• Banner

Perplasje mbreterish, George R. R. Martin, libri i dyte
  • Perplasje mbreterish, George R. R. Martin, libri i dyte

Përplasje mbretërish, libri i dytë, George R. R. Martin

Libri i dytë i Eposit të Akullit dhe Zjarrit na çon në një vend të harruar e të mrekullueshëm zhgjakësimesh e hakmarrjeje, magjish e luftërash. Është një rrëfim ku virgjëreshat vallëzojnë me të marrët, vëllezërit komplotojnë kundër vëllezërve dhe të vdekurit ngrihen e ecin në mes të natës, ku princesha maskohet si çunak jetim, ku egërsirat e maleve zbresin nga Bjeshkët e Hënës.

10,41 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Përplasje mbretërish, libri i dytë
Origjinali: A Clash of Kings: Book Two of A Song of Ice and Fire
Gjinia: Roman
Autori: George R. R. Martin
Shqipëroi: Anxhela Çikopano
Shtëpia botuese: Morava
Viti: 2017
Fq. 448
Pesha: 0.661 kg.
ISBN: 978-9928-208-42-2

Mbi librin

Libri i dytë i Eposit të Akullit dhe Zjarrit na çon në një vend të harruar e të mrekullueshëm zhgjakësimesh e hakmarrjeje, magjish e luftërash. Është një rrëfim ku virgjëreshat vallëzojnë me të marrët, vëllezërit komplotojnë kundër vëllezërve dhe të vdekurit ngrihen e ecin në mes të natës, ku princesha maskohet si çunak jetim, ku egërsirat e maleve zbresin nga Bjeshkët e Hënës për të plaçkitur fshatrat.

Gjithçka është çoroditur. Behari i begatisë dhe i paqes, që zgjati plot dhjetë vjet, po mbyllet dhe dimri i akullt e i egër po afrohet si një bishë e xhindosur. Ndërsa në qiell varet një kometë ngjyrë gjaku e flakësh, si një ogur fatkeqësish, gjashtë njerëz luftojnë të shtien në dorë vendin e përçarë.

Biri i Edardit, Robi, e ka shpallur veten Mbret të Veriut. Në jug, Xhofri, që mbahet si trashëgimtari i Robertit, mbretëron veç me emër, por është në dorë të oborrtarëve intrigues e të etur për pushtet të Zbarkimi i Mbretit.

Secili prej vëllezërve të Robertit kërkon të sundojë vetë, ndërsa një derë e mënjanuar befas ngrihet edhe një herë të pushtojë. Në një tjetër kontinent, mbretëresha në mërgim, Mëma e Dragonjve, rrezikon gjithçka për t'i çuar pjellat e saj të çmuara përtej shkretëtirës së zhuritur, si e si të fitojë kurorën, që i takon me të drejtë.

Mbi një pëlhurë gjaktrazimi dhe vëllavrasjeje, alkimie dhe therjesh, çmimi i lavdisë paguhet veç me gjak. Fitorja u buzëqesh veç burrave e grave, që kanë tehun të ftohtë akull dhe zemrën edhe më të akullt. Kur ndeshen mbretërit, nuk ka pëllëmbë toke që të mos e ndiejë tronditjen.

Komente mbi librin

"Një fantazi e vërtetë epike... plot me shkëlqim verbues shpatash e yshtjesh që shkatërrojnë... një banket i vërtetë për oreksmëdhenjtë e fantazisë."

Publishers Weekly

"Libri më i rëndësishëm i fantazisë për këtë dekadë... një libër që të bën vartës."

Denver Post

"Një sagë e shkëlqyer... me një fabul të ndërlikuar gjithë krijimtari."

Bookpage

"Nga ata që ndjekin traditën e madhështisë së fantazisë epike, Martin është pa dyshim më i miri. Në fakt, mund ta themi me gojën plot se ka ardhur çasti ta shpallim Tolkien i Amerikës."

Time

Detajet e librit
Morava

Referencat specifike

isbn
9789928208422
ean13
9789928208422
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Morava

Gjueti fronesh, George R. R. Martin

Në "Gjueti fronesh" nuk do të gjeni kompromise, nuk do të kursehet as i miri e as i ligu kur i vjen çasti i tij. Në fund të fundit, jeta është cinike dhe ndonjëherë është pikërisht zgjuarsia për t'iu bërë ballë rrethanave të paparashikuara ajo që na bën të shkojmë përpara në botën tonë, kurse në botën kalorësiake të George Martinit.

Çmimi 18,74 
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Përplasje mbretërish, libri i parë, George R. R. Martin

Libri i dytë i Eposit të Akullit dhe Zjarrit na çon në një vend të harruar e të mrekullueshëm zhgjakësimesh e hakmarrjeje, magjish e luftërash. Është një rrëfim ku virgjëreshat vallëzojnë me të marrët, vëllezërit komplotojnë kundër vëllezërve dhe të vdekurit ngrihen e ecin në mes të natës, ku princesha maskohet si çunak jetim, ku egërsirat e maleve...

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Stuhi shpatash, George R. R. Martin, libri i parë

Nga pesë pretendentët e Fronit të Hekurt, njëri vdiq në mënyrë të mistershme, ushtria e një tjetri u shpartallua në një betejë të përgjakshme duke ia zbehur shpresat për të marrë pushtetin, ndërsa luftërat vazhdojnë deri në pikën e fundit të gjakut, pasi aleancat bëhen dhe prishen aty për aty.

Çmimi 12,49 
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botart

Liqeni i Fshehtë, Karen Inglis

Një qenush i humbur, një tunel i fshehtë i kohës dhe një liqen i padukshëm i çojnë Stelën dhe Tomin në shtëpinë e tyre dhe fëmijët që jetojnë atje 100 vjet në të kaluarën. Këtu ata bëjnë miq dhe armiq dhe zbulojnë lidhje të çuditshme me të kaluarën...

Çmimi 6,25 
More
Në gjendje

Botuesi: Arka e Noes

Luajmë futboll, Teuta Kristo (Telo)

Aventura e dy kushërinjve që jetojnë larg njeri-tjetrit, në dy shtete (Shqipëri dhe Amerikë) ku jo vetëm kulturat, por edhe futbolli kanë ndryshime mes tyre dhe Genti, njëri prej vogëlushëve është në dilemë në duhet të pranojë diferencat midis tyre për hir të kushëririt që e do shumë, apo të mos e "tradhëtoj" dashurinë që ka kundrejt futbollit...

Çmimi 5,21 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Fjala e miut, James Patterson

 Isa është një mi, një mi me ngjyrë të kaltër ç'është e vërteta, që mund të flasë, të qeshë e të lexojë, si edhe ju. Kjo histori prekëse rrëfen udhëtimin e guximshëm të Isës kur ai përpiqet të shpëtojë familjen e tij nga një laborator i llahtarshëm dhe në rrugë e sipër zë miqësi të reja.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Aventura ilire, Lloyd Alexander

Është viti 1872 kur aventurierja Vesper Holli dhe kujdestari i saj nisen për në vendin e vogël të Ilirisë në kërkim të një thesari (ushtrisë me luftëtarë magjikë) që i përkiste sunduesit të dikurshëm.

Çmimi 5,21 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000892

Botuesi: Dy lindje dhe dy perëndime

Aventurat e Tom Sojerit, Mark Tuen, pershtatje per femije

Befas mbi libër ra një hije në çastin që Tom Sojeri qëndroi te dera dhe i hodhi një sy ilustrimit. Beki u vërsul mbi libër që ta mbyllte menjëherë, mirëpo nga nxitimi e nga tersi, iu gris gjer në mes fleta e ilustruar. Ajo e futi librin në sirtar, e ktheu kyçin dhe gjithë turp e dëshpërim ia krisi të qarit.

Çmimi 3,12 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000473

Botuesi: Botimet Dudaj

Artemis Fowl 3, Kodi i Perjetesise, Eoin Colfer

Këtë herë Artemis Fow-li ka sajuar një telash vërtetë të madh! Shpikja e tij e fundit, Kubi, një minikompjuter i ndërtuar duke përdorur teknologjinë e magjepsur të rrëmbyer nga Populli, i cili është në gjendje që të gjurmojë vendstrehimin e tyre të nëndheshëm.

Çmimi 7,29 
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Momoja, Michael Ende

Në këtë libër bëhet fjalë pikërisht për enigmën "kohë", një enigmë që mund të preokupojë njëlloj fëmijë dhe të rritur meditues, të cilët ende nuk kanë harruar të dyshojnë për atë që në dukje është e qartë. Historia e Momosë është vendosur në atë perandori të fantazisë që ndodhet në Askund dhe Kurrë ose edhe në një të Tanishme pa kohë.

Çmimi 10,41 
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)