• Banner

Vajzat e Olimpit, I burgosuri i Ades, Elena Kedros, libri i trete
  • Vajzat e Olimpit, I burgosuri i Ades, Elena Kedros, libri i trete

Vajzat e Olimpit, I burgosuri i Ades, libri i tretë, Elena Kedros

Sidi, Luçe dhe Hëni ndjekin së bashku shkollën e mesme. Sidi merret me skermë dhe është kampione, Luçe është shumë e bukur dhe di se si ta bëjë për vete një djalë, ndërsa Hëni është thjesht një gjeni. Duhen, grinden dhe kalojnë orë të tëra në telefon, si të gjitha moshataret.

92,00 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Vajzat e Olimpit, I burgosuri i Ades, libri i tretë
Origjinali: Ragazze dell'Olimpo, Prigioniero dell'Ade
Gjinia: Roman
Autori: Elena Kedros
Shqipëroi: Dilaver Baxhaku
Shtëpia botuese: Plejad
Viti: 2015
Fq. 280
Pesha: 0.265 kg.
ISBN: 978-9928-183-07-1

Mbi librin

Sidi, Luçe dhe Hëni ndjekin së bashku shkollën e mesme. Sidi merret me skermë dhe është kampione, Luçe është shumë e bukur dhe di se si ta bëjë për vete një djalë, ndërsa Hëni është thjesht një gjeni. Duhen, grinden dhe kalojnë orë të tëra në telefon, si të gjitha moshataret.

Kanë pak gjëra të përbashkëta, por një përkitje e çuditshme i lidh të tria: e njëjta ditëlindje. Por një armik i beftë dhe i egër që i ndjek këmba – këmbës, lotët e çuditshëm që shndërrohen në kristale, fuqitë e tyre hyjnore që dalin në shesh dora – dorës dhe një lajmëtar nga një botë e largët, i cili u tregon për jetën e tyre të mëparshme, nuk mund të jenë rastësi.

Sidi, Luçe dhe Hëni kuptojnë se janë të lidhura në mes tyre nga një mision i pashmangshëm, që i thërret të luftojnë kundër së keqes. Për të shpëtuar botën ku jetojnë. Dhe atë nga e cila vijnë. Forca fizike e Sidit, bukuria e Luçes dhe zgjuarsia e Hënit janë të vetmet armë të fuqishme me të cilat do të luftojnë.

Detajet e librit
Plejad
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Historia e Guliverit dhe shumë të tjera, përshtatje për fëmijë, Peter Holeinone

Një mjeku anglez, që e quanin Guliver, i ngjau një aventurë e jashtëzakonshme. Ai kishte marrë anijen Antilope për të shkuar nga Bristoli, në Indinë Jugore, por gjatë një furtune të furishme ra në ujë. Anija, me gjithë ekuipazhin e saj, u fundos. Guliveri, i mbërthyer pas një trau, luftoi gjithë natën me dallgët.

Çmimi 69,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Përplasje mbretërish, libri i parë, George R. R. Martin

Libri i dytë i Eposit të Akullit dhe Zjarrit na çon në një vend të harruar e të mrekullueshëm zhgjakësimesh e hakmarrjeje, magjish e luftërash. Është një rrëfim ku virgjëreshat vallëzojnë me të marrët, vëllezërit komplotojnë kundër vëllezërve dhe të vdekurit ngrihen e ecin në mes të natës, ku princesha maskohet si çunak jetim, ku egërsirat e maleve...

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Operacioni bananet, David Walliams

Londër: 1940Teksa bombat bien me breshëri mbi qytet, Eriku i vogël zë miqësi të pazakontë me një gorillë të stërmadhe: Gertrudën.Por kur Kopshti Zoologjik vihet në rrezik,Eriku i futet aventurës për të shpëtuar Gertrudën... dhe të gjithë të tjerët.

Çmimi 149,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Jeronim Stilton, Historia e vërtetë e familjes Stilton

Teto Lipa është një eksperte e vërtetë në punë dashurie!Çarku ëndërron të hapë një restorant supermiushor në Miushëri!Gjysh Torkuatoja mban topin e golfit... thjesht, sepse i del gjithmonë huq!Tea është fotografe me profesion, por këtë radhë e fotografuara do të jetë vetë ajo!Xhaxha Cingun, miushi më koprrac i ishullit!

Çmimi 80,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: 2992

Botuesi: Pegi

Jeronim Stilton, Fantazma e metrose

Ç'ndodh vallë në metronë e Miushërisë? Çfarë misteresh fsheh maçoku gjigant që endet nëpër terrin e galerive të nëndheshme, duke frikësuar tërë brejtësit e qytetit? Bërrr, ndoshta mund të jetë një fantazmë...

Çmimi 57,50 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001726

Botuesi: Botimet Dudaj

Artemis Fowl 6, Paradoksi i Kohes, Eoin Colfer

Artemis Fowl - i...Le të themi se ky gjeni kriminal në moshë të re i njëh mjaft mirë telashet. Madje i tërheq ato sikur të jetë magnet. Është përballur me gjithçka: trollë njeringrënës, të armatosur dhe të rrezikshëm (përveç superteknologjisë), krijesa të magjishme, goblinë zjarrlëshues..

Çmimi 92,00 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Jeronim Stilton, Në Mbretërinë e Fantazisë, libri i dytë

Ejani e më bëni shoqëri në këtë udhëtim aventuror në Mbretërinë e Fantazisë! Edhe këtë herë, do të takoj Floridianën, Mbretëreshën e Zanave. Do të nisemi mbi flatrat e praruara të Dragoit të Ylberit, do të kaptojmë vendin me erë të rëndë të katallanëve, vendin oreksndjellës të Ëmbëlsirave, vendin zbavitës të Lodrave dhe vendin rrëzëllues të Arit.

Çmimi 115,00 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Botart

Dentistja shtrigë, David Walliams

Errësira kishte mbërritur në qytet. Gjëra të çuditshme po ndodhnin në pisk të natës. Fëmijët, kur binin të flinin, fusnin nën jastëk dhëmbin e rënë për zanën e dhëmbëve, por kur zgjoheshin në mëngjes gjenin... një kërmill të ngordhur... një merimangë të gjallë... qindra gërshërza që dilnin nga poshtë jastëkut.

Çmimi 115,00 SEK
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)