• Banner

Harry Potter dhe guri filozofal, J.K. Rowling
  • Harry Potter dhe guri filozofal, J.K. Rowling

Harry Potter dhe guri filozofal, J.K. Rowling

Harry Potter, 11 vjeç, nuk është një fëmijë si gjithë të tjerët: ka një vragë në ballë në formën e një vetëtime, është bir magjistarësh, dhe tamam ditëlindjen e vet zbulon fuqitë magjike dhe botën misterioze së cilës i përket. Harri ndjek një shkollë speciale, të populluar nga bufë magjikë, fshesa fluturuese, fantazma

8,92 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Harry Potter dhe guri filozofal, vëllimi i parë
Origjinali: Harry Potter and the Philosopher's Stone
Gjinia: Roman
Autori: J.K. Rowling
Shqipëroi: Amik Kasoruho
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2001
Fq. 256
Pesha: 0.328 kg
ISBN: 978-99927-47-63-3

Mbi librin

Harry Potter, 11 vjeç, nuk është një fëmijë si gjithë të tjerët: ka një vragë në ballë në formën e një vetëtime, është bir magjistarësh, dhe tamam ditëlindjen e vet zbulon fuqitë magjike dhe botën misterioze së cilës i përket. Harri ndjek një shkollë speciale, të populluar nga bufë magjikë, fshesa fluturuese, fantazma dhe piktura që flasin.

Në shoqërinë e miqve të ngushtë dhe profesorëve të çuditshëm, nga një mësim te tjetri, jeta e heroit nuk rrjedh në binarët e një jete të zakonshmë dhe monotone. Përkundrazi. Rreziqe të panumërta e ndjekin. Gjatë tërë serisë së librave të Harry Potterit, atij i duhet të përballet me magjistarin më të madh të anës së errët, Lordin Voldemort apo në shqip, Lordi Fluronvdekje. Një libër ku magjia rrëfehet si jetë e vërtetë dhe e magjeps edhe lexuesin.

Kritikë të shumtë si Corriere della Sera e kanë cilësuar Harry Potter dhe Guri Filozofal si një libër që shkruan për gjëra të rëndësishme në mënyrë të thjeshtë, që të rrëmben, por nuk të turbullon, që të frikëson dhe të qetëson njëherazi dhe që shpesh me humorin e bukur të bën të qeshësh. The Washington Post Book World shkruan: Nëse ju nuk keni dëgjuar për Harry Potterin, atëherë ju nuk e paskeni hapur televizorin, radion dhe gazetën këta muajt e fundit. Harry Potter dhe Guri i Filozofit është padyshim romani modern që e lumturon lexuesin.

Seria "Harry Potter"

Në verën e vitit 1990, gjatë një ndalese në një stacion treni, përgjatë rrugës nga Mançesteri në Londër, asaj i lindi ideja e krijimit të një djali, i cili zbulon papritur aftësi të çuditshme. Por u deshën shtatë vjet që ideja të bëhej libër. Librat e Harri Poterit janë bërë një fenomen letrar ndërkombëtar. Harri ka pushtuar faqet e para të gazetave dhe ka zgjuar dashurinë për leximin në një brez të tërë. Ritmi i shpejtë, personazhet e paharrueshme, drama e përsosur, i bëjnë këta libra kryevepra absolute, të dashura për fëmijët dhe për të rriturit. Tashmë, librat e Harri Poterit kanë hyrë në histori.

Cili është sekreti i tyre? Ai u ofron fëmijëve të mijëvjeçarit të ri, shpesh të vetmuar, të pasigurt, plot e përplot me frikëra, një derë të magjepsur, përmes së cilës mund të parafytyrosh një të ardhme të mundshme ku të zhvillosh cilësitë e tua të papritura. Në ndeshjen midis të mirës dhe të keqes, Harri fiton mbi të keqen sepse është i zgjuar, por, mbi të gjitha, fiton sepse është njerëzor.

Mbi autoren

Joane K. Rowling, ka lindur më 1965 në Chipping Sodbury, Angli, nga prindër londinezë. Shkrimtarja është diplomuar për letërsi dhe filologji franceze. Në moshën 6-vjeçare filloi të shkruajë një histori të quajtur Lepuri të cilën nuk e përfundoi asnjëherë. Në tetor të vitit 1992 ajo u martua me një gazetar të televizionit portugez, Jorges Arantes. Nga kjo martesë lindi vajza e saj, Xhesika. Tashmë ajo bashkë me të bijën jeton në Edinburg dhe është një nga gratë më të pasura në Mbretërinë e Bashkuar.

Detajet e librit
SKU000689

Referencat specifike

isbn
9789992747633
ean13
9789992747633
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000831

Botuesi: Dituria

Harry Potter dhe Dhoma e të Fshehtave, J.K. Rowling

Që kur Harri kthehet në shtëpi për pushimet verore, Dërslit sillen keq dhe diçka i fshehin. Harri mezi pret të kthehet në shkollën e tij të dashur, në Hoguarts. Por tamam kur po bën gati valixhet, merr paralajmërimin: në Hoguarts i kërcënohet një fatkeqësi! Dhe fatkeqësia ndodh.

Çmimi 8,92 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001038

Botuesi: Dituria

Harry Potter dhe Princi Gjakpërzier, J.K. Rowling

Harri është duke pritur në dhomën e tij një vizitë të drejtorit të shkollës, pa arritur të kuptojë arsyen e kësaj vizite. Çfarë është kaq urgjente sa profesori nuk pret deri sa ai të kthehet në shkollë? Po ku shërinjtë e tij, si do ta presin profesor Urtimorin?

Çmimi 12,39 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Rastësisht një vend bosh, J. K. Rowling

Kur Berri Ferbradher vdes papritur sapo ka shkelur të dyzetat, Pagfordi tronditet. Për atë që e viziton për herë të parë, Pagfordi është një qytezë idilike angleze, me një shesh shtruar me gurë të latuar dhe abaci të lashtë, një xhevahir i ngecur mes luginash të blerta.

Çmimi 14,86 CHF
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Aventurat e Herrit, Seria e plotë, Suzi Klajn

Aventurat e Herrit është një seri shumë e njohur dhe e lexuar në Amerikë. Librat e kësaj serie përdoren për lexime në shkollat fillore amerikane. Autorja është bazuar në historitë e Herrit, një nxënës, aventurat e të cilit tregohen nga Dagu, një shoku i tij i ngushtë.

Çmimi 23,78 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Legjenda e Robin Hudit, përshtatje për fëmijë, Peter Holeinone

Fama dhe lavdia e Robin Hudit kanë ecur brez pas brezi dhe historia e tij (ose po deshët legjenda e tij) dorë pas dore është pasuruar me ngjarje të reja, sepse çdo brez ka dashur të lerë gjurmën e vet, por edhe të ngjajë me të: rebel, krenar, në luftë për të drejtën në të mirë të të varfërve, kundër mujsharëve.

Çmimi 4,46 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Frozen, aventurë në mbretërinë e akullit

Princesha Ana nuk ka qëndruar kurrë pranë motrës së saj, Elsës. Kur Elsa shpallet mbretëreshë, ajo lëshon mbi Arendelin, mbretërinë e tyre të dashur, një stuhi të akullt e më pas largohet. Tani, Ana duhet ta gjejë motrën e saj e ta shpëtojë mbretërinë... ose ajo do të mbetet përgjithmonë e ngrirë.

Çmimi 1,98 CHF
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)