Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Kalorësit e tryezës së rrumbullakët, përshtatje për fëmijë
  • Kalorësit e tryezës së rrumbullakët, përshtatje për fëmijë
  • Kaloresit e tryezes se rrumbullaket, pershtatje per femije
  • Kaloresit e tryezes se rrumbullaket, pershtatje per femije
  • Kaloresit e tryezes se rrumbullaket, pershtatje per femije

Kalorësit e tryezës së rrumbullakët, përshtatje për fëmijë

Dituria

Shumë janë mbretërit e epokave të shkuara, të cilëve edhe sot e kësaj dite, u tregohen bëmat, por pak prej tyre janë aq të njohur sa i lavdishmi mbreti Artur, mbret i mbretërisë madhështore të Logresit. I thirrur nga vetë Zoti për të qenë mbret pasi shkuli shpatën e ngulur në shkëmb, mbreti i ri, në atë kohë 17 vjeçar, gjendet i mpleksur në një pafundësi aventurash.

450 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kalorësit e tryezës së rrumbullakët, përshtatje për fëmijë
Origjinali: I cavalieri della tavola rotonda
Gjinia: Legjenda
Shqipëroi: Nasi Lera
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2007
Fq. 96
Pesha: 0.212 kg.
ISBN: 978-99943-46-035

Mbi librin

Shumë janë mbretërit e epokave të shkuara, të cilëve edhe sot e kësaj dite, u tregohen bëmat, por pak prej tyre janë aq të njohur sa i lavdishmi mbreti Artur, mbret i mbretërisë madhështore të Logresit. I thirrur nga vetë Zoti për të qenë mbret pasi shkuli shpatën e ngulur në shkëmb, mbreti i ri, në atë kohë 17 vjeçar, gjendet i mpleksur në një pafundësi aventurash.

Ai do t'i bjerë kryq e tërthor mbretërisë së tij për të mbrojtur të varfrit e për të luftuar shpirtzinjtë, duke u mbuluar kështu me lavdi e duke fituar famë për zgjuarsinë e tij. Rreth tij sillen, gjithashtu mbuluar nga një famë e pavdekshme, personazhe të shumta, mes të cilëve shquhet mbretëresha e bukur dhe e ëmbël Gjinevra, trimi besnik e i pafat Lançelot, Magjistari Merlin, i mençur por i pazoti përballë kurtheve të dashurisë.

E së bashku me personazhet e tjera pozitive është edhe ziliqarja dhe e pamëshirshmja, Magjistarja Morgan, motra e mbretit Artur, shkaktare e luftës vëllavrasëse që do t'i japë fund epokës së lavdishme të kalorësve të Tryezës së Rrumbullakët, kohës së "magjive e magjepsjeve".

Me vdekjen e Arturit, një dorë del mistershëm nga sipërfaqja e një liqeni për të rimarrë Eskaliburin, shpatën magjike ngulur në shkëmb, për ta kthyer përsëri në vendin e vet, atje ku ndoshta ende jetojnë ata kalorës fisnikë e trima që janë zhdukur përgjithmonë nga kjo botë.

Të panumërta janë variantet e ciklit të vjetër të legjendave për mbretin Artur e që vijnë ndoshta qysh prej shekullit XII, zanafillat e të cilit humbasin nëpër labirintet e letërsisë së vjetër angleze e franceze ende të pazbuluara plotësisht. Libri ynë është një interpretim romantik i aventurave magjepsëse të kavalierëve dhe damave të tyre.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
978999434035
ean13
978999434035
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botart

Gjirafat s'vallëzojnë dot, Giles Andrea

Geraldi ishte një gjirafë shtatlartë, me qafë të hollë e të gjatë. Gjunjët të përdredhur – sa keq këmbët si shkopinj – për dreq! Geraldi nuk ishte valltar i mirë. Çdo vit tmerrohej kur vinte dita e vallëzimit të kafshëve të xhunglës.
400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Berk

Aventurat e Lepurushit Piter, Beatrix Potter

Kjo përmbledhje e bukur bën bashkë katër tregimet origjinale të autores së njohur Beatrix Potter, që ndjekin lepurin e vogël mistrec në gjithfarë aventurash nëpër kopshtet e të tmerrshmit MekGregor, a në kthetrat e Tom Vjedullës.
1 300 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Gjëegjëza me kafshë

Seria "Gjëegjëza me kafshë" paraqet gjëegjëzat klasike, të ilustruara me shumë ngjyra, që e bëjnë kohën tënde të lirë të paharrueshme. Me lapsin magjik (që di gjithçka) ti mund të vërtetosh menjëherë, nëse përgjigjet e tua janë ose jo të sakta.
720 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Aeditions

Mëso të lush pa hile me hipopotam Trazovaçin

Sa hileqar që është ky Trazovaçi! Atij nuk i pëlqen aspak të humbasë në lojë, ndaj bën hile pas hileje që kjo të mos ndodhë. Por miqtë e tij nuk ia pëlqejnë fare këtë ves, ndaj e kanë lënë vetëm...
400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Koni feston ditëlindjen, Liane Schneider, Eva Wenzel-Burger

Gëzuar, Koni! Më në fund erdhi dita e shumëpritur! Koni hap dhuratat e saj të ditëlindjes dhe ha ushqime që i pëlqejnë. Por, gjëja më e bukur do të jetë festa e saj. Ajo e feston ditëlindjen edhe në kopsht, edhe në shtëpi me miqtë e saj.
350 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Mbretëresha e akullit, Sarah Nathan, Sela Roman

Mbretëresha e akullit, një nga filmat e animuar të studios Walt Disney, flet për historinë e Anës, e cila shkon në një udhëtim epik për të shpëtuar mbretërinë. Duke u bashkuar me një aventurier të quajtur Kristof dhe drerin e tij Sven, Ana fillon kërkimet për motrën e saj, Elsën, e cila me fuqitë e saj të akullit e ka zhytur mbretërinë në një dimër të...
500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Maksi mëson biçikletën, Christian Tielman, Sabine Kraushaar

Maksi merr vrull me biçikletën e tij lodër. Por tani ai është rritur. Maksit i nevojitet një biçikletë e vërtetë! Bashkë me mamin ai vendos të rregullojë biçikletën e vjetër të vëllait të tij, Feliksit. Pastaj duhet të mësojë, mësojë, mësojë...
350 Lekë
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2254

Botuesi: Dituria

Odiseja, pershtatje per femije, Homeri

Odiseja rrëfen udhëtimin kuturisës së Odisesë nëpër detra, udhëtim që zgjati shumë vjet, por që më në fund, pas shumë provave të rrezikshme, përfundoi lumturisht dhe Odiseja mundi të kthehet në Itakë dhe të përqafojë të dashurit e vet.
450 Lekë
More
Ne gjendje