• Banner

Përrallat e Krishtlindjeve, Maria Maneru

Me mbërritjen e Krishtlindjeve që të gjithë mbushemi me ndjenja të mira: është koha e dashurisë, e bujarisë, e shpresës, dhe padyshim fryma e Krishtlindjeve është motori më i përshtatshëm që fëmijët të mësojnë vlerat universale, në një mënyrë sa më të natyrshme.

1 500 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Përrallat e Krishtlindjeve (kopertinë e trashë)
Origjinali: Feliz Navidad!
Gjinia: Përralla
Autori: María Mañeru
Shqipëroi: Erion Karabolli
Shtëpia botuese: B & B Gjonaj Books/Bota Shqiptare
Viti: 2018
Fq. 92
Pesha: 0.850 kg.
ISBN: 978-9951-642-10-1

Mbi librin

Me mbërritjen e Krishtlindjeve që të gjithë mbushemi me ndjenja të mira: është koha e dashurisë, e bujarisë, e shpresës, dhe padyshim fryma e Krishtlindjeve është motori më i përshtatshëm që fëmijët të mësojnë vlerat universale, në një mënyrë sa më të natyrshme.

Në këtë përmbledhje përrallash, personazhe të tilla si një zebër, e cila dëshiron të shndërrohet në një nga drerët e Babagjyshit apo disa piratë çapkënë, të cilët presin me padurim dhuratat e tyre të Krishtlindjeve, do t’i ndihmojnë vogëlushët që të kuptojnë çka është njëmend e rëndësishme dhe çka nuk është e tillë, po ashtu që bujaria, miqësia, respekti dhe mirënjohja do t’i bëjnë që çdo ditë të vitit ta jetojnë njësoj sikur të ishte kjo kohë kaq e veçantë.

Dhe si përmbyllje, disa aktivitete argëtuese, me qëllim që vogëlushët të kënaqen duke luajtur: një maskë Babagjyshi, zbukurimi i drerit Rudolf, kartolina të ngjyrosshme, të cilat mund të përdoren për urime personale, një engjëllush prej letre që tregon mbërritjen e Krishtlindjeve, një bredh i ndërtuar me fotografi që kujtojnë çastet më të bukura të vitit dhe disa receta të shijshme gatimi për Krishtlindje, me të cilat mund të befasosh familjen dhe miqtë.

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9789951642101
ean13
9789951642101
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Vellezerit Tafa

1 minutë përralla

Në këtë vëllim janë renditur një sërë përrallash të treguara në mënyrë sa më të kuptueshme për fëmijët e vegjël. Përrallat e renditur në këtë libër janë: Dhelpra dhe korbi, Lepuri dhe breshka, Milingona dhe pëllumbi, Bambi, Sirena e Vogël, Ujku dhe qengji etj.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Pepa shkon në pishinë

Pepa dhe Xhorxhi do të shkojnë në pishinë, por Xhorxhi ka pak frikë. Si do ta bindin atë mami dhe babi që të hyjë në pishinë? Për ta zbuluar këtë, lexoni historinë.

Çmimi 300 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Vellezerit Tafa

Tregime për fëmijë

Në këtë vëllim janë paraqitur disa tregime, si: Bretkosa këngëtare, Peshku vezullues, Luani dembel, Delfini i vogël, Qafa e gjirafës, Macja e përçmuar, Talenti i lepurushit, Pasion maçokësh, Kush është prapa, E fshehta e lodrave, Gogoli i vetmuar, Një ditë e gëzuar, Rrëfimi i dinozaurit dhe Pushimet e lepurushit.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Mbretëresha e akullit, Sarah Nathan, Sela Roman

Mbretëresha e akullit, një nga filmat e animuar të studios Walt Disney, flet për historinë e Anës, e cila shkon në një udhëtim epik për të shpëtuar mbretërinë. Duke u bashkuar me një aventurier të quajtur Kristof dhe drerin e tij Sven, Ana fillon kërkimet për motrën e saj, Elsën, e cila me fuqitë e saj të akullit e ka zhytur mbretërinë në një dimër të...

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Sfida për trurin

Dëshiron të bëhesh një gjeni i vogël? Seria e librave "Doktor Gjeniu" përmban lojëra zbavitëse logjike dhe inteligjente, që ndihmojnë të zhvillosh kujtesën, shkathtësinë mendore dhe përqendrimin. Me lapsin elektronik mund të gjesh menjëherë përgjigjet e sakta.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)