• Banner

Gjueti fronesh, George R. R. Martin
  • Gjueti fronesh, George R. R. Martin

Gjueti fronesh, George R. R. Martin

Në "Gjueti fronesh" nuk do të gjeni kompromise, nuk do të kursehet as i miri e as i ligu kur i vjen çasti i tij. Në fund të fundit, jeta është cinike dhe ndonjëherë është pikërisht zgjuarsia për t'iu bërë ballë rrethanave të paparashikuara ajo që na bën të shkojmë përpara në botën tonë, kurse në botën kalorësiake të George Martinit.

1 800 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Gjueti fronesh
Origjinali: Game of Thrones
Gjinia: Roman
Autori: George R. R. Martin
Shqipëroi: Anxhela Çikopano
Shtëpia botuese: Morava
Viti: 2015
Fq. 806
Pesha: 1.064 kg.
ISBN: 978-9928-169-81-5

Mbi librin

Një libër që të mbërthen dhe nuk të lë ta lëshosh nga dora, derisa të kuptosh se si do të thuren komplotet për pushtet, në një botë ku krah njerëzve jetojnë në mënyrë krejt të natyrshme krijesa të botës së fantazisë, por ku njeriu me natyrën e vet makiaveliane përballë pushtetit është më i vërtetë se kurrë.

Në "Gjueti fronesh" nuk do të gjeni kompromise, nuk do të kursehet as i miri e as i ligu kur i vjen çasti i tij. Në fund të fundit, jeta është cinike dhe ndonjëherë është pikërisht zgjuarsia për t'iu bërë ballë rrethanave të paparashikuara ajo që na bën të shkojmë përpara në botën tonë, kurse në botën kalorësiake të George Martinit kjo nuhatje të mban gjallë.

Fabula është vërtet e ngjeshur, e shkruar gjithë dinakëri në detaje, që autorit nuk i shpëtojnë kurrë, duke të dhënë imazhe të plotë, aq sa fillon ta kesh para syve të dy kontinentin e Perendos dhe çdo tokë tjetër përtej tij.

I shkruar me 8 këndvështrime personazhesh të ndryshëm, që ndryshojnë nga kapitulli në kapitull, romani vjen me një përqasje të re, që s'e bën kurrë të mërzitshëm dhe i shton ngjyrimet e karaktereve.

Shumë kohë më parë, në një epokë të harruar, një ngjarje e mbinatyrshme u tjetërsoi ekuilibrin stinëve. Në një vend ku beharet zgjasin dekada dhe dimrat sa një jetë, telashet kanë filluar të vlojnë.

I ftohti po kthehet dhe, në djerrinat e ngrira përtej Fushnajës Dimërake, fuqitë e liga e të mbinatyrshme po mblidhen pas Kufindarësit që ruan mbretërinë. Në qendër të konfliktit janë Starkët e Fushnajës Dimërake, një familje e sertë dhe e pabindur, ashtu si toka ku kanë lindur.

Prej një toke dimri mizor, drejt një mbretërie të largët verore, që jeton në luks e bollëk, lind një histori lordësh e lendish, shqytarësh e magjistarësh, vrasësish e kopilësh, që thuren bashkë në një epokë oguresh të zymta.

Mes komplotesh dhe kundërkomplotesh, tragjedish dhe tradhtish, fitoresh e tmerri, fati i Starkëve, i aleatëve dhe i armiqve të tyre rri varur në një fill të rrezikshëm ekuilibrash, teksa secili përpiqet të fitojë luftën më vdekjeprurëse: gjuetinë e fronit.

Komente mbi librin

"Një fantazi e vërtetë epike... plot me shkëlqim verbues shpatash e yshtjesh që shkatërrojnë... një banket i vërtetë për oreksmëdhenjtë e fantazisë."

Publishers Weekly

"Libri më i rëndësishëm i fantazisë për këtë dekadë... një libër që të bën vartës."

Denver Post

"Martin e përmbush pa u kursyer premtimin për vëllimin e parë dhe e vazhdon atë, duke sjellë një nga seritë më të mira të fantazisë që është shkruar ndonjëherë."

The Denver Post

"Nga ata që ndjekin traditën e madhështisë së fantazisë epike, Martin është pa dyshim më i miri. Në fakt, mund ta themi me gojën plot se ka ardhur çasti ta shpallim Tolkien i Amerikës."

Time

Mbi autorin

George R. R. Martin hyri në botën e letrave si autor debutues në vitin 1971 dhe, që nga ajo kohë, nuk ka reshtur së shkruari si profesionit. Ka nxjerrë nga pena letërsi fantazie, tmerri e fantashkence dhe këto "mëkate" i ka shpaguar me dhjetë vjet punë në Hollivud si shkrimtar e producent i "Twilight Zone", "Beauty and the Beast" dhe i disa filmave të tjerë ose serive pilot të serialeve televizive, që nuk u prodhuan kurrë.

Në mesin e viteve '90, iu rikthye dashurisë së parë, prozës, dhe filloi të punonte me serinë e fantazisë epike "Eposi i akullit e i zjarrit". Që atëherë, nuk del më nga Shtatë Mbretëritë.

Detajet e librit
Morava
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Morava

Përplasje mbretërish, libri i parë, George R. R. Martin

Libri i dytë i Eposit të Akullit dhe Zjarrit na çon në një vend të harruar e të mrekullueshëm zhgjakësimesh e hakmarrjeje, magjish e luftërash. Është një rrëfim ku virgjëreshat vallëzojnë me të marrët, vëllezërit komplotojnë kundër vëllezërve dhe të vdekurit ngrihen e ecin në mes të natës, ku princesha maskohet si çunak jetim, ku egërsirat e maleve...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Përplasje mbretërish, libri i dytë, George R. R. Martin

Libri i dytë i Eposit të Akullit dhe Zjarrit na çon në një vend të harruar e të mrekullueshëm zhgjakësimesh e hakmarrjeje, magjish e luftërash. Është një rrëfim ku virgjëreshat vallëzojnë me të marrët, vëllezërit komplotojnë kundër vëllezërve dhe të vdekurit ngrihen e ecin në mes të natës, ku princesha maskohet si çunak jetim, ku egërsirat e maleve...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Stuhi shpatash, George R. R. Martin, libri i pare

Nga pesë pretendentët e Fronit të Hekurt, njëri vdiq në mënyrë të mistershme, ushtria e një tjetri u shpartallua në një betejë të përgjakshme duke ia zbehur shpresat për të marrë pushtetin, ndërsa luftërat vazhdojnë deri në pikën e fundit të gjakut, pasi aleancat bëhen dhe prishen aty për aty.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pegi

Jeronim Stilton, Historia e vërtetë e familjes Stilton

Teto Lipa është një eksperte e vërtetë në punë dashurie!Çarku ëndërron të hapë një restorant supermiushor në Miushëri!Gjysh Torkuatoja mban topin e golfit... thjesht, sepse i del gjithmonë huq!Tea është fotografe me profesion, por këtë radhë e fotografuara do të jetë vetë ajo!Xhaxha Cingun, miushi më koprrac i ishullit!

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Të rendësh pas telasheve, Alan Brandlay

Është vera e vitit 1950 dhe disa ngjarje të pashpjegueshme kanë ngërthyer Bakshoun, rezidencën e kalbur angleze, që familja e Flavias e quan shtëpi. Një zog i ngordhur gjendet në pragun e derës së shtëpisë me një pullë poste të vendosur çuditërisht në sqepin e tij.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botart

Kukudhët, Tom Fletcher

Ç’janë ata që presin muzgun? Çfarë fshihet nën shtratin tuaj? Cilët janë ata që presin me padurim që ju të numëroni yjet? Cilët janë ata që nuk shfaqen nëse nuk ju zë gjumi?

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Jeronim Stilton, Janë Krishtlindjet, Stilton!

Gjithçka dukej gati për darkën e Krishtlindjeve me familjen time. Oh, i gjori unë, ç'prag i pabeueshëm Krishtlindjesh që më priste! Mblodha njëqind mijë bombone me djathë, një kamion më shkeli bishtin, madje më mori flakë edhe shtëpia. Por sa shumë brejtës më erdhën në ndihmë!

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Vdekje si boja, Cornelia Funke

Ekziston një botë që merr jetë nga fjalët e lexuara me zë të lartë nga Megi dhe babai i saj, Mortimeri. Një botë e ngjyrosur, brenda së cilës ata janë zhytur që të dy, duke ngërthyer fatet e tyre me ata të ca gangsterëve të ndershëm dhe zjarrngrënësish, xhuxhë kristalesh dhe zana.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Udhetimi i gjate i Geri Hopit, Moony Witcher

Teksa qytetet e Besias dhe të Karanit po shkatërrohen në një luftë vdekjeprurëse mes qytetarëve të tyre, Fiderbët dhe Verrotët, Geri Hopi, i cili ka humbur të atin, jeton me dhimbjen e sëmundjes së nënës, e destinuar të vdesë për shkak të mungesës së barnave mjekësore.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)