• Banner

Vajzat e Olimpit, Fuqia e endrrave, Elena Kedros, libri i dyte
  • Vajzat e Olimpit, Fuqia e endrrave, Elena Kedros, libri i dyte

Vajzat e Olimpit, Fuqia e ëndrrave, libri i dytë, Elena Kedros

Sidi, Luçe dhe Hëni ndjekin së bashku shkollën e mesme. Sidi merret me skermë dhe është kampione, Luçe është shumë e bukur dhe di se si ta bëjë për vete një djalë, ndërsa Hëni është thjesht një gjeni. Duhen, grinden dhe kalojnë orë të tëra në telefon, si të gjitha moshataret.

8,88 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Vajzat e Olimpit, Fuqia e ëndrrave, libri i dytë
Origjinali: Ragazze dell'Olimpo, Il potere dei sogni
Gjinia: Roman
Autori: Elena Kedros
Shqipëroi:Dilaver Baxhaku
Shtëpia botuese: Plejad
Viti: 2015
Fq. 264
Pesha: 0.252 kg.
ISBN: 978-9928-183-08-8

Mbi librin

Sidi, Luçe dhe Hëni ndjekin së bashku shkollën e mesme. Sidi merret me skermë dhe është kampione, Luçe është shumë e bukur dhe di se si ta bëjë për vete një djalë, ndërsa Hëni është thjesht një gjeni. Duhen, grinden dhe kalojnë orë të tëra në telefon, si të gjitha moshataret.

Kanë pak gjëra të përbashkëta, por një përkitje e çuditshme i lidh të tria: e njëjta ditëlindje. Por një armik i beftë dhe i egër që i ndjek këmba – këmbës, lotët e çuditshëm që shndërrohen në kristale, fuqitë e tyre hyjnore që dalin në shesh dora – dorës dhe një lajmëtar nga një botë e largët, i cili u tregon për jetën e tyre të mëparshme, nuk mund të jenë rastësi.

Sidi, Luçe dhe Hëni kuptojnë se janë të lidhura në mes tyre nga një mision i pashmangshëm, që i thërret të luftojnë kundër së keqes. Për të shpëtuar botën ku jetojnë. Dhe atë nga e cila vijnë. Forca fizike e Sidit, bukuria e Luçes dhe zgjuarsia e Hënit janë të vetmet armë të fuqishme me të cilat do të luftojnë.

Detajet e librit
Plejad

Referencat specifike

isbn
9789928183088
ean13
9789928183088
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pegi

Jeronim Stilton, Më dhimbset gëzofi, mua!

Të dashur miq brejtës, këtu në Miushëri, në Ishullin e Miushëve, librat e mi janë bestseller! Po si kështu, nuk i njihkeni? Janë histori gazmore, më të buta se mocarela, më të shijshme se gruvieri, më ndjellëse se gorgonxola... histori për t'u pirë në kupë... Fjala e nderit e Jeronim Stiltonit!

Çmimi 5,55 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000892

Botuesi: Dy lindje dhe dy perëndime

Aventurat e Tom Sojerit, Mark Tuen, pershtatje per femije

Befas mbi libër ra një hije në çastin që Tom Sojeri qëndroi te dera dhe i hodhi një sy ilustrimit. Beki u vërsul mbi libër që ta mbyllte menjëherë, mirëpo nga nxitimi e nga tersi, iu gris gjer në mes fleta e ilustruar. Ajo e futi librin në sirtar, e ktheu kyçin dhe gjithë turp e dëshpërim ia krisi të qarit.

Çmimi 3,33 
More
Ne gjendje

Referenca: 2992

Botuesi: Pegi

Jeronim Stilton, Fantazma e metrose

Ç'ndodh vallë në metronë e Miushërisë? Çfarë misteresh fsheh maçoku gjigant që endet nëpër terrin e galerive të nëndheshme, duke frikësuar tërë brejtësit e qytetit? Bërrr, ndoshta mund të jetë një fantazmë...

Çmimi 5,55 
More
Ne gjendje

Referenca: 2309

Botuesi: OMSCA-1

Mishel Strogov, Zhyl Vern

Zhyl Verni u lind më 8 shkurt 1828 në Nantë dhe vdiq më 25 mars 1905 në Amiens. Librat e tij vazhdojnë edhe sot të ngjallin diskutime ndërmjet studiuesve të ndryshëm në lidhje me përmbajtjen e tyre gati profetike. Jo më kot është shkruar se Franca i dha botës dy nga profetët e saj më të mëdhenj: Nostradamusin dhe Zhyl Vernin.

Çmimi 8,33 
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Jeronim Stilton, Tempulli i Rubinit të Zjarrit

Të dashur miq brejtës, këtu në Miushëri, në Ishullin e Miushëve, librat e mi janë bestseller! Po si kështu, nuk i njihkeni? Janë histori gazmore, më të buta se mocarela, më të shijshme se gruvieri, më ndjellëse se gorgonxola... histori për t'u pirë në kupë... Fjala e nderit e Jeronim Stiltonit!

Çmimi 5,55 
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Jeronim Stilton, Në Mbretërinë e Fantazisë, libri i dytë

Ejani e më bëni shoqëri në këtë udhëtim aventuror në Mbretërinë e Fantazisë! Edhe këtë herë, do të takoj Floridianën, Mbretëreshën e Zanave. Do të nisemi mbi flatrat e praruara të Dragoit të Ylberit, do të kaptojmë vendin me erë të rëndë të katallanëve, vendin oreksndjellës të Ëmbëlsirave, vendin zbavitës të Lodrave dhe vendin rrëzëllues të Arit.

Çmimi 11,10 
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)