• Ka mbaruar
Vilet e zemerimit, Xhon Stajnbek
  • Vilet e zemerimit, Xhon Stajnbek

Vilet e zemerimit, Xhon Stajnbek

SKU000444
Koha Ditore

Bujq të varfër nuk mund të mbijetojnë në Oklahoma. Me shpejtësi përhapet lajmi për një vend të premtuar, ku mund të nxirren fitime dhe të sigurohet ekzistenca: Kalifornia. Karvanë bujqish nisen nëpër pluhur dhe vapë të padurueshme. Pasi arrijnë në Kaliforni, shpejt ndiejnë shtypjen e pronarëve të tokave.

113,85 SEK
Sasia
Ka mbaruar

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Vilet e zemërimit (kopertinë e trashë)
Origjinali: The grapes of wrath
Gjinia: Roman
Autori: Xhon Stajnbek
Shqipëroi: Petro Zheji
Shtëpia botuese: Koha Ditore
Viti: 2005
Fq. 576
Pesha: 0.66 kg
ISBN: 84-9819-047-9

Mbi librin

Bujq të varfër nuk mund të mbijetojnë në Oklahoma. Me shpejtësi përhapet lajmi për një vend të premtuar, ku mund të nxirren fitime dhe të sigurohet ekzistenca: Kalifornia. Karvanë bujqish nisen nëpër pluhur dhe vapë të padurueshme. Pasi arrijnë në Kaliforni, shpejt ndiejnë shtypjen e pronarëve të tokave. Bujqit shfrytëzohen dhe vuajnë nga uria.

Në roman përshkruhet fati i familjes Joad, e cila detyrohet të shesë pronën në Oklahoma dhe niset për në Kaliforni me një kamion të ndryshkur. Bashkë me prindërit dhe me fëmijët e vegjël udhëtojnë edhe gjyshërit. Për të përshkruar sa më hollësisht mjerimin social, Xhon Stajnbek kishte shoqëruar një karvan.

Qarqe politike dhe kishtare e dënuan atë si nxitës të revoltës dhe luftës së klasave. Nga ana tjetër, Stajnbek me këtë roman fitoi famën si shkrimtar që angazhohet për të varfërit dhe të shtypurit. Për këtë vepër, Stajnbek në vitin 1940 u shpërblye me çmimin Pulicer, ndërsa më 1962 u nderua me çmimin Nobel për Letërsi.

Fragment nga libri

Mbi tokat e kuqe dhe mbi një pjesë të tokave të murrme të Oklahomës shirat e fundit ranë lehtë dhe nuk e zbutën dot dheun e ngurtë. Plugjet i përshkuan mbarë e prapë vazhdat e rrëkeve. Pas shirave, të mbjellat e misrit bënë shpejt përpjetë dhe nëpër anët e rrugëve nisën të gjelbëronin lloj – lloj barërash. Kështu që tokat e murrme dhe ato në ngjyrë të kuqe të thellë zunë e u zhdukën shpejt nën një qilim jeshil.

Aty nga fundi i majit qielli filloi të zbehej dhe shtëllungat e reve që kishin qëndruar varur atje, lart në qiell, gati tërë pranverës, u shpërndanë. Një diell i nxehtë prush digjte e përvëlonte tani ditë më ditë misrin që po rritej, gjersa më në fund mbi çdo bajonetë jeshile spikati buzëve një rrip i hollë i murrmë.

Retë u dukën përsëri, por këtë radhë nuk qëndruan shumë dhe nuk erdhën më prapë. Barërat, që të mbroheshin nga dielli, u nxinë dhe nuk u hodhën andej e tutje të pushtonin më ngastra të reja. Faqja e dheut u mbulua me një kore të hollë e të fortë dhe, ashtu si qielli, zbehej tani edhe toka, ajo që kishte qenë e kuqe bëhej e kuqërremtë dhe ajo që kishte qenë e murrme zbardhëllehej.

Mbi autorin

Xhon Stajnbek u lind më 27 shkurt 1902 në Salinas të Kalifornisë. Ishte me origjinë gjermano – irlandeze. Pasi studioi biologjinë detare nga viti 1925 shkroi romanet e para dhe arriti kulmin e karrierës letrare me "Vilet e zemërimit". Personalitetin e Stajnbekut e karakterizojnë tipare tipike amerikane si dashuria për njerëzit e pashpresë dhe patriotizmi sentimental. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Stajnbek ishte reporter lufte. Ai vdiq më 20 dhjetor 1968 në Nju Jork.

 

Detajet e librit
Koha Ditore
SKU000444
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001235

Botuesi: Kokona

Margaritari, John Steinbeck

Në qytet tregojnë historinë e margaritarit të madh, se si e gjetën dhe si e humbën pastaj. Tregojnë për Kinon, peshkatarin dhe për të shoqen, Huanën, dhe për foshnjën e tyre, Kojotiton. Kjo histori është ngulur në mendjen e secilit ngaqë është treguar shumë herë.
57,50 SEK
More

Botuesi: Ideart

Njerëz dhe minj, John Steinbeck

Me këtë parabolë përkushtimi, vetmie, shprese dhe humbjeje, John Stainbeck krijoi portretet e fuqishme të dy burrave që rropaten të kuptojnë vendin e tyre unik në botë. Duke u mbërthyer te njëri-tjetri, në vetminë, mbylljen në guackë dhe armiqësinë ndaj ambientit rrethues, Xhorxhi dhe shoku i tij mendjelehtë, Leni, ëndërrojnë siç bëjnë bredharakët, për...
57,50 SEK
More

Botuesi: Living

Në lindje të Edenit, John Steinbeck

Një roman ambicioz, i cili është njëherazi një sagë familjare dhe një ritregim modern i Zanafillës. Në ditarin e tij, Steinbeck e ka cilësuar librin "Në lindje të Edenit" si librin e tij të parë dhe është e vërtetë që ky libër mbart fuqinë fillestare dhe thjeshtësinë e një miti.
172,50 SEK
More