Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
80,50 SEK
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
120,75 SEK
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
115,00 SEK
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Kalorësit e tryezës së rrumbullakët, përshtatje për fëmijë
  • Kalorësit e tryezës së rrumbullakët, përshtatje për fëmijë
  • Kaloresit e tryezes se rrumbullaket, pershtatje per femije
  • Kaloresit e tryezes se rrumbullaket, pershtatje per femije
  • Kaloresit e tryezes se rrumbullaket, pershtatje per femije

Kalorësit e tryezës së rrumbullakët, përshtatje për fëmijë

Dituria

Shumë janë mbretërit e epokave të shkuara, të cilëve edhe sot e kësaj dite, u tregohen bëmat, por pak prej tyre janë aq të njohur sa i lavdishmi mbreti Artur, mbret i mbretërisë madhështore të Logresit. I thirrur nga vetë Zoti për të qenë mbret pasi shkuli shpatën e ngulur në shkëmb, mbreti i ri, në atë kohë 17 vjeçar, gjendet i mpleksur në një pafundësi aventurash.

51,75 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kalorësit e tryezës së rrumbullakët, përshtatje për fëmijë
Origjinali: I cavalieri della tavola rotonda
Gjinia: Legjenda
Shqipëroi: Nasi Lera
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2007
Fq. 96
Pesha: 0.212 kg.
ISBN: 978-99943-46-035

Mbi librin

Shumë janë mbretërit e epokave të shkuara, të cilëve edhe sot e kësaj dite, u tregohen bëmat, por pak prej tyre janë aq të njohur sa i lavdishmi mbreti Artur, mbret i mbretërisë madhështore të Logresit. I thirrur nga vetë Zoti për të qenë mbret pasi shkuli shpatën e ngulur në shkëmb, mbreti i ri, në atë kohë 17 vjeçar, gjendet i mpleksur në një pafundësi aventurash.

Ai do t'i bjerë kryq e tërthor mbretërisë së tij për të mbrojtur të varfrit e për të luftuar shpirtzinjtë, duke u mbuluar kështu me lavdi e duke fituar famë për zgjuarsinë e tij. Rreth tij sillen, gjithashtu mbuluar nga një famë e pavdekshme, personazhe të shumta, mes të cilëve shquhet mbretëresha e bukur dhe e ëmbël Gjinevra, trimi besnik e i pafat Lançelot, Magjistari Merlin, i mençur por i pazoti përballë kurtheve të dashurisë.

E së bashku me personazhet e tjera pozitive është edhe ziliqarja dhe e pamëshirshmja, Magjistarja Morgan, motra e mbretit Artur, shkaktare e luftës vëllavrasëse që do t'i japë fund epokës së lavdishme të kalorësve të Tryezës së Rrumbullakët, kohës së "magjive e magjepsjeve".

Me vdekjen e Arturit, një dorë del mistershëm nga sipërfaqja e një liqeni për të rimarrë Eskaliburin, shpatën magjike ngulur në shkëmb, për ta kthyer përsëri në vendin e vet, atje ku ndoshta ende jetojnë ata kalorës fisnikë e trima që janë zhdukur përgjithmonë nga kjo botë.

Të panumërta janë variantet e ciklit të vjetër të legjendave për mbretin Artur e që vijnë ndoshta qysh prej shekullit XII, zanafillat e të cilit humbasin nëpër labirintet e letërsisë së vjetër angleze e franceze ende të pazbuluara plotësisht. Libri ynë është një interpretim romantik i aventurave magjepsëse të kavalierëve dhe damave të tyre.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
978999434035
ean13
978999434035
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Aeditions

Kafshët e botës

Gishtat e veckël të fëmijëve mund ta shfletojnë me shumë lehtësi këtë libër, pasi fletët e tij janë bërë enkas për ta. Pastaj, faqe pas faqeje, ata do të shtypin sqepin e papagallit e do të dëgjojnë se si bën ai; do të prekin, do të dëgjojnë e do të ndiejnë shpatullën e tigrit, shpinën e hipopotamit e të koalës, baluken e lamës, si dhe barkun bardhosh e...
172,50 SEK
More

Botuesi: Vellezerit Tafa

1 minutë përralla

Në këtë vëllim janë renditur një sërë përrallash të treguara në mënyrë sa më të kuptueshme për fëmijët e vegjël. Përrallat e renditur në këtë libër janë: Dhelpra dhe korbi, Lepuri dhe breshka, Milingona dhe pëllumbi, Bambi, Sirena e Vogël, Ujku dhe qengji etj.
115,00 SEK
More

Botuesi: Albas

Udhëtim në botën e pemëve, J.M.G. Le Clezio

A e di ti se pemët flasin, lëvizin dhe shohin? Nëse i vështrojmë me kujdes, do të zbulojmë se ato janë si ne. Djali i vogël do t’i zbusë ato dalëngadalë dhe, falë imagjinatës, ai do të ndërmarrë një udhëtim të mrekullueshëm, ku do të zbulojë sekretet e tyre.
40,25 SEK
More

Botuesi: Botart

Gjirafat s’vallëzojnë dot, Giles Andreae

E ilustruar në mënyrë fantastike nga Guy Parker rees, kjo është një histori e bukur, prekëse dhe triumfuese, e shkruar nga autori çmimfitues Giles Andreae, i njohur edhe si poeti i suksesshëm bashkëkohor, Purple Ronnie.
46,00 SEK
More

Referenca: 2984

Botuesi: Pegi

Ditari roze, vol.2, Jenny

Tashmë Kiokoja vuan pasojat e zemërimit të Akemit e, ndërsa vazhdon të mbajë të njëjtin qëndrim të vrazhdë ndaj saj, një ndihmë e papritur i vjen për t'i ndriçuar jetën.
51,75 SEK
More

Botuesi: Te tjere

Maksi mëson të notojë, Christian Tielman, Sabine Kraushaar

Shoqja e ngushtë e Maksit, Paulina, sapo ka marrë medaljen "Kali i detit". Edhe Maksit do t'i pëlqente të mësonte notin. "Ti nuk e merr dot atë medalje, se nuk je adhurues i ujit", - i thotë vëllai i tij i madh. Tani i takon Maksit të tregojë ç'është i aftë të bëjë!
42,55 SEK
More

Referenca: SKU000527

Botuesi: OMSCA-1

Poku Camaroku, Loredan Bubani

Titulli: Poku ÇamarokuOrigjinali: Poku ÇamarokuGjinia: Tregim me ilustrimeAutori: Loredan BubaniShtëpia botuese: OMSCA-1Viti: 2005Fq. 24Pesha: 0.061 kg
23,00 SEK
More

Referenca: 2810

Botuesi: Pegi

Jeronim Stilton, Ne mbreterine e fantazise

A keni ëndërruar ndonjëherë të udhëtoni në Mbretërinë e Fantazisë? A do të dëshironit të takonit shtriga, sirena, dragonj, xhinde, xhuxhmaxhuxhë mjekroshë, gjigantë, zana... por edhe njebrirësh, katallanë dhe njerëz ujqër? Do t'iu pëlqente të fluturonit në shpinën e Dragoit legjendar të Ylberit?
115,00 SEK
More

Referenca: SKU001071

Botuesi: Dituria

Të fala nga një dhelpër, Odhise K. Grillo

Të fala nga një dhelpër është një përmbledhje me përralla për fëmijë, që vjen po aq e bukur dhe me fantazi, ashtu si të gjitha krijimet e këtij autori të dashur për fëmijët. Një libër që jo vetëm do ta pasuronte bibliotekën e fëmijëve, por do t’u sillte atyre një kënaqësi të veçantë gjatë kohës së lirë.
40,25 SEK
More

I vetëm në shtëpi, John Huges

Tetëvjeçari Kevin Mekalister dëshironte që familja e tij të zhdukej. Ai as që mund ta merrte me mend se dëshira e tij do të plotësohej!
57,50 SEK
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2254

Botuesi: Dituria

Odiseja, pershtatje per femije, Homeri

Odiseja rrëfen udhëtimin kuturisës së Odisesë nëpër detra, udhëtim që zgjati shumë vjet, por që më në fund, pas shumë provave të rrezikshme, përfundoi lumturisht dhe Odiseja mundi të kthehet në Itakë dhe të përqafojë të dashurit e vet.
51,75 SEK
More