• Banner

Zonja vdekje, Carls Bukovski
  • Zonja vdekje, Carls Bukovski

Zonja vdekje, Carls Bukovski

Nik Belan, një detektiv pijanec në Los Angeles që ka çmimin 6 dollarë për orë, po i ndiqte mizat në zyrën e vet kur aty hyn "një femër që ta sillte mendjen vërdallë" dhe e cila prezantohet si "Zonja Vdekje". Ajo angazhon detektivin Belan për të verifikuar nëse njeriu që ajo e kishte parë në një shitore librash ishte shkrimtari që moti i vdekur, Seline.

80,50 SEK
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Zonja Vdekje (kopertinë e trashë)
Origjinali: Pulp
Gjinia: Roman
Autori: Çarls Bukovski
Shqipëroi: Dajana Baça
Shtëpia botuese: Koha Ditore
Viti: 2005
Fq. 158
Pesha: 0.248 kg
ISBN: 84-9789-816-8

Mbi librin

Nik Belan, një detektiv pijanec në Los Angeles që ka çmimin 6 dollarë për orë, po i ndiqte mizat në zyrën e vet kur aty hyn "një femër që ta sillte mendjen vërdallë" dhe e cila prezantohet si "Zonja Vdekje". Ajo angazhon detektivin Belan për të verifikuar nëse njeriu që ajo e kishte parë në një shitore librash ishte shkrimtari që moti i vdekur, Seline.

Duke pranuar angazhimin, Belan i hyn një pune që e shpien, natyrisht, nëpër kafenetë e qytetit. Krahas kërkimit për shkrimtarin e vdekur Selin, detektivi i Bukovskit angazhohet edhe në raste të tjera, të cilat së bashku shkrihen në një ankth ekzistencial.

Me një gjuhë të vrazhdë, të përditshmërisë, Bukovski, gjithnjë një ikonathyes që ka etje për një lloj konflikti letrar, romanin "Zonja Vdekje" ua ka kushtuar romaneve të popullarizuara detektive.

Fragment nga libri

Atë natë nuk arrita të flija. Piva birrë, piva verë, piva vodkë, gjithçka ishte e kotë. Nuk kisha zgjidhur asgjë. Të gjitha çështjet ishin në një fazë qetësie. Im atë më kishte thënë që do të isha një dështim. Edhe ai i tillë kishte qenë. Farë e keqe.

Ndeza televizorin. Kisha një në dhomën e gjumit. Një vajzë e re u shfaq dhe më tha që do të fliste me mua, që do të më bënte të ndjehesha mrekullisht mirë. Më nevojitej vetëm një kartë krediti. Vendosa të mos bëja gjë. Pastaj fytyra e gruas u zhduk nga ekrani dhe u shfaq ajo e Xheni Nitros.
-Belan, - tha, - nuk dua të përzihesh në punët e mia.
-Çfarë? – i thashë.

Ajo përsëriti frazën dhe unë fika televizorin. E mbusha gotën përsëri me vodkë, të paholluar. Shova dritën dhe mbeta i ulur mbi krevat, në errësirë. Piva një gllënjkë vodkë. Pastaj dëgjova një gumëzhimë të fortë, si ajo e një morie bletësh përreth zgjoit të ngacmuar. Pastaj shpërtheu një rreze drite dhe u shfaq Xheni Nitro. Më zuri data.

Mbi autorin

Çarls Bukovski (1921 – 1996), krahas Keroakut dhe Barouzit, është shkrimtari më i rëndësishëm i afërt me frymën bit – gjeneratës dhe ishte "Heminguej i bregdetit perëndimor", siç e quanin gazetat amerikane.

Siç pat theksuar një kritik, Bukovski kurrë nuk ishte konsideruar një poet që premton, sepse librin e tij të parë me poezi ai e kishte botuar në moshën 35 vjeçare, ndërsa kur e botoi librin e parë në prozë ishte gati 50 vjeç. Dhe ndërsa poezia e tij i siguroi njohje në qarqet letrare, proza i solli famë botërore.

Romanet "Femrat", "Rrëfimet për marrëzinë e zakonshme", "Post Office", "Zonja Vdekje" dhe "Fotografitë nga ferri" i kanë siguruar atij një vend të veçantë në letërsinë moderne amerikane dhe botërore.

 

Detajet e librit
Koha Ditore
SKU000445

Referencat specifike

isbn
8497898168
ean13
8497898168
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2474

Botuesi: UEGEN

Zonja Vdekje, Charles Bukowski

Charles Bukowski te "Zonja Vdekje" e gërsheton jetën e vrazhdë të rrugës me shumë shprehje banale, me rrëfimin e një detektivi, i cili pothuajse kryen detyrën e një polici, duke i kapluar lexuesit me përshkrimin e skenave, të cilat shpeshherë janë tmerruese nëpër kafenetë e njërit prej qyteteve më të mëdha të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Çmimi 57,50 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: 2475

Botuesi: Te tjere

Factotum, Charles Bukowski

Ngjarjet e romani zhvillohen në vitin 1944 dhe paraqet jetën e një alkoolisti të papunë, Henri Çinaski, teksa e kalon kohën duke bredhur në rrugët e klasës së ulët në Los Anxhelos në kërkim të një pune.

Çmimi 80,50 SEK
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)