• Banner

  • Kaloresit e tryezes se rrumbullaket, pershtatje per femije
  • Kaloresit e tryezes se rrumbullaket, pershtatje per femije
  • Kaloresit e tryezes se rrumbullaket, pershtatje per femije

Kalorësit e tryezës së rrumbullakët, përshtatje për fëmijë

Shumë janë mbretërit e epokave të shkuara, të cilëve edhe sot e kësaj dite, u tregohen bëmat, por pak prej tyre janë aq të njohur sa i lavdishmi mbreti Artur, mbret i mbretërisë madhështore të Logresit. I thirrur nga vetë Zoti për të qenë mbret pasi shkuli shpatën e ngulur në shkëmb, mbreti i ri, në atë kohë 17 vjeçar, gjendet i mpleksur në një pafundësi aventurash.

450 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kalorësit e tryezës së rrumbullakët, përshtatje për fëmijë
Origjinali: I cavalieri della tavola rotonda
Gjinia: Legjenda
Shqipëroi: Nasi Lera
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2007
Fq. 96
Pesha: 0.212 kg.
ISBN: 978-99943-46-035

Mbi librin

Shumë janë mbretërit e epokave të shkuara, të cilëve edhe sot e kësaj dite, u tregohen bëmat, por pak prej tyre janë aq të njohur sa i lavdishmi mbreti Artur, mbret i mbretërisë madhështore të Logresit. I thirrur nga vetë Zoti për të qenë mbret pasi shkuli shpatën e ngulur në shkëmb, mbreti i ri, në atë kohë 17 vjeçar, gjendet i mpleksur në një pafundësi aventurash.

Ai do t'i bjerë kryq e tërthor mbretërisë së tij për të mbrojtur të varfrit e për të luftuar shpirtzinjtë, duke u mbuluar kështu me lavdi e duke fituar famë për zgjuarsinë e tij. Rreth tij sillen, gjithashtu mbuluar nga një famë e pavdekshme, personazhe të shumta, mes të cilëve shquhet mbretëresha e bukur dhe e ëmbël Gjinevra, trimi besnik e i pafat Lançelot, Magjistari Merlin, i mençur por i pazoti përballë kurtheve të dashurisë.

E së bashku me personazhet e tjera pozitive është edhe ziliqarja dhe e pamëshirshmja, Magjistarja Morgan, motra e mbretit Artur, shkaktare e luftës vëllavrasëse që do t'i japë fund epokës së lavdishme të kalorësve të Tryezës së Rrumbullakët, kohës së "magjive e magjepsjeve".

Me vdekjen e Arturit, një dorë del mistershëm nga sipërfaqja e një liqeni për të rimarrë Eskaliburin, shpatën magjike ngulur në shkëmb, për ta kthyer përsëri në vendin e vet, atje ku ndoshta ende jetojnë ata kalorës fisnikë e trima që janë zhdukur përgjithmonë nga kjo botë.

Të panumërta janë variantet e ciklit të vjetër të legjendave për mbretin Artur e që vijnë ndoshta qysh prej shekullit XII, zanafillat e të cilit humbasin nëpër labirintet e letërsisë së vjetër angleze e franceze ende të pazbuluara plotësisht. Libri ynë është një interpretim romantik i aventurave magjepsëse të kavalierëve dhe damave të tyre.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
978999434035
ean13
978999434035
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2254

Botuesi: Dituria

Odiseja, pershtatje per femije, Homeri

Odiseja rrëfen udhëtimin kuturisës së Odisesë nëpër detra, udhëtim që zgjati shumë vjet, por që më në fund, pas shumë provave të rrezikshme, përfundoi lumturisht dhe Odiseja mundi të kthehet në Itakë dhe të përqafojë të dashurit e vet.

Çmimi 450 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2810

Botuesi: Pegi

Jeronim Stilton, Ne mbreterine e fantazise

A keni ëndërruar ndonjëherë të udhëtoni në Mbretërinë e Fantazisë? A do të dëshironit të takonit shtriga, sirena, dragonj, xhinde, xhuxhmaxhuxhë mjekroshë, gjigantë, zana... por edhe njebrirësh, katallanë dhe njerëz ujqër? Do t'iu pëlqente të fluturonit në shpinën e Dragoit legjendar të Ylberit?

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Përrallat e Ana Tisit, Ana Tisi

Përmes librit të saj, Ana Tisi na dhuron një tokë magjike në të cilën bukuria dhe pastërtia janë ende të mundshme. Sepse, nga të gjitha gjërat që kalojmë në jetë, mbijeton vetëm ajo që transformohet në përrallë.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Aeditions

Rosaku i shëmtuar dhe përrallëza të tjera

Përrallat janë pjesë magjike e jetës së çdo fëmije. Në këtë thesar të bukur gjenden 6 më të dashurat prej tyre. Teksa do të uleni të lexoni, do të zbuloni botën e nënujshme të Sirenës së Vogël dhe do të ndiqni Dymbërdhjetë Princeshat Valltare në aventurën e tyre, por do të kënaqeni edhe me gjithë përrallat e tjera të kësaj serie fantastike.

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botart

Mbretëresha e akullit, Sarah Nathan, Sela Roman

Mbretëresha e akullit, një nga filmat e animuar të studios Walt Disney, flet për historinë e Anës, e cila shkon në një udhëtim epik për të shpëtuar mbretërinë. Duke u bashkuar me një aventurier të quajtur Kristof dhe drerin e tij Sven, Ana fillon kërkimet për motrën e saj, Elsën, e cila me fuqitë e saj të akullit e ka zhytur mbretërinë në një dimër të...

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001806

Botuesi: Pegi

Princer dhe princesha, Vol. 1

Në këtë vëllim janë paraqitur përrallat:• Bardha dhe Roza, sipas Vëllezërve Grim• Gishtëza, sipas Hans Kristian Andersenit• Princi dhe jetimja, sipas Vëllezërve Grim• Lëkura nga njëmijë kafshë, sipas Vëllezërve Grim• Pata e artë, sipas Vëllezërve Grim

Çmimi 650 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Aeditions

Zanat e dëborës

Të stolisura me fustane të kristalta dhe me flokët prej dëbore, zanat të ftojnë të zbulosh përrallat më të bukura të dimrit. Në këtë përmbledhje të ilustruar kaq bukur do të gjesh rrëfenja të mrekullueshme që flasin për kafshë në rrezik, për zemra që knë nëvojë për ngrohtësi apo për feta madhështore.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001077

Botuesi: Dituria

Aleksandri i Madh, përshtatje për fëmijë

Nuk kam ruajtur asgjë për vete dhe për të mësuar thesaret e mia njëri prej jush duhet të tregojë të tijat. Pastaj, përse do grumbulloja thesare kur unë ha dhe fle si ju? Shumë prej jush bëjnë një jetë më të pëlqyeshme se e imja, pasi natën unë shpesh herë duhet të vigjiloj në mënyrë që ju të flini të qetë.

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)