• Banner

Vdekje si boja, Cornelia Funke
  • Vdekje si boja, Cornelia Funke

Vdekje si boja, Cornelia Funke

Ekziston një botë që merr jetë nga fjalët e lexuara me zë të lartë nga Megi dhe babai i saj, Mortimeri. Një botë e ngjyrosur, brenda së cilës ata janë zhytur që të dy, duke ngërthyer fatet e tyre me ata të ca gangsterëve të ndershëm dhe zjarrngrënësish, xhuxhë kristalesh dhe zana.

1 400 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Vdekje si boja
Origjinali: Tintentod
Gjinia: Roman
Autori: Cornelia Funke
Shqipëroi: Doreida Gedaj Kafexhiu
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2017
Fq. 608
Pesha: 0.601 kg.
ISBN: 978-99943-0-505-6

Mbi librin

Ekziston një botë që merr jetë nga fjalët e lexuara me zë të lartë nga Megi dhe babai i saj, Mortimeri. Një botë e ngjyrosur, brenda së cilës ata janë zhytur që të dy, duke ngërthyer fatet e tyre me ata të ca gangsterëve të ndershëm dhe zjarrngrënësish, xhuxhë kristalesh dhe zana.

Ekziston një libër që të jep pavdekësinë, që di ta kopsitë vetëm Mortimeri. Por, kur Kokëgjarpri kërkon Librin e Boshatisur, Mortimeri ia lag faqet, që ai të vdesë dalëngadalë. Dhe ndërkaq trupi i Zotërisë së Lig tretet mes dhimbjesh të tmerrshme, duke shpërthyer gjithë egërsinë e tij mbi Botën e Ngjyrosur.

Ekziston një histori që ka marrë një rrugë të paparashikuar dhe mizore, por nuk ka shkrimtar që mund të vendosë për fundin e personazheve të tij. Sepse nuk është shkruar gjithçka dhe gjithkush mund ta shkruajë historinë e tij e ta ndryshojë fundin.

Zemër si boja
Gjak si boja
Vdekje si boja

Mbi autoren

Autorja gjermane Cornelia Funke u lind në Dorsten, Westfallen. Pas diplomimit, punoi për tre vjet si punonjëse sociale pranë fëmijëve në vështirësi. Më pas ndoqi një kurs për ilustrim librash në Hamburg. Ky pasion i hershëm i saj, bashkë me shkollimin, bënë të mundur më pas që ajo t'i ilustronte vetë librat e saj.

Ka shkruar më se 20 romane e libra të ilustruar për fëmijë. Librat e saj janë kthyer sakaq në bestseller. "Mbreti i hajdutëve", "Zemër si boja" dhe "Kalorësi i dragoit" janë ekranizuar. Cornelia-s i ka pëlqyer gjithnjë të lexojë libra me fantazi dhe të shkruar mirë, sidomos nga autorë anglishtfolës, si J.R.R.Tolkien me "Kryezotin e Unazave", "Kronikat e Narnias" të Lewis dhe "Piter Panin".

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994305056
ean13
9789994305056
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Botimet Dudaj

Zemër si boja, Cornelia Funke

Megi i adhuron librat, ashtu si i ati, Moja. Asgjë nuk e bën më të lumtur se të jetojë e qetë në shtëpi, por një ditë, një i huaj troket në derë dhe përsëri, ashtu si dhe herë të tjera në të shkuarën, Moja fillon të paketojë plaçkat. Duhet t'ia mbathin, të fshihen. Por nga çfarë? Nga kush?

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Gjak si boja, Cornelia Funke

Shumë i dashur Mo! E dashur Resa! Ju lutem të mos shqetësoheni. Faridi duhet të gjejë Gishtpluhurin e ta paralajmërojë për rrezikun e Bastës, ndaj dhe unë po shkoj me të. Nuk dua të qëndroj gjatë, dua vetëm të shoh Pyllin e Paudhë dhe Princ Proshutën, Kozimo të Bukurin dhe ndoshta edhe Princin e Zi dhe ariun e tij.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000892

Botuesi: Dy lindje dhe dy perëndime

Aventurat e Tom Sojerit, Mark Tuen, pershtatje per femije

Befas mbi libër ra një hije në çastin që Tom Sojeri qëndroi te dera dhe i hodhi një sy ilustrimit. Beki u vërsul mbi libër që ta mbyllte menjëherë, mirëpo nga nxitimi e nga tersi, iu gris gjer në mes fleta e ilustruar. Ajo e futi librin në sirtar, e ktheu kyçin dhe gjithë turp e dëshpërim ia krisi të qarit.

Çmimi 300 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2810

Botuesi: Pegi

Jeronim Stilton, Ne mbreterine e fantazise

A keni ëndërruar ndonjëherë të udhëtoni në Mbretërinë e Fantazisë? A do të dëshironit të takonit shtriga, sirena, dragonj, xhinde, xhuxhmaxhuxhë mjekroshë, gjigantë, zana... por edhe njebrirësh, katallanë dhe njerëz ujqër? Do t'iu pëlqente të fluturonit në shpinën e Dragoit legjendar të Ylberit?

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botart

Guximtarët, Julian Clary

Zonja Guximtari bën kapele të jashtëzakonshme me bikerinat e vezëve dhe kockat e pulave.Zoti Guximtari shkruan barsoleta për letrat e karameleve të Krishtlindjes dhe është shumë i dhënë pas rrëmimit nëpër koshat e plehrave.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Jeronim Stilton, Tempulli i Rubinit të Zjarrit

Të dashur miq brejtës, këtu në Miushëri, në Ishullin e Miushëve, librat e mi janë bestseller! Po si kështu, nuk i njihkeni? Janë histori gazmore, më të buta se mocarela, më të shijshme se gruvieri, më ndjellëse se gorgonxola... histori për t'u pirë në kupë... Fjala e nderit e Jeronim Stiltonit!

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001812

Botuesi: Pegi

Nina dhe Syri Sekret i Atlantides, Moony Witcher

Pesë balenat iu afruan Flatusit dhe fëmijët dalluan mes tyre Megarën, Balenën e Madhe e të Bardhë që kishin takuar para se të shkonin në Atlantidë. Balena e fuqishme kishte marrë me vete edhe katër balena të tjera të besuara, ngjyrë trëndafili.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001813

Botuesi: Pegi

Vogelushja e Henes se Gjashte, Moony Witcher

Ishte ora 22:00 e datës 2 qershor kur Nina u ngrit nga shtrati dhe, si ngaherë, e rrëzoi në dysheme Platonin e gjorë. Rendi në banjë dhe teksa shplante duart, vuri re që ylli ishte bërë shumë i madh, aq sa i zinte tërë pëllëmbën e dorës. Dhe ishte pis i zi...kjo nuk i kishte ndodhur kurrë.

Çmimi 600 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Pegi

Terr i bukur, Kami Garcia, Margaret Stohl

"Terr i bukur" është libri i dytë i serisë "Kronikat e Frymëtorëve". Etan Uejti mendonte se në Getlin, qyteti i vogël në jug të vendit, nuk ndodhte kurrë asgjë. Më pas, ai takon ë sapoardhurën misterioze Lina Dukeinin, e cila i zbulon një botë të fshehtë që kishte qenë para syve të tij gjatë gjithë kohës.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)