• Banner

Aventurat tona të verës, Pushime magjike, Alida Thaçi, Arbërie Nagavci, Krenare Lleshi, libri i tretë
  • Aventurat tona të verës, Pushime magjike, Alida Thaçi, Arbërie Nagavci, Krenare Lleshi, libri i tretë

Aventurat tona të verës, Pushime magjike, Alida Thaçi, Arbërie Nagavci, Krenare Lleshi, libri i tretë

“Aventurat magjike” është një seri librash për pushimet verore për fëmijë nga klasa I deri në klasën V. Këta libra janë hartuar në bazë të kurrikulës mësimore, e cila mbështet zhvillimin e kompetencave të fëmijëve.

2,72 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Aventurat tona të verës, Pushime magjike, libri i tretë
Gjinia: Libër edukativ
Autori: Alida Thaçi,Arbërie Nagavci, Krenare Lleshi
Shtëpia botuese: Albas
Viti: 2019
Fq. 48
Pesha: 0.171 kg.
ISBN: 978-9928-282-94-1

Mbi librin

“Aventurat magjike” është një seri librash për pushimet verore për fëmijë nga klasa I deri në klasën V. Këta libra janë hartuar në bazë të kurrikulës mësimore, e cila mbështet zhvillimin e kompetencave të fëmijëve.

Ushtrimet, aktivitetet, leximi dhe veprimtaritë jepen në mënyrë zbavitëse dhe tërheqëse, duke i nxitur fëmijët të zhvillojnë shkathtësitë e aftësitë e nevojshme dhe të arrijnë objektivat mësimorë.

Nëpërmjet personazheve, ilustrimeve tërheqëse dhe detyrave zbavitëse, fëmijët nxiten për të mësuar njohuri të reja dhe për të punuar në mënyrë të pavarur, si dhe të zhvillojnë kompetencat dhe shkathtësitë në mënyrë aktive, kreative dhe argëtuese.

Çdo faqe e librit është një aventurë e re, një mësim i ri, një udhëtim fantastik drejt arritjes së qëllimeve të arsimit parauniversitar. Nga libri i parë tek i pesti kalohet gradualisht dhe në mënyrë të integruar në të nxënit e sistemuar drejt arritjes së kompetencave kryesore të kurrikulës bërthamë.

Gjatë këtij udhëtimi, fëmijët do të reflektojnë rreth temave dhe koncepteve të mësuara deri më tani si dhe do të kenë mundësi të zhvillojnë njohuri e shkathtësi të reja.

Këta libra tërheqin vëmendjen e fëmijëve, nxitin zhvillimin e inteligjencës së tyre, të menduarit kritik dhe kreativ, pasurojnë fjalorin dhe fantazinë e tyre. Gjithashtu i nxit drejt aventurave të reja, mësimeve të radhës dhe historive të tjera për të lexuar.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928282941
ean13
9789928282941
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Udhëtari i madh, Xhani Rodari

Xhovanino Perdixhorni i përket fisit të zbuluesve të mëdhenj: ka kureshtjen dhe shpirtin e aventurës. Porse botët që më së shpeshti has nuk e kënaqin krejtësisht dhe kështu, pas një qëndrimi të shkurtër, riniset për të ndjekur ëndrrën e një "vendi pa gabime", ku gjithçka është "e përsosur" dhe "e bukur".

Çmimi 2,55 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Aeditions

Aventura e madhe e pinguinit të vogël

Pinguini i vogël ishte mërzitur duke tundur këmbët dhe duke luajtur vetëm derisa një ditë pulëbardha i tha se duhej të nisej të gjente Aventurën. Po ku duhej të kërkonte fillimisht pinguini i vogël dhe a e ëndërronte vërtet Aventurën?

Çmimi 5,10 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Koni luan futboll, Liane Schneider, Eva Wenzel-Burger

Koni nuk humbet asnjë orë stërvitjeje, që kur bën pjesë në një ekip futbolli. Aty ajo mëson çdo gjë rreth futbollit. Ajo mezi po pret të luajë në një ndeshje të vërtetë, por papritur sëmuret. A do të shërohet në kohë për të luajtur dhe a do ta përballojë dot lojën?

Çmimi 3,15 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Aeditions

Përrallat e Babagjyshit të Vitit të Ri

Për ty që e pret gjithë gëzim festën e Vitit të Ri, ky është një libër i paharrueshëm. Janë 24 përralla, njëra më e bukur se tjetra, ku ti do të përgatitësh dhurata bashkë me elfët, do të ndihmosh renat me sajën e tyre të bukur, por, mbi të gjitha, do të bëhesh fëmijë i mbarë që ta presësh si duhet Babagjyshin i Vitit të Ri.

Çmimi 10,20 GBP
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)