt i keqinterpretimit të mësimeve islame. Këto interpretime të pasakta kanë ardhur shpesh nga paaftësia për ta kuptuar këtë mësim por edhe
3,89 
More

Referenca: SKU000935

Botuesi: Te tjere

Jeta e Profetit Muhamed

Titulli: Jeta e Profetit MuhamedNga Leila Azzam & Aisha GouverneurPërktheu: Vullnet PoshkaBoton: Jehona Study CenterF. 112Pesha: 0.2 kg
3,89 
More