• Banner

Aventurat e Tom Sojerit, Mark Tuen, pershtatje per femije
  • Aventurat e Tom Sojerit, Mark Tuen, pershtatje per femije

Aventurat e Tom Sojerit, Mark Tuen, pershtatje per femije

Befas mbi libër ra një hije në çastin që Tom Sojeri qëndroi te dera dhe i hodhi një sy ilustrimit. Beki u vërsul mbi libër që ta mbyllte menjëherë, mirëpo nga nxitimi e nga tersi, iu gris gjer në mes fleta e ilustruar. Ajo e futi librin në sirtar, e ktheu kyçin dhe gjithë turp e dëshpërim ia krisi të qarit.

3,33 
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Aventurat e Tom Sojerit (përshtatje për fëmijë)
Origjinali: Tom Sawyer
Gjinia: Roman
Autori: Mark Tuen
Shqipëroi: Kujtim Agalliu
Shtëpia botuese: Dy Lindje dhe Dy Perëndime
Viti: 2007
Fq. 152
Pesha: 0.191 kg
ISBN: 978-99956-06-08-4

Mbi librin

Në këtë libër bëhet fjalë për një djalë që është bërë i famshëm me aventurat e tij. Ai është Tom Sojeri. Në një nga eksursionet e shkollës, ata shkuan në një shpellë. Tom Sojeri dhe Beki humbën në atë shpellë. Në këtë rast Tom Sojeri kontrollon të gjitha labirintet e shpellës dhe e gjen daljen. Por edhe e sheh armikun e tij indianin Xhoa. Pas daljes nga shpella Tom Sojeri tregon për indianin Xhoa dhe ata e burgosin.

Fragment nga libri

E shkreta vajzë, as që e merrte me mend sa shpejt po i afrohej furtuna. Zoti Dobins, mësuesi, po kapërcente të dyzetat pa mundur të kënaqte një ambicie të tij. E kishte pasur dëshirën e dëshirave që të bëhej doktor, por vobektësia e detyroi të mbetej një mësues krahine. Ditë për ditë nxirrte që poshtë katedrës një libër misterioz dhe, kur asnjë nga klasa nuk duhej të lexonte me zë, humbiste në faqet e tij.

Librin e mbante të mbyllur me dry e me çelës. S'kishte kalama në shkollë që të mos digjej nga dëshira për t'ia hedhur njëherë sytë, por rasti nuk vinte kurrë. Beki, pra, po kalonte përbri katedrës, që ndodhej pranë derës, kur befas vuri re se çelësi ndodhej në dry! Rast që nuk vinte më. Vështroi njëherë rreth e rrotull dhe, si nuk vuri re asnjeri, nxori librin nga sirtari pa humbur kohë. Faqja e parë, me titullin e librit "Anatomia", dhe me emrin e autorit profesor Filan Fisteku, ishte për të si në arabisht, ndaj nisi të shfletonte.

I tërhoqi menjëherë vëmendjen një gravurë e bukur në faqen tjetër që paraqiste një njeri lakuriq. Befas mbi libër ra një hije në çastin që Tom Sojeri qëndroi te dera dhe i hodhi një sy ilustrimit. Beki u vërsul mbi libër që ta mbyllte menjëherë, mirëpo nga nxitimi e nga tersi, iu gris gjer në mes fleta e ilustruar. Ajo e futi librin në sirtar, e ktheu kyçin dhe gjithë turp e dëshpërim ia krisi të qarit.

-Tom Sojer, nuk ka njeri më të poshtër se ti që vjen këtu dhe fut hundët në gjërat që shikojnë të tjerët!-E nga ta dija unë ç'po bëje ti?-Të kesh turp nga vetja, Tom Sojer; unë e di që ti do të më spiunosh... Ç'të bëj tani, ku të futem unë e zeza? Do të më rrahin mua, që s'më kanë rrahur asnjëherë ne shkollë! Tomi mbeti pa fjalë, i hutuar nga ky sulm.

Pastaj foli me vete: -Thuaj pastaj që vajzat nuk janë biba! Nuk e paskan rrahur asnjëherë në shkollë! S'e sheh, punë e madhe e rrahura. Po gocat si gocat, delikate e zemërpula... E pse t'i tregoj unë atij plakushit Dobins, ka të tjera mënyra më pak të poshtra për t'i marrë hakun...

Mbi autorin

Mark Tuen është pseudonimi i shkrimtarit amerikan Samuel Langhorne Clemens. Para se të bëhej shkrimtar punonte si tipograf, si pilot, si kërkues ari dhe gazetar. Pas botimit të librit të tij: "Të pafajshëm në dhé të huaj" (1869), korri sukses të madh. Veprat e tij më të njohura janë: "Në kërkim të belave" (1872); "Mosha e artë" (1873); "Aventurat e Tom Sojerit" (1876); "Princi dhe i varfëri" (1882); "Një Janki nga Konektikati në oborrin e mbret Arturit (1889); "Uilsoni kokëtrashë" (1894).

Detajet e librit
SKU000892
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000330

Botuesi: Ideart

Hakelberri Fin, Mark Twain, pershtatje per femije

Pra, kur Haku shkon të jetojë me vejushën Dagllas, kjo gjë s'i pëlqen fare. Ai duhet të jetë i pastër dhe i rregullt, duhet të sillet mirë gjithë kohës dhe të shkojë në shkollë. Më pas, i ati vjen dhe e merr me vete për të jetuar së bashku nëpër pyje. Fillimisht, Haku kënaqet, por i ati e rreh vazhdimisht saqë Haku vendos t'

Çmimi 3,33 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000531

Botuesi: OMSCA-1

Nje amerikan ne oborrin e mbretit Artur, Mark Tuen

Çfarë mund t'i ndodhë një amerikani të fortë dhe praktik të shekullit të kaluar, që për shkak të një goditjeje në kokë u gjend papritur menjëherë në Anglinë e shekullit të VI – të, pikërisht në oborrin e mbretit Artur dhe të kalorësve të tij të famshëm të Tryezës së Rrumbullakët?

Çmimi 7,22 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001642

Botuesi: Te tjere

Princi dhe i varfëri, Mark Twain

E gjithë vepra e Mark Twain frymëzohet nga ngjarje dhe vende ku jetoi apo vizitoi, ndaj konsiderohen si autobiografike. Vepra e tij ndahet përgjithësisht: përshtypjet e udhëtimit, kujtimet e fëmijërisë dhe rinisë së hershme, narracionet satirike të përshtatura në Mesjetë dhe Rilindje.

Çmimi 3,33 
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Vellezerit Tafa

1 minutë përralla

Në këtë vëllim janë renditur një sërë përrallash të treguara në mënyrë sa më të kuptueshme për fëmijët e vegjël. Përrallat e renditur në këtë libër janë: Dhelpra dhe korbi, Lepuri dhe breshka, Milingona dhe pëllumbi, Bambi, Sirena e Vogël, Ujku dhe qengji etj.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001812

Botuesi: Pegi

Nina dhe Syri Sekret i Atlantides, Moony Witcher

Pesë balenat iu afruan Flatusit dhe fëmijët dalluan mes tyre Megarën, Balenën e Madhe e të Bardhë që kishin takuar para se të shkonin në Atlantidë. Balena e fuqishme kishte marrë me vete edhe katër balena të tjera të besuara, ngjyrë trëndafili.

Çmimi 6,66 
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Kokëboshi dhe shokët e tij, Nikollaj Nosov

Qyteti i Luleve, banorët fëmijë të të cilit mbajnë emra që lidhen me talentin, profesionin, karakterin apo pamjen e tyre fizike. Doktor Ilaçi, Qelqëtari, Dituraku, Buloni, Sherbet-Sheqeri, dy vëllezërit Ah-Sikuri dhe Po-Sikuri, Lulelepurushja, Sykaltra, Petulla, Fjalëpaku, Fjalëshumi, janë disa nga personazhet e çuditshëm të librit, që fëmijët do i...

Çmimi 6,66 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Autobusi i drithërimave, Paul van Loon, libri i parë

Nëse po kërkoni një libër që ju emocionon, ju mban frymën pezull dhe ndonjëherë ju drithëron, ky libër është për ju. Gjatë Javës së Librit për fëmijë, një shkrimtar i famshëm fton një mësues me klasën e tij për të bërë një ekskursion të veçantë me Autobusin e Drithërimave.

Çmimi 6,66 
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Blu safiri, Kerstin Gier

“Blu safiri” është vëllimi i dytë i trilogjisë së gurëve të çmuar, pasues i romanit “E kuqe rubini”. Qysh në çastin që zbuloi se ishte e fundmja e të Dymbëdhjetë udhëtarëve të kohës, jeta e Guendolinës mori tjetër kthesë.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Referenca: 2428

Botuesi: Bota Shqiptare

Rreth botës për 80 ditë (përshtatje për fëmijë), Zhyl Vern

Zhyl Verni lindi në qytetin e Nantës, në Francën Perëndimore. Ai filloi studimet për drejtësi në Paris, por i ndërpreu ato për të filluar karrierën e tij si shkrimtar. Ai filloi të bashkëpunonte me botuesin Pierre - Jules Hetzel, i cili e ndihmoi Vernin të publikonte veprat e tij dhe i dha disa këshilla për fushën e letërsisë.

Çmimi 3,33 
More
Ne gjendje
Përshtypjet (1)
Grade