• Banner

Autobusi i drithërimave, Paul van Loon, libri i parë
  • Autobusi i drithërimave, Paul van Loon, libri i parë

Autobusi i drithërimave, Paul van Loon, libri i parë

Nëse po kërkoni një libër që ju emocionon, ju mban frymën pezull dhe ndonjëherë ju drithëron, ky libër është për ju. Gjatë Javës së Librit për fëmijë, një shkrimtar i famshëm fton një mësues me klasën e tij për të bërë një ekskursion të veçantë me Autobusin e Drithërimave.

600 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Autobusi i drithërimave, libri i parë
Origjinali: De Griezelbus 1
Gjinia: Roman
Autori:  Paul van Loon
Shqipëroi:Ilira Shurbani
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2019
Fq. 168
Pesha: 0.268 kg.
ISBN: 978-9928-292-08-7

Mbi librin

Nëse po kërkoni një libër që ju emocionon, ju mban frymën pezull dhe ndonjëherë ju drithëron, ky libër është për ju. Gjatë Javës së Librit për fëmijë, një shkrimtar i famshëm fton një mësues me klasën e tij për të bërë një ekskursion të veçantë me Autobusin e Drithërimave.

Ky Autobus është një shpikje e zotit Onoval, shkrimtarit. Automjeti është i vjetër, por ecën ende për bukuri. Shumë shkolla fillore janë ftuar të bëjnë ekskursione me të. Gjatë udhëtimit, shkrimtari lexon tregime nga libri i tij më i ri. Ai ka përpara vetes edhe disa objekte: një skelet, një kavanoz…

Autobusi bën përpara nëpër natë, i drejtuar nga një shofer që e ka të mbuluar fytyrën me një maskë. Në fillim tregimet duken të pabesueshme, si rrëfimi për skeletin që lëviz e jeton si njeri i gjallë, apo tregimi për dymbëdhjetë gishtërinjtë e njeriut, por shumë ngjarje dhe rastësi të vogla që ndodhin në autobus, u shkaktojnë dyshime fëmijëve dhe mësuesit.

Ndërsa udhëtimi vazhdon, duket se dikush në autobus fsheh një sekret të keq. Apo janë më shumë ata që fshehin diçka?

Koment nga autori

Shpresoj që këto tregime t’ju kenë rrëqethur në mënyrë të këndshme. Edhe për mua ishte kënaqësi që t’i shkruaja. Unë shkruaj gjithmonë natën, kur të gjithë flenë dhe duhet t’ju them, me zemër në dorë, se ndonjëherë, duke punuar për Autobusin e Drithërimave, më vinin ca mendime të çuditshme.

Për shembull, që dora e akullt e një skeleti mund të më kapte për zverku. Ose që papritmas, pas dritares sime, do të dilte nga errësira e natës fytyra e kapitenit Mordekai...

Pastaj kujtohesha që ato tregime i kisha shpikur vetë. Pra, të gjitha fantazi. Dhe, siç thotë Mishieli në fund të librit, shkrimtarët gënjejnë gjithmonë, prandaj mua nuk mund të më ndodhë asgjë dhe as juve!

Fragment nga libri

- Fëmijë, në makinë! Autobusi i Drithërimave është gati për t’u nisur.

Morisi, mësuesi, rreh shuplakat e duarve pranë hyrjes së autobusit të madh, të parkuar përpara shkollës. Pjesa e jashtme e autobusit është e pikturuar me figura fantazmash, skeletesh dhe personazhesh të tjera. Në anë, është shkruar me shkronja të mëdha: Autobusi i Drithërimave.

Nxënësit i afrohen makinës, paksa ngurrues. Në këmbë përpara shkollës, prindërit e tyre, të shqetësuar, tundin duart në shenjë përshëndetjeje. Është ora gjashtë e pasdites dhe po fillon të erret.

- Me siguri, do të jenë në shtëpi rreth orës nëntë,- thotë babai i Jorisit dhe i Pitërit.
Mësuesi e përshëndet edhe atë, me një gjest inkurajues. - Mos u bëni merak. Në orën nëntë do të jemi këtu përpara shkollës.

Sandëri dhe Mishieli janë të parët ne rresht dhe menjëherë pas tyre vijnë Anabela dhe vogëlushja Lizëlor, me çantën që s'i shqitet kurrë.

Të gjithë qeshin nën hundë, paksa të frikësuar. Me rastin e javës së librit për fëmijë, ata po nisen në një ekskursion ndryshe nga të tjerët. Një ekskursion me Autobusin e Drithërimave. Me në krye mësues Morisin, e gjithë klasa e pestë e shkollës fillore “Tulipani”, merr pjesë.

Autobusi i Drithërimave është një shpikje e zotit Onoval, shkrimtar i famshëm i librave për fëmijë. Ai mori me qira nga një shoqëri transporti një autobus të vjetër, me të cilin të përshkonte të gjithë rajonin, gjatë javës së librit.

Automjeti është copë-copë, por ecën ende për bukuri. Shumë shkolla fillore, midis të cilave “Tulipani”, janë ftuar të bëjnë një ekskursion me Autobusin e Drithërimave.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928292087
ean13
9789928292087
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Aeditions

Zanat e dëborës

Të stolisura me fustane të kristalta dhe me flokët prej dëbore, zanat të ftojnë të zbulosh përrallat më të bukura të dimrit. Në këtë përmbledhje të ilustruar kaq bukur do të gjesh rrëfenja të mrekullueshme që flasin për kafshë në rrezik, për zemra që knë nëvojë për ngrohtësi apo për feta madhështore.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Përralla para gjumit

Pesë përralla të mrekullueshme dhe argëtuese, shkruar kryesisht për të rriturit, që t'ua tregojnë fëmijëve para gjumit e të nxitin dëshirën e tyre për t'i lexuar vetë.

Çmimi 580 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Operacioni bananet, David Walliams

Londër: 1940Teksa bombat bien me breshëri mbi qytet, Eriku i vogël zë miqësi të pazakontë me një gorillë të stërmadhe: Gertrudën.Por kur Kopshti Zoologjik vihet në rrezik,Eriku i futet aventurës për të shpëtuar Gertrudën... dhe të gjithë të tjerët.

Çmimi 1 300 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2113

Botuesi: Aeditions

Rrefenja me zana, perralla per femije

Eja dhe zbulo 18 rrëfenja me zana...Njëra zanë të dërgon plot të puthura...Një tjetër të pëshpërit te veshi fjalë të ëmbla...Një e tretë t'i përmbush të gjithë dëshirat...... Bashkë me to kalo çaste të mrekullueshme

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Aeditions

Rosaku i shëmtuar dhe përrallëza të tjera

Përrallat janë pjesë magjike e jetës së çdo fëmije. Në këtë thesar të bukur gjenden 6 më të dashurat prej tyre. Teksa do të uleni të lexoni, do të zbuloni botën e nënujshme të Sirenës së Vogël dhe do të ndiqni Dymbërdhjetë Princeshat Valltare në aventurën e tyre, por do të kënaqeni edhe me gjithë përrallat e tjera të kësaj serie fantastike.

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Jeronim Stilton, Kujdes mustaqet... Po vjen Miugoni!, vol. 18

Ciutt! Një miush misterioz vetëm me një sy ka ndërmend të shkatërrojë Jehonën e Brejtësit... Unë do ta shpëtoj duke marrë pjesë në një emision – horror me pyetje – përgjigje ku rrezikon të humbasësh bishtin! Më në fund do ta zbuloj kush është miushi misterioz falë legjendarit Miugon... Ciutt!

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)