• Banner

Manual i Fikhut Hanefi, Imam Merginani
  • Manual i Fikhut Hanefi, Imam Merginani

Manual i Fikhut Hanefi, Imam Merginani

Ky është një manual i mirënjohur i jurisprudencës islame. "Bidajeh el – Mubtedi" ka shërbyer, po ashtu, si tekst bazë për veprën "el – Hidajeh" të Imam Merginanit, e cila konsiderohet një nga kryeveprat e shkollës juridike hanefite.

115,00 SEK
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Manual i Fikhut Hanefi
Gjinia: Fe
Autori: Imam Merginani
Shtëpia botuese: Qendra Studimore Fetare Erasmus
Viti: 2017
Fq. 424
Pesha: 0.441 kg.
ISBN: 978-9928-4085-5-6

Mbi librin

Emri i plotë i autorit është Burhanudin Ebu el – Hasan Ali Bin Ebi Bekr bin Abd el – Xhelil el – Fargani el – Merginani (530 – 593 h./ 1135 – 1197 e.s.). Lindur në Uzbekistanin e sotëm, autori njihet si një nga dijetarët më të spikatur të medhhebit hanefi. Ky libër është një përkthim dhe komentim i kapitujve mbi pastërtinë, namazin dhe agjërimin të manualit hanefi "Bidajeh el – Mubtedi" (Fillimi i fillestarit) të Imam Merginanit.

Ky është një manual i mirënjohur i jurisprudencës islame. "Bidajeh el – Mubtedi" ka shërbyer, po ashtu, si tekst bazë për veprën "el – Hidajeh" të Imam Merginanit, e cila konsiderohet një nga kryeveprat e shkollës juridike hanefite.

Teksti i manualit është pajisur me komente dhe shënime nga Rezart Beka. Komenti ka si synim t'i japë mundësinë lexuesit të orientohet sa më lehtë nëpër tekstin e manualit dhe të formojë një kuptim të saktë mbi të. Qëllimi përfundimtar është t'i jepet lexuesit një tekst i cili përfshin në mënyrë të plotë dhe të renditur çështjet që trajton, pa qenë as tej mase i detajuar dhe as shumë i shkurtër.

Gjuha e përdorur në koment është mbajtur larg toneve polemike dhe shpesh herë në të janë përmendur me respekt edhe mendimet e shkollave të tjera juridike. Libri është i dobishëm si për ata që sapo hedhin hapat e para në fenë islame, ashtu edhe për të gjithë ata që, ndonëse praktikojnë Islamin prej vitesh, ndjejnë mungesën e një teksti i cili do t'u japë mundësinë të organizojnë në mënyrë të renditur dhe të argumentuar saktë dijet që zotërojnë.

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9789928408556
ean13
9789928408556
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000936

Botuesi: Te tjere

Muhamedi, nje biografi e profetit

Titulli: Muhamedi një biografi e profetitAutori: Karen ArmstrongPërktheu: Sali AgaBoton: Jehona Study Center, 2006F. 352Pesha: 0.47 kg“Muhamedi, një biografi e profetit” – është një hulumtim me shumë kujdes i historis&eum

Çmimi 92,00 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: ACFOS-Albania

Islami, Murad Hofmann

Për të kërkuar njohuri të besueshme rreth Islamit në këto kohë të bën një përshtypje veçanërisht të madhe sepse ai është i vetmi religjion që po shtohet më shumë. Tashmë rreth 1.3 miliardë njerëz konsiderohen muslimanë, dhe ky numër po rritet në çdo minutë.

Çmimi 57,50 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dy lindje dhe dy perëndime

Në brendësi të Kuranit, Gerdi Demneri

Obligimi fetar dhe atdhetar i çdo muslimani është të përpiqet, me mjetet në dispozicion, që të bëjë rezistencë dhe të kundërshtojë ata pushtetarë që ndjekin rrugën e Faraonit në përdorimin e pushtetit politik, ekonomisë, policisë dhe medias për të shfrytëzuar, nënshtruar dhe poshtëruar njerëzit.

Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Akidja e Imam Tahavit, pajisur me shënime nga Hamza Jusuf, Edvin Cami

Vepra është me vlerë për të tjerët veçse për myslimanët, për dy arsye: ajo siguron në 130 paragrafe të shkurtra një paraqitje të qartë të thelbit të besimit mysliman, në një mënyrë që nuk disponohet lehtë me mjete të tjera. Ajo siguron, kështu, një instrument shumë pozitiv për punën thelbësore të dialogut.

Çmimi 80,50 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: ACFOS-Albania

Jusufi me Zelihanë, Hafiz Ali Korça

Në gjuhën shqipe, kjo histori e treguar në prozë nga Hafiz Ali Korça, është padyshim një nga arritjet më të larta të letërsisë së shkruar shqipe, pavarësisht se u la në harresë nga sistemi komunist, si shumë libra të tjerë të Hafiz Ali Korçës e të shumë dijetarëve të tjerë muslimanë shqiptarë.

Çmimi 57,50 SEK
More
Në gjendje

Kurani i Shenjtë, arabisht-shqip

Çdo kapitull (sure) është shoqëruar me një parathënie, që hedh dritë mbi temat e saj. Përveç kësaj, në shënime ka komentim të shumë vargjeve (të ajeteve), që tregojnë lidhjen mes tyre dhe që shpalosin domethënie plot me spiritualizëm, histori, fakte shkencore, përgjigje të akuzave, të cilat disa kritikë ngrenë kundër Islamit, dhe ka edhe shumë elemente të...

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001670

Botuesi: Te tjere

Qenia Njerezore dhe Caktimi Hyjnor, Murteda Mutahhari

Duke shtjelluar diskutime të natyrës themelore mbi këtë çështje, ai përpiqet pikësëpari të vërtetojë përmes Kuranit të Shenjtë dhe Hadithit se besimi në fatalizëm (xhebr) është produkt i keqinterpretimit të mësimeve islame. Këto interpretime të pasakta kanë ardhur shpesh nga paaftësia për ta kuptuar këtë mësim por edhe

Çmimi 40,25 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: ACFOS-Albania

Kur’ani, Murad Hofmann

Nuk mund të diskutojë dikush rreth Kur’anit pa ditur diçka rreth Muhamedit. Dhe askush nuk mund të diskutojë rreth Kur’anit e as rreth Muhamedit pa e prekur Islamin. Sidoqoftë, me aq sa është e mundur unë u përpoqa që ta kufizoj këtë hyrje ndaj vetë Kur’anit.

Çmimi 57,50 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Kultura Islame, revistë fetare

"Kultura Islame" është organ i Komunitetit Musliman Shqiptar, e përmuajtshme fetare, filozofike, letrare, morale dhe shoqërore. Në këtë vëllim janë paraqitur botimet për periudhën shtator 1939 – gusht 1940.

Çmimi 241,50 SEK
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)