• Banner

Gjysmegri, Sally Green, libri i dyte
  • Gjysmegri, Sally Green, libri i dyte

Gjysmegri, Sally Green

Pasi takoi më në fund Markusin, babanë e tij të pakuptueshëm, dhe mori tri dhuratat që e konfirmuan atë si një shtrigan të rritur, Nathani vazhdon të rendë ende. Atij i duhet të gjejë mikun e tij, Gabrielin, dhe të shpëtojë Ana-Lizën, e cila ndërkaq ishte e burgosur në duart e shtrigës së zezë e të fuqishme, Merkurit.

9,91 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Gjysmegri, libri i dytë
Origjinali: Half Wild
Gjinia: Roman
Autori: Sally Green
Shqipëroi: Leonard Doka
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2017
Fq. 360
Pesha: 0.401 kg.
ISBN: 978-99943-0-482-0

Mbi librin

Pasi takoi më në fund Markusin, babanë e tij të pakuptueshëm, dhe mori tri dhuratat që e konfirmuan atë si një shtrigan të rritur, Nathani vazhdon të rendë ende. Atij i duhet të gjejë mikun e tij, Gabrielin, dhe të shpëtojë Ana-Lizën, e cila ndërkaq ishte e burgosur në duart e shtrigës së zezë e të fuqishme, Merkurit.

Por më së shumti atij i duhet të mësojë sesi të kontrollojë dhuntinë e tij – një pushtet i çuditshëm e i egër që kërcënon ta pushtojë atë. Ndërkohë, Saul O'Brieni ka marrë nën kontroll Këshillin e Shtrigave të Bardha në Europë.

Si pasojë, një aleancë e pashembullt është formuar midis shtrigave të bardha e të zeza që janë të vendosura ta kundërshtojnë atë. I tërhequr në rebelim nga shtrigani i zi, enigmatik, Van Dal, Nathani e sheh veten të luftojë si pranë miqve, ashtu edhe armiqve të tij të vjetër. Por a mund t'u besohet të gjithë rebelëve apo Nathani do të bjerë në grackë?!

Mbi autoren

Sally Green-i jeton në veriperëndim të Anglisë. Ajo ka kryer punë të ndryshme, derisa në vitin 2010 zbuloi dashurinë e saj për të shkruar dhe që prej asaj kohe nuk resht së shkruari. Ajo rrit pula, bën reçelra të shijshëm, nuk e ka dëshirë hekurosjen, i pëlqen të ecë nëpër Uells, qoftë edhe kur bie shi, të bëjë ecje sportive. "Gjysmëkeqi" është romani i saj i parë.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994304820
ean13
9789994304820
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Botimet Dudaj

Gjysmëkeqi, vol.1, Sally Green

Në Anglinë e ditëve të sotme shtrigat jetojnë përkrah njerëzve. Janë Shtriga të Bardha, të cilat janë të mira, si dhe Shtriga të Zeza, të cilat janë të këqija - por Natani gjashtëmbëdhjetëvjeçar ua ndryn aftësitë të dyja palëve. I ati është shtrigani më i fuqishëm e më mizor në botë, ndërsa e ëma i ka vdekur.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Bota Shqiptare

Kopshti Sekret, Frances H.Burnett

Meri zbulon një kopsht të fshehtë, të rrethuar me mure dhe me një derë të kyçur. Me ndihmën e dy shokëve, që i njohu papritur, Meri zbulon një shteg për të hyrë atje dhe është e vendosur t'i rikthejë jetën kopshtit të harruar.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Aventurat e Herrit, Surprizat e Krishtlindjeve, libri i shtatë, Suzi Klajn

Krishtlindjet janë edhe më të bukura kur ke pranë shokë si Herri! Ai të shkrin me shaka dhe aventura që nuk të shkojnë në mendje. Kur mësuesja kujdestare pësoi një aksident dhe u shtrua në spital, drejtori i shkollës e zëvendësoi atë për të dhënë mësim, pra u bë mësuesi zëvendësues për klasën ku është Herri!

Çmimi 2,97 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Liqeni i Fshehtë, Karen Inglis

Një qenush i humbur, një tunel i fshehtë i kohës dhe një liqen i padukshëm i çojnë Stelën dhe Tomin në shtëpinë e tyre dhe fëmijët që jetojnë atje 100 vjet në të kaluarën. Këtu ata bëjnë miq dhe armiq dhe zbulojnë lidhje të çuditshme me të kaluarën...

Çmimi 5,95 CHF
More
Në gjendje

Referenca: 2992

Botuesi: Pegi

Jeronim Stilton, Fantazma e metrose

Ç'ndodh vallë në metronë e Miushërisë? Çfarë misteresh fsheh maçoku gjigant që endet nëpër terrin e galerive të nëndheshme, duke frikësuar tërë brejtësit e qytetit? Bërrr, ndoshta mund të jetë një fantazmë...

Çmimi 4,95 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: 2428

Botuesi: Bota Shqiptare

Rreth botës për 80 ditë (përshtatje për fëmijë), Zhyl Vern

Zhyl Verni lindi në qytetin e Nantës, në Francën Perëndimore. Ai filloi studimet për drejtësi në Paris, por i ndërpreu ato për të filluar karrierën e tij si shkrimtar. Ai filloi të bashkëpunonte me botuesin Pierre - Jules Hetzel, i cili e ndihmoi Vernin të publikonte veprat e tij dhe i dha disa këshilla për fushën e letërsisë.

Çmimi 2,97 CHF
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)