• Banner

  • Çmim i zbritur
Manual i Fikhut Hanefi, Imam Merginani
  • Manual i Fikhut Hanefi, Imam Merginani

Manual i Fikhut Hanefi, Imam Merginani

Ky është një manual i mirënjohur i jurisprudencës islame. "Bidajeh el – Mubtedi" ka shërbyer, po ashtu, si tekst bazë për veprën "el – Hidajeh" të Imam Merginanit, e cila konsiderohet një nga kryeveprat e shkollës juridike hanefite.

1 000 Lekë
850 Lekë Ruaj 15%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Manual i Fikhut Hanefi
Gjinia: Fe
Autori: Imam Merginani
Shqipëroi: Rezart Beka
Shtëpia botuese: Qendra Studimore Fetare Erasmus
Viti: 2017
Fq. 424
Pesha: 0.441 kg.
ISBN: 978-9928-4085-5-6

Mbi librin

Emri i plotë i autorit është Burhanudin Ebu el – Hasan Ali Bin Ebi Bekr bin Abd el – Xhelil el – Fargani el – Merginani (530 – 593 h./ 1135 – 1197 e.s.). Lindur në Uzbekistanin e sotëm, autori njihet si një nga dijetarët më të spikatur të medhhebit hanefi. Ky libër është një përkthim dhe komentim i kapitujve mbi pastërtinë, namazin dhe agjërimin të manualit hanefi "Bidajeh el – Mubtedi" (Fillimi i fillestarit) të Imam Merginanit.

Ky është një manual i mirënjohur i jurisprudencës islame. "Bidajeh el – Mubtedi" ka shërbyer, po ashtu, si tekst bazë për veprën "el – Hidajeh" të Imam Merginanit, e cila konsiderohet një nga kryeveprat e shkollës juridike hanefite.

Teksti i manualit është pajisur me komente dhe shënime nga Rezart Beka. Komenti ka si synim t'i japë mundësinë lexuesit të orientohet sa më lehtë nëpër tekstin e manualit dhe të formojë një kuptim të saktë mbi të. Qëllimi përfundimtar është t'i jepet lexuesit një tekst i cili përfshin në mënyrë të plotë dhe të renditur çështjet që trajton, pa qenë as tej mase i detajuar dhe as shumë i shkurtër.

Gjuha e përdorur në koment është mbajtur larg toneve polemike dhe shpesh herë në të janë përmendur me respekt edhe mendimet e shkollave të tjera juridike. Libri është i dobishëm si për ata që sapo hedhin hapat e para në fenë islame, ashtu edhe për të gjithë ata që, ndonëse praktikojnë Islamin prej vitesh, ndjejnë mungesën e një teksti i cili do t'u japë mundësinë të organizojnë në mënyrë të renditur dhe të argumentuar saktë dijet që zotërojnë.

Detajet e librit
Te tjere
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13k)
9 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001670

Botuesi: Te tjere

Qenia Njerezore dhe Caktimi Hyjnor, Murteda Mutahhari

(0)

Duke shtjelluar diskutime të natyrës themelore mbi këtë çështje, ai përpiqet pikësëpari të vërtetojë përmes Kuranit të Shenjtë dhe Hadithit se besimi në fatalizëm (xhebr) është produkt i keqinterpretimit të mësimeve islame. Këto interpretime të pasakta kanë ardhur shpesh nga paaftësia për ta kuptuar këtë mësim por edhe

Çmimi 298 Lekë Çmimi i zakonshëm 350 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Akidja e Imam Tahavit, pajisur me shenime nga Hamza Jusuf

(0)

Vepra është me vlerë për të tjerët veçse për myslimanët, për dy arsye: ajo siguron në 130 paragrafe të shkurtra një paraqitje të qartë të thelbit të besimit mysliman, në një mënyrë që nuk disponohet lehtë me mjete të tjera. Ajo siguron, kështu, një instrument shumë pozitiv për punën thelbësore të dialogut.

Çmimi 595 Lekë Çmimi i zakonshëm 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dy lindje dhe dy perëndime

Në brendësi të Kuranit, Gerdi Demneri

(0)

Obligimi fetar dhe atdhetar i çdo muslimani është të përpiqet, me mjetet në dispozicion, që të bëjë rezistencë dhe të kundërshtojë ata pushtetarë që ndjekin rrugën e Faraonit në përdorimin e pushtetit politik, ekonomisë, policisë dhe medias për të shfrytëzuar, nënshtruar dhe poshtëruar njerëzit.

Çmimi 680 Lekë Çmimi i zakonshëm 800 Lekë
More
Në gjendje
chat Përshtypjet (0)