• Banner

  • Çmim i zbritur

Akidja e Imam Tahavit, pajisur me shenime nga Hamza Jusuf

Vepra është me vlerë për të tjerët veçse për myslimanët, për dy arsye: ajo siguron në 130 paragrafe të shkurtra një paraqitje të qartë të thelbit të besimit mysliman, në një mënyrë që nuk disponohet lehtë me mjete të tjera. Ajo siguron, kështu, një instrument shumë pozitiv për punën thelbësore të dialogut.

7,368200 
6,260000  Ruaj 15%
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Akidja e Imam Tahavit, pajisur me shënime nga Hamza Jusuf
Origjinali: The creed of Imam al Tahavit
Gjinia: Literaturë fetare
Shqipëroi: Edvin Cami
Shtëpia botuese: Qendra Studimore Fetare Erasmus
Viti: 2014
Fq. 176
Pesha: 0.333 kg.
ISBN: 978-9928-4085-2-5

Komente mbi librin

"Ndër shumë përkthime të akides së Imam Tahavit që gjenden në treg, ai i Shejhi Hamza Jusufit, sipas mendimit tim, është dukshëm interpretimi më i mirë gjer më sot i këtij traktati të famshëm dhe shumë të rëndësishëm. Nuk mund të presim më pak prej një dijetari të kalibrit të Shejh Hamza Jusufit, për shkak të zotërimit të gjuhës së tij amtare, anglishtes, si dhe të gjuhës arabe, që e ka mësuar e përvetësuar shumë mirë."

Dr. Nizam Jakubi, Myfti i Bahrejnit

"Shejh Hamza Jusuf u ka bërë një shërbim jo vetëm myslimanëve, por edhe një publiku më të gjerë, me përkthimin e tij të ri të "Akides së Imam Tahavit", të shoqëruar me një hyrje ndriçuese me natyrë historike, si dhe me biografi ndihmëse e shënime të gjera. Përkthimi i tij është formal pa qenë arkaik dhe është i shkruar në një stil që të krishterët mund ta njohin prej formulimeve të veta të kredos.

Vepra është me vlerë për të tjerët veçse për myslimanët, për dy arsye: ajo siguron në 130 paragrafe të shkurtra një paraqitje të qartë të thelbit të besimit mysliman, në një mënyrë që nuk disponohet lehtë me mjete të tjera. Ajo siguron, kështu, një instrument shumë pozitiv për punën thelbësore të dialogut.

Së dyti, ajo u siguron të krishterëve, që gjithashtu kanë zhvilluar dhe vazhdojnë të zhvillojnë formulime të kredos, një mundësi për të parë drejtë se ku afrohet më shumë koncepti islam për Zotin me konceptin e krishterë për Zotin. Kjo ndihmon shumë për të ulur besueshmërinë e qasjeve që këmbëngulin në një konceptim të thelluar bipolar të Krishtërimit dhe të Islamit. Myslimanët dhe të krishterët duhet ta mirëpresin këtë botim."

Dr. Roman Williams, arqipeshkëv i Kentërbërit, Mbretëria e Bashkuar

Detajet e librit
Te tjere
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13k)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe
9 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001670

Botuesi: Te tjere

Qenia Njerezore dhe Caktimi Hyjnor, Murteda Mutahhari

(0)

Duke shtjelluar diskutime të natyrës themelore mbi këtë çështje, ai përpiqet pikësëpari të vërtetojë përmes Kuranit të Shenjtë dhe Hadithit se besimi në fatalizëm (xhebr) është produkt i keqinterpretimit të mësimeve islame. Këto interpretime të pasakta kanë ardhur shpesh nga paaftësia për ta kuptuar këtë mësim por edhe

Çmimi 3,130000  Çmimi i zakonshëm 3,684100 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dy lindje dhe dy perëndime

Në brendësi të Kuranit, Gerdi Demneri

(0)

Obligimi fetar dhe atdhetar i çdo muslimani është të përpiqet, me mjetet në dispozicion, që të bëjë rezistencë dhe të kundërshtojë ata pushtetarë që ndjekin rrugën e Faraonit në përdorimin e pushtetit politik, ekonomisë, policisë dhe medias për të shfrytëzuar, nënshtruar dhe poshtëruar njerëzit.

Çmimi 7,160000  Çmimi i zakonshëm 8,420800 
More
Në gjendje
chat Përshtypjet (0)