• Banner

Jeronim Stilton, Ishulli i Thesarit Fantazme
  • Jeronim Stilton, Ishulli i Thesarit Fantazme
  • Jeronim Stilton, Ishulli i Thesarit Fantazme
  • Jeronim Stilton, Ishulli i Thesarit Fantazme
  • Jeronim Stilton, Ishulli i Thesarit Fantazme

Jeronim Stilton, Ishulli i Thesarit Fantazmë

Ah, ç'pushime të tmerrshme në Detet e Jugut! Në fillim, një udhëtim me gjak të ngrirë në avion, pastaj mbytja e anijes dhe dalja në një ishull të shkretë, ku natën dëgjoheshin zhurma të çuditshme. Ndoshta është fantazma e Piratit Putërargjendi, në bordin e galerës së tij misterioze...

5,55 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Jeronim Stilton, Ishulli i Thesarit Fantazmë
Origjinali: L'Isola del tesoro fantasma
Gjinia: Roman
Shqipëroi: Agim Doksani
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2017
Fq. 126
Pesha: 0.171 kg.
ISBN: 978-9928-248-30-5

Mbi librin

Të dashur miq brejtës, këtu në Miushëri, në Ishullin e Miushëve, librat e mi janë bestseller! Po si kështu, nuk i njihkeni? Janë histori gazmore, më të buta se mocarela, më të shijshme se gruvieri, më ndjellëse se gorgonxola... histori për t'u pirë në kupë... Fjala e nderit e Jeronim Stiltonit!

Ishulli i Thesarit Fantazmë

Ah, ç'pushime të tmerrshme në Detet e Jugut! Në fillim, një udhëtim me gjak të ngrirë në avion, pastaj mbytja e anijes dhe dalja në një ishull të shkretë, ku natën dëgjoheshin zhurma të çuditshme. Ndoshta është fantazma e Piratit Putërargjendi, në bordin e galerës së tij misterioze...

Jeronim Stilton ka lindur në Miushëri, është diplomuar në Topologjinë e Letërsisë Mijore dhe në Filozofinë Arkeomiuike të Krahasuar. Drejton Jehonën e Brejtësit, gazeta më e famshme e Ishullit të Minjve. Është fitues i Çmimit Miucer për skupin "Thesari misterioz i zhdukur". Jeronim Stilton është fitues edhe i çmimit "Andersen" (2011), si personazh i vitit. Librat e tij janë përkthyer në 35 gjuhë të botës dhe vetëm në Itali janë shitur më shumë se 20 milionë kopje, si dhe më shumë se 45 milionë në mbarë botën!

Jeronim Stilton jeton në Miushëri, në Ishullin e Miushëve, një ishull i çuditshëm, në formën e fetës së djathit, që ndodhet në Oqeanin Jugor të Miushit. Këtu natyra është e mbrojtur dhe brejtësit jetojnë të lumtur. Në kohën e lirë, Stiltoni koleksionon kore antike parmixhani të shekullit XVIII, por i pëlqen veçanërisht të shkruajë libra, ku rrëfen histori zbavitëse, plot aventura prej supermiushi!

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928248305
ean13
9789928248305
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2743

Botuesi: Pegi

Jeronim Stilton, Larg ato putra, more surratgjize

Ç'po ndodh kështu? Kush është ky që vërtitet nëpër qytet dhe hiqet si të ishte Jeronim Stilton dora vetë? Kush është ky që bën turli marifetesh për të më marrrë Jehonën e Brejtësit? Më ngectë kaçkavalli në fyt, s'mund ta përfytyroja që...

Çmimi 4,44 
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pegi

Anija e macokëve pirate, Jeronim Stilton

Keni dëgjuar ndonjëherë të flitet për Piratin e Zi që u kall tmerrin miushëve? Jo? Lum ju! Është tmerri i tërë deteve, makthi më i zi i çdo miushi. Mos më thoni pastaj që ky s'është ters... po përse duhet të më rastiste pikërisht mua të bija rob në anijen e tij...

Çmimi 5,55 
More
Ne gjendje

Botuesi: Morava

Froni i zjarrtë, Rick Riordan

Qëkur zotat e Egjiptit të lashtë u lëshuan në botën moderne, Karter Keini dhe e motra, Sejdi, janë në telashe. Si pasardhës të Shtëpisë së Jetës, Keinët kanë fuqi magjike, por zotat dinakë nuk iu lanë kohë që t'i praktikonin ato në shkollën për trajnimin e magjistarëve të rinj, në Bruklin.

Çmimi 11,10 
More
Ne gjendje

Referenca: 2309

Botuesi: OMSCA-1

Mishel Strogov, Zhyl Vern

Zhyl Verni u lind më 8 shkurt 1828 në Nantë dhe vdiq më 25 mars 1905 në Amiens. Librat e tij vazhdojnë edhe sot të ngjallin diskutime ndërmjet studiuesve të ndryshëm në lidhje me përmbajtjen e tyre gati profetike. Jo më kot është shkruar se Franca i dha botës dy nga profetët e saj më të mëdhenj: Nostradamusin dhe Zhyl Vernin.

Çmimi 8,33 
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Terr i bukur, Kami Garcia, Margaret Stohl

"Terr i bukur" është libri i dytë i serisë "Kronikat e Frymëtorëve". Etan Uejti mendonte se në Getlin, qyteti i vogël në jug të vendit, nuk ndodhte kurrë asgjë. Më pas, ai takon ë sapoardhurën misterioze Lina Dukeinin, e cila i zbulon një botë të fshehtë që kishte qenë para syve të tij gjatë gjithë kohës.

Çmimi 11,10 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Jeronim Stilton, Më dhimbset gëzofi, mua!

Të dashur miq brejtës, këtu në Miushëri, në Ishullin e Miushëve, librat e mi janë bestseller! Po si kështu, nuk i njihkeni? Janë histori gazmore, më të buta se mocarela, më të shijshme se gruvieri, më ndjellëse se gorgonxola... histori për t'u pirë në kupë... Fjala e nderit e Jeronim Stiltonit!

Çmimi 5,55 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)