Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,29 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,93 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
10,41 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Autobusi i drithërimave, Paul van Loon, libri i parë
  • Autobusi i drithërimave, Paul van Loon, libri i parë

Autobusi i drithërimave, Paul van Loon, libri i parë

Dituria

Nëse po kërkoni një libër që ju emocionon, ju mban frymën pezull dhe ndonjëherë ju drithëron, ky libër është për ju. Gjatë Javës së Librit për fëmijë, një shkrimtar i famshëm fton një mësues me klasën e tij për të bërë një ekskursion të veçantë me Autobusin e Drithërimave.

6,25 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Autobusi i drithërimave, libri i parë
Origjinali: De Griezelbus 1
Gjinia: Roman
Autori:  Paul van Loon
Shqipëroi:Ilira Shurbani
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2019
Fq. 168
Pesha: 0.268 kg.
ISBN: 978-9928-292-08-7

Mbi librin

Nëse po kërkoni një libër që ju emocionon, ju mban frymën pezull dhe ndonjëherë ju drithëron, ky libër është për ju. Gjatë Javës së Librit për fëmijë, një shkrimtar i famshëm fton një mësues me klasën e tij për të bërë një ekskursion të veçantë me Autobusin e Drithërimave.

Ky Autobus është një shpikje e zotit Onoval, shkrimtarit. Automjeti është i vjetër, por ecën ende për bukuri. Shumë shkolla fillore janë ftuar të bëjnë ekskursione me të. Gjatë udhëtimit, shkrimtari lexon tregime nga libri i tij më i ri. Ai ka përpara vetes edhe disa objekte: një skelet, një kavanoz…

Autobusi bën përpara nëpër natë, i drejtuar nga një shofer që e ka të mbuluar fytyrën me një maskë. Në fillim tregimet duken të pabesueshme, si rrëfimi për skeletin që lëviz e jeton si njeri i gjallë, apo tregimi për dymbëdhjetë gishtërinjtë e njeriut, por shumë ngjarje dhe rastësi të vogla që ndodhin në autobus, u shkaktojnë dyshime fëmijëve dhe mësuesit.

Ndërsa udhëtimi vazhdon, duket se dikush në autobus fsheh një sekret të keq. Apo janë më shumë ata që fshehin diçka?

Koment nga autori

Shpresoj që këto tregime t’ju kenë rrëqethur në mënyrë të këndshme. Edhe për mua ishte kënaqësi që t’i shkruaja. Unë shkruaj gjithmonë natën, kur të gjithë flenë dhe duhet t’ju them, me zemër në dorë, se ndonjëherë, duke punuar për Autobusin e Drithërimave, më vinin ca mendime të çuditshme.

Për shembull, që dora e akullt e një skeleti mund të më kapte për zverku. Ose që papritmas, pas dritares sime, do të dilte nga errësira e natës fytyra e kapitenit Mordekai...

Pastaj kujtohesha që ato tregime i kisha shpikur vetë. Pra, të gjitha fantazi. Dhe, siç thotë Mishieli në fund të librit, shkrimtarët gënjejnë gjithmonë, prandaj mua nuk mund të më ndodhë asgjë dhe as juve!

Fragment nga libri

- Fëmijë, në makinë! Autobusi i Drithërimave është gati për t’u nisur.

Morisi, mësuesi, rreh shuplakat e duarve pranë hyrjes së autobusit të madh, të parkuar përpara shkollës. Pjesa e jashtme e autobusit është e pikturuar me figura fantazmash, skeletesh dhe personazhesh të tjera. Në anë, është shkruar me shkronja të mëdha: Autobusi i Drithërimave.

Nxënësit i afrohen makinës, paksa ngurrues. Në këmbë përpara shkollës, prindërit e tyre, të shqetësuar, tundin duart në shenjë përshëndetjeje. Është ora gjashtë e pasdites dhe po fillon të erret.

- Me siguri, do të jenë në shtëpi rreth orës nëntë,- thotë babai i Jorisit dhe i Pitërit.
Mësuesi e përshëndet edhe atë, me një gjest inkurajues. - Mos u bëni merak. Në orën nëntë do të jemi këtu përpara shkollës.

Sandëri dhe Mishieli janë të parët ne rresht dhe menjëherë pas tyre vijnë Anabela dhe vogëlushja Lizëlor, me çantën që s'i shqitet kurrë.

Të gjithë qeshin nën hundë, paksa të frikësuar. Me rastin e javës së librit për fëmijë, ata po nisen në një ekskursion ndryshe nga të tjerët. Një ekskursion me Autobusin e Drithërimave. Me në krye mësues Morisin, e gjithë klasa e pestë e shkollës fillore “Tulipani”, merr pjesë.

Autobusi i Drithërimave është një shpikje e zotit Onoval, shkrimtar i famshëm i librave për fëmijë. Ai mori me qira nga një shoqëri transporti një autobus të vjetër, me të cilin të përshkonte të gjithë rajonin, gjatë javës së librit.

Automjeti është copë-copë, por ecën ende për bukuri. Shumë shkolla fillore, midis të cilave “Tulipani”, janë ftuar të bëjnë një ekskursion me Autobusin e Drithërimave.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928292087
ean13
9789928292087
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Bota Shqiptare

Libri im i parë me pyetje dhe përgjigje

Duke trajtuar tema zbavitëse nga shkenca, historia dhe natyra, ky libër është ideal për lexuesit e vegjël. Çdo pyetje merr përgjigje të qarta ndërsa figurat ndihmojnë për shpjegime të mëtejshme. 
15,62 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Te tjere

Gjenitë e mendimit, Leonardo dhe pena që vizatoi të ardhmen, Luka Noveli

Leonardo ka qenë piktor, arkitekt, teknolog, filozof dhe kërkues shkencor. Ai u bë mit që në kohën e tij. Ishte një shpikës i madh dhe nëse puna e tij do të ishte zbatuar me korrektësi, ndoshta Napoleoni do të kishte udhëtuar me aeroplan dhe ndoshta do të kishim kolonizuar që tani planetët e sistemit diellor.
4,06 
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Kalorësit e tryezës së rrumbullakët, përshtatje për fëmijë

Shumë janë mbretërit e epokave të shkuara, të cilëve edhe sot e kësaj dite, u tregohen bëmat, por pak prej tyre janë aq të njohur sa i lavdishmi mbreti Artur, mbret i mbretërisë madhështore të Logresit. I thirrur nga vetë Zoti për të qenë mbret pasi shkuli shpatën e ngulur në shkëmb, mbreti i ri, në atë kohë 17 vjeçar, gjendet i mpleksur në një pafundësi...
4,68 
More
Në gjendje

Botuesi: Arka e Noes

Aventurat e Zozos, Diana Çuli

Zozo, një djalë çapkën e trimosh, është personazhi që del nga Ipadi dhe shëtit të gjithë botën duke u ardhur në ndihmë të gjithë fëmijëve që gjenden në ndonjë situatë të vështirë. 
6,25 
More
Në gjendje

Botuesi: Aeditions

Përralla për djem, Virgjil Muçi

Ky libër me format mjaft të këndshëm përmban 25 fabula e përralla për djem. Jo se vajzat nuk mund ta shfletojnë e ta lexojnë e nuk do të kënaqen me të, por djemtë, është e sigurt që do ta gjejnë veten shumë mirë në secilën prej tyre. Fabulat e Ezopit, të La Fontenit, të Samaniegos, seria e përrallave me qenushin Kiko etj., janë përshtatur mjaft mirë për...
10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Rrëfenja për vajzat

Në këtë vëllim me plot ilustrime tërheqëse janë paraqitur përshtatjet të kryeveprave botërore për fëmijë.
16,66 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Koleksioni Sandra

Kjo seri përbëhet nga shtatë tituj: Sandra fermere; Sandra dhe shelegu; Sandra dhe derrkuci; Sandra dhe kërriçi besnik; Sandra dhe lepurushi aventurier; Sandra dhe lejlekët guximtarë; Sandra dhe rosa e egër.
11,76 
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe