

Banner
Shumë janë mbretërit e epokave të shkuara, të cilëve edhe sot e kësaj dite, u tregohen bëmat, por pak prej tyre janë aq të njohur sa i lavdishmi mbreti Artur, mbret i mbretërisë madhështore të Logresit. I thirrur nga vetë Zoti për të qenë mbret pasi shkuli shpatën e ngulur në shkëmb, mbreti i ri, në atë kohë 17 vjeçar, gjendet i mpleksur në një pafundësi aventurash.
Titulli: Kalorësit e tryezës së rrumbullakët, përshtatje për fëmijë
Origjinali: I cavalieri della tavola rotonda
Gjinia: Legjenda
Shqipëroi: Nasi Lera
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2007
Fq. 96
Pesha: 0.212 kg.
ISBN: 978-99943-46-035
Shumë janë mbretërit e epokave të shkuara, të cilëve edhe sot e kësaj dite, u tregohen bëmat, por pak prej tyre janë aq të njohur sa i lavdishmi mbreti Artur, mbret i mbretërisë madhështore të Logresit. I thirrur nga vetë Zoti për të qenë mbret pasi shkuli shpatën e ngulur në shkëmb, mbreti i ri, në atë kohë 17 vjeçar, gjendet i mpleksur në një pafundësi aventurash.
Ai do t'i bjerë kryq e tërthor mbretërisë së tij për të mbrojtur të varfrit e për të luftuar shpirtzinjtë, duke u mbuluar kështu me lavdi e duke fituar famë për zgjuarsinë e tij. Rreth tij sillen, gjithashtu mbuluar nga një famë e pavdekshme, personazhe të shumta, mes të cilëve shquhet mbretëresha e bukur dhe e ëmbël Gjinevra, trimi besnik e i pafat Lançelot, Magjistari Merlin, i mençur por i pazoti përballë kurtheve të dashurisë.
E së bashku me personazhet e tjera pozitive është edhe ziliqarja dhe e pamëshirshmja, Magjistarja Morgan, motra e mbretit Artur, shkaktare e luftës vëllavrasëse që do t'i japë fund epokës së lavdishme të kalorësve të Tryezës së Rrumbullakët, kohës së "magjive e magjepsjeve".
Me vdekjen e Arturit, një dorë del mistershëm nga sipërfaqja e një liqeni për të rimarrë Eskaliburin, shpatën magjike ngulur në shkëmb, për ta kthyer përsëri në vendin e vet, atje ku ndoshta ende jetojnë ata kalorës fisnikë e trima që janë zhdukur përgjithmonë nga kjo botë.
Të panumërta janë variantet e ciklit të vjetër të legjendave për mbretin Artur e që vijnë ndoshta qysh prej shekullit XII, zanafillat e të cilit humbasin nëpër labirintet e letërsisë së vjetër angleze e franceze ende të pazbuluara plotësisht. Libri ynë është një interpretim romantik i aventurave magjepsëse të kavalierëve dhe damave të tyre.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)Referenca: 2254
Botuesi: Dituria
Odiseja rrëfen udhëtimin kuturisës së Odisesë nëpër detra, udhëtim që zgjati shumë vjet, por që më në fund, pas shumë provave të rrezikshme, përfundoi lumturisht dhe Odiseja mundi të kthehet në Itakë dhe të përqafojë të dashurit e vet.
Botuesi: Dukagjini
The love, curiosity and admiration that Uta received from children who heard about her expeditions, and their very profound questions on her activities made her recall everything she did and delve into retrospective to find the source of her inspiration since childhood.
Botuesi: Te tjere
Personazhi i serisë "Dinozaurët" është një djalë i vogël, i cili në fund zbulon se dinozauri për të cilin po flet, është lodra e tij e dashur, me të cilën ai fle çdo natë.
Referenca: SKU001077
Botuesi: Dituria
Nuk kam ruajtur asgjë për vete dhe për të mësuar thesaret e mia njëri prej jush duhet të tregojë të tijat. Pastaj, përse do grumbulloja thesare kur unë ha dhe fle si ju? Shumë prej jush bëjnë një jetë më të pëlqyeshme se e imja, pasi natën unë shpesh herë duhet të vigjiloj në mënyrë që ju të flini të qetë.
Botuesi: Aeditions
Bëhuni pjesë e argëtimeve të kafshëve të fermës. Në këtë libër me tinguj fantastikë do të takoheni me fermerin Xhim e kafshët e tij, teksa vozitin në garën e liqenit. Ata zhvillojnë një sërë lojrash në fushë dhe, në fund, e mbyllin me një ndeshje futbolli. Me 18 meloditë e mahnitshme që përmban ky libër i pazakontë, përveç ëndjes së leximit, fëmijët do të...
Botuesi: Te tjere
Me pak fjalë... është një koleksion librash për fëmijët duke filluar nga mosha 3-vjeçare, që nxit kureshtjen përmes njohurive të thjeshta dhe i argëton, pa u shmangur nga qëllimi kryesor: zhvillimi i një sërë aftësish të rëndësishme.
Botuesi: Dituria
Një mjeku anglez, që e quanin Guliver, i ngjau një aventurë e jashtëzakonshme. Ai kishte marrë anijen Antilope për të shkuar nga Bristoli, në Indinë Jugore, por gjatë një furtune të furishme ra në ujë. Anija, me gjithë ekuipazhin e saj, u fundos. Guliveri, i mbërthyer pas një trau, luftoi gjithë natën me dallgët.
Botuesi: Aeditions
Ndiqni historinë e Ketrit që kërkonte arrën e humbur, ejani të takoni Zogun Vogëlush që s'ia thotë dhe aq këngës dhe argëtohuni me gjithë kafshët ditën e garave sportive në oborrin e fermës.
Botuesi: Botart
Trupi i njeriut është i jashtëzakonshëm, mahnitës, dhe… fort i çuditshëm… I çuditshëm është yti. I çuditshëm është imi. Madje i çuditshëm është edhe ai i mësuesit tënd të matematikës.
Referenca: SKU001806
Botuesi: Pegi
Në këtë vëllim janë paraqitur përrallat:• Bardha dhe Roza, sipas Vëllezërve Grim• Gishtëza, sipas Hans Kristian Andersenit• Princi dhe jetimja, sipas Vëllezërve Grim• Lëkura nga njëmijë kafshë, sipas Vëllezërve Grim• Pata e artë, sipas Vëllezërve Grim
Referenca: SKU001018
Botuesi: Dituria
Historia e tri motrave që sillen si të rritura dhe i bëhen krah familjes dhe atyre që janë në nevojë, i bën fëmijët t'i admirojnë dhe t'i kenë si shëmbëlltyrë vajzat Marsh.
Botuesi: Aeditions
Gishtat e veckël të fëmijëve mund ta shfletojnë me shumë lehtësi këtë libër, pasi fletët e tij janë bërë enkas për ta. Pastaj, faqe pas faqeje, ata do të shtypin sqepin e papagallit e do të dëgjojnë se si bën ai; do të prekin, do të dëgjojnë e do të ndiejnë shpatullën e tigrit, shpinën e hipopotamit e të koalës, baluken e lamës, si dhe barkun bardhosh e...
Botuesi: Botart
Kjo novelë e parë me ilustrime e titulluar “Sapiens: lindja e njerëzimit” na rrëfen se si majmuni i madh Ape, tërësisht primitiv, u shndërrua në sunduesin e gjithë planetit Tokë, ia doli të ndante atomin, të fluturonte deri në Hënë e të manipulonte kodin gjenetik të jetës. Të udhëhequr nga Juval Noah Harari e nën shoqërine e personazheve si Bill...
Referenca: SKU001242
Botuesi: Kokona
Letërsia ruse hyri në fazën më të ndritur të saj me veprat e poetit dhe prozatorit Aleksander Sergeyevich Pushkin. Ai me guxim dhe lehtësi zhbiroi tërë burimet e shkuara të gjuhës letrare ruse dhe krijoi një sinteze të re gjuhësore ruse e cila vazhdon edhe në ditët e sotme.
Shumë janë mbretërit e epokave të shkuara, të cilëve edhe sot e kësaj dite, u tregohen bëmat, por pak prej tyre janë aq të njohur sa i lavdishmi mbreti Artur, mbret i mbretërisë madhështore të Logresit. I thirrur nga vetë Zoti për të qenë mbret pasi shkuli shpatën e ngulur në shkëmb, mbreti i ri, në atë kohë 17 vjeçar, gjendet i mpleksur në një pafundësi aventurash.