Libra me aventura

Information

Botuesit

Speciale

Autorët

Jeronim Stilton, Me dhimbset gezofi, mua!

Produkt i ri

Të dashur miq brejtës, këtu në Miushëri, në Ishullin e Miushëve, librat e mi janë bestseller! Po si kështu, nuk i njihkeni? Janë histori gazmore, më të buta se mocarela, më të shijshme se gruvieri, më ndjellëse se gorgonxola... histori për t'u pirë në kupë... Fjala e nderit e Jeronim Stiltonit!

Më shumë detaje

Në gjendje

$5.63

-20%

$7.04

Më shumë informacione

Titulli: Jeronim Stilton, Më dhimbset gëzofi, mua!
Origjinali: Ci tengo alla pelliccia, io!
Gjinia: Roman
Shqipëroi: Agim Doksani
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2015
Fq. 126
Pesha: 0.163 kg.
ISBN: 978-9928-200-19-8

Mbi librin

Të dashur miq brejtës, këtu në Miushëri, në Ishullin e Miushëve, librat e mi janë bestseller! Po si kështu, nuk i njihkeni? Janë histori gazmore, më të buta se mocarela, më të shijshme se gruvieri, më ndjellëse se gorgonxola... histori për t'u pirë në kupë... Fjala e nderit e Jeronim Stiltonit!

Më dhimbset gëzofi, mua!

Miqësia është diçka fort e çmuar për mua: ja përse u nisa në kërkim të profesor Voltit, i zhdukur në majat e Himalajës në kërkim të jetit misterioz. Do ta gjej, vallë? Mes gjurmëve të gjigantëve dhe stuhive të dëborës, oh sa shumë çaste mbresëlënëse e të befasishme ka kjo aventurë emocionuese!

Jeronim Stilton ka lindur në Miushëri, është diplomuar në Topologjinë e Letërsisë Mijore dhe në Filozofinë Arkeomiuike të Krahasuar. Drejton Jehonën e Brejtësit, gazeta më e famshme e Ishullit të Minjve. Është fitues i Çmimit Miucer për skupin "Thesari misterioz i zhdukur". Jeronim Stilton është fitues edhe i çmimit "Andersen" (2011), si personazh i vitit. Librat e tij janë përkthyer në 35 gjuhë të botës dhe vetëm në Itali janë shitur më shumë se 20 milionë kopje, si dhe më shumë se 45 milionë në mbarë botën!

Jeronim Stilton jeton në Miushëri, në Ishullin e Miushëve, një ishull i çuditshëm, në formën e fetës së djathit, që ndodhet në Oqeanin Jugor të Miushit. Këtu natyra është e mbrojtur dhe brejtësit jetojnë të lumtur. Në kohën e lirë, Stiltoni koleksionon kore antike parmixhani të shekullit XVIII, por i pëlqen veçanërisht të shkruajë libra, ku rrëfen histori zbavitëse, plot aventura prej supermiushi!

Reviews

Write a review

Jeronim Stilton, Me dhimbset gezofi, mua!

Jeronim Stilton, Me dhimbset gezofi, mua!

Të dashur miq brejtës, këtu në Miushëri, në Ishullin e Miushëve, librat e mi janë bestseller! Po si kështu, nuk i njihkeni? Janë histori gazmore, më të buta se mocarela, më të shijshme se gruvieri, më ndjellëse se gorgonxola... histori për t'u pirë në kupë... Fjala e nderit e Jeronim Stiltonit!

Libra të ngjashëm

Klientët që blenë këtë libër, blenë edhe...

Shkarkime

KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (0)