Titulli: Ujku dhe 7 kecat, përrallë me mozaikë dhe muzikë
Gjinia: Përrallë
Shqipëroi: Virgjil Muçi
Shtëpia botuese: Aeditions
Viti: 2012
Fq. 12
Pesha: 0.781 kg
ISBN: 978-99943-76-99-5
Mbi librin
Na ishin njëherë shtatë keca që jetonin të lumtur me mamadhinë në një kasolle në mes të pyllit derisa një ditë prej ditësh ujku i lig trokiti në derën e kasolles... A dëshiron të dëgjosh trokitjen e ujkut të lig në derën e kasolles së tyre?
Shtyp butonin dhe do ta dëgjosh! Librat e koleksionit "Përralla – mozaikë me muzikë" përmbajnë gjashtë figura që formohen duke bashkuar pjesëzat e veçanta që gjenden brenda librit. Ndërtimi i këtyre figurave do të shkathtësojë duart e lexuesve të vegjël. Gjithashtu, koleksioni shoqërohet nga tingujt zbavitës që vogëlushët mund t'i dëgjojnë duke shtypur butonat përkatës, që gjenden të vendosur në anën e djathtë të librit.
Në këtë mënyrë, përrallat e parapëlqyera të fëmijëve do të marrin jetë duke u bërë më zbavitëse për ta. Këta libra me përralla, që ndërthurin leximin, lojën dhe tingullin do të fitojnë zemrën e më të vegjëlve falë ilustrimeve, figurave që do të formojnë dhe sidomos falë efekteve zanore, duke u dhuruar kështu orë të tëra zbavitëse.