• Banner

Jeronim Stilton, Unë quhem Stilton, Jeronim Stilton!

Që kur kam punësuar bashkëpunëtoren time të re, Pinki Pikun, ç'nuk më ka ndodhur. Një herë, madje, më detyroi ta kaloj Vitin e Ri në Polin e Veriut, majë një ajsbergu, pa një copë djathë për të ngrënë, duke kërcyer tango për orë të tëra...

4,25 GBP
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Jeronim Stilton, Unë quhem Stilton, Jeronim Stilton!
Origjinali: Il mio nome é Stilton, Geronimo Stilton!
Gjinia: Roman
Shqipëroi: Agim Doksani
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2014
Fq. 128
Pesha: 0.164 kg
ISBN: 978-9928-4197-1-2

Mbi librin

Të dashur miq brejtës, këtu në Miushëri, në Ishullin e Miushëve, librat e mi janë bestseller! Po si kështu, nuk i njihkeni? Janë histori gazmore, më të buta se mocarela, më të shijshme se gruvieri, më ndjellëse se gorgonxola... histori për t'u pirë në kupë... Fjala e nderit e Jeronim Stiltonit!

Unë quhem Stilton, Jeronim Stilton!

Që kur kam punësuar bashkëpunëtoren time të re, Pinki Pikun, ç'nuk më ka ndodhur. Një herë, madje, më detyroi ta kaloj Vitin e Ri në Polin e Veriut, majë një ajsbergu, pa një copë djathë për të ngrënë, duke kërcyer tango për orë të tëra...

Jeronim Stilton ka lindur në Miushëri, është diplomuar në Topologjinë e Letërsisë Mijore dhe në Filozofinë Arkeomiuike të Krahasuar. Drejton Jehonën e Brejtësit, gazeta më e famshme e Ishullit të Minjve. Është fitues i Çmimit Miucer për skupin "Thesari misterioz i zhdukur". Jeronim Stilton është fitues edhe i çmimit "Andersen" (2011), si personazh i vitit. Librat e tij janë përkthyer në 35 gjuhë të botës dhe vetëm në Itali janë shitur më shumë se 20 milionë kopje, si dhe më shumë se 45 milionë në mbarë botën!

Jeronim Stilton jeton në Miushëri, në Ishullin e Miushëve, një ishull i çuditshëm, në formën e fetës së djathit, që ndodhet në Oqeanin Jugor të Miushit. Këtu natyra është e mbrojtur dhe brejtësit jetojnë të lumtur. Në kohën e lirë, Stiltoni koleksionon kore antike parmixhani të shekullit XVIII, por i pëlqen veçanërisht të shkruajë libra, ku rrëfen histori zbavitëse, plot aventura prej supermiushi!

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928419712
ean13
9789928419712
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2743

Botuesi: Pegi

Jeronim Stilton, Larg ato putra, more surratgjize

Ç'po ndodh kështu? Kush është ky që vërtitet nëpër qytet dhe hiqet si të ishte Jeronim Stilton dora vetë? Kush është ky që bën turli marifetesh për të më marrrë Jehonën e Brejtësit? Më ngectë kaçkavalli në fyt, s'mund ta përfytyroja që...

Çmimi 3,40 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: 2810

Botuesi: Pegi

Jeronim Stilton, Ne mbreterine e fantazise

A keni ëndërruar ndonjëherë të udhëtoni në Mbretërinë e Fantazisë? A do të dëshironit të takonit shtriga, sirena, dragonj, xhinde, xhuxhmaxhuxhë mjekroshë, gjigantë, zana... por edhe njebrirësh, katallanë dhe njerëz ujqër? Do t'iu pëlqente të fluturonit në shpinën e Dragoit legjendar të Ylberit?

Çmimi 8,50 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: 2992

Botuesi: Pegi

Jeronim Stilton, Fantazma e metrose

Ç'ndodh vallë në metronë e Miushërisë? Çfarë misteresh fsheh maçoku gjigant që endet nëpër terrin e galerive të nëndheshme, duke frikësuar tërë brejtësit e qytetit? Bërrr, ndoshta mund të jetë një fantazmë...

Çmimi 4,25 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Anija e macokëve pirate, Jeronim Stilton

Keni dëgjuar ndonjëherë të flitet për Piratin e Zi që u kall tmerrin miushëve? Jo? Lum ju! Është tmerri i tërë deteve, makthi më i zi i çdo miushi. Mos më thoni pastaj që ky s'është ters... po përse duhet të më rastiste pikërisht mua të bija rob në anijen e tij...

Çmimi 4,25 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Jeronim Stilton, Buzëqeshja e Mona Miushëzës

Mona Miushëza fsheh një sekret! Miushardo da Zhvinçi kishte fshehur pas tablosë së saj disa shenja të veçanta misterioze... Nuhatja ime prej miushi më thotë që këtu fshihet një thesar. S'keni dëgjuar gjë për të? Doni të vini me mua, apo jo? Na pret një gjueti thesari për t'u pirë në kupë. Fjalë nderi e Jeronim Stiltonit!

Çmimi 4,25 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Pegi

Jeronim Stilton, Janë Krishtlindjet, Stilton!

Gjithçka dukej gati për darkën e Krishtlindjeve me familjen time. Oh, i gjori unë, ç'prag i pabeueshëm Krishtlindjesh që më priste! Mblodha njëqind mijë bombone me djathë, një kamion më shkeli bishtin, madje më mori flakë edhe shtëpia. Por sa shumë brejtës më erdhën në ndihmë!

Çmimi 4,25 GBP
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Aeditions

Kafshët e botës

Gishtat e veckël të fëmijëve mund ta shfletojnë me shumë lehtësi këtë libër, pasi fletët e tij janë bërë enkas për ta. Pastaj, faqe pas faqeje, ata do të shtypin sqepin e papagallit e do të dëgjojnë se si bën ai; do të prekin, do të dëgjojnë e do të ndiejnë shpatullën e tigrit, shpinën e hipopotamit e të koalës, baluken e lamës, si dhe barkun bardhosh e...

Çmimi 12,75 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001077

Botuesi: Dituria

Aleksandri i Madh, përshtatje për fëmijë

Nuk kam ruajtur asgjë për vete dhe për të mësuar thesaret e mia njëri prej jush duhet të tregojë të tijat. Pastaj, përse do grumbulloja thesare kur unë ha dhe fle si ju? Shumë prej jush bëjnë një jetë më të pëlqyeshme se e imja, pasi natën unë shpesh herë duhet të vigjiloj në mënyrë që ju të flini të qetë.

Çmimi 5,10 GBP
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)