• Banner

  • Ka mbaruar

Terr i bukur, Kami Garcia, Margaret Stohl

"Terr i bukur" është libri i dytë i serisë "Kronikat e Frymëtorëve". Etan Uejti mendonte se në Getlin, qyteti i vogël në jug të vendit, nuk ndodhte kurrë asgjë. Më pas, ai takon ë sapoardhurën misterioze Lina Dukeinin, e cila i zbulon një botë të fshehtë që kishte qenë para syve të tij gjatë gjithë kohës.

1 000 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Terr i bukur
Origjinali: Beautiful darkness
Gjinia: Roman
Autori: Kami GarciaMargaret Stohl
Shqipëroi: Anxhela Çikopano
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2014
Fq. 512
Pesha: 0.531 kg.
ISBN: 978-9928-175-36-6

Mbi librin

"Terr i bukur" është libri i dytë i serisë "Kronikat e Frymëtorëve". Etan Uejti mendonte se në Getlin, qyteti i vogël në jug të vendit, nuk ndodhte kurrë asgjë. Më pas, ai takon ë sapoardhurën misterioze Lina Dukeinin, e cila i zbulon një botë të fshehtë që kishte qenë para syve të tij gjatë gjithë kohës.

Qyteza ruante sekrete të lashta nën lisat e mbuluar me myshk dhe trotuaret e prishura. Një Getlin ku mallkimi kishte shenjuar familjen e Linës për breza të tërë. Një Getlin ku nodhin ngjarje të pabesueshme, magjike, që kanë fuqinë të ndryshojnë edhe jetën. Ndonjëherë, shënojnë edhe fundin e saj.

Së bashku, ata mund të përballojnë çdo sprovë që Getlini u hedh në udhë, por pasi pëson një humbje tragjike, Lina fillon të largohet duke mbajtur sekrete që vënë në vështirësi marrëdhënien e tyre. Tashmë që Etani e njeh mirë anën e errët të Getlinit, nuk ka më kthim prapa në një qytet ku asgjë s'është ashtu siç duket.

Komente mbi librin

"Lexuesit që mezi presin të shohin sërish Etanin dhe Linën në lidhjen e tyre romantike plot befasira, që duan të mësojnë më shumë për botën e Frymëtorëve dhe trashëgiminë e familjes Rejvënud, do të kënaqen."

Kirkus Reviews

"Atmosfera gotike e Jugut, personazhe të reja dhe fati i papritur i njëri prej personazheve të vjetra më të dashura, do të mbajnë gjallë kureshtjen e lexuesve deri në botimin e librit tjetër."

Booklist

"Një ndërthurje mes gotikes, mitikes dhe magjikes... Me personazhe origjinale, një botë e re e ndërtuar në gjithë kompleksitetin e vet, një prozë shpërthyese, ky është arti mjeshtëror i tregimtar.

Debora Harkness, autore bestseller sipas New York Times – it

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928175366
ean13
9789928175366
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001178

Botuesi: Morava

Muzgu, Stephenie Meyer

Ashtu si na ka mësuar edhe Shekspiri, dashuria lartësohet dhe përvëlon shpirtin kur has në pengesa. Te Muzgu, libri me fantazi të jashtëzakonshme i Stephenie Meyer, lexuesit zbulojnë një çift të dashuruarish me kokën mbi re. Bela adhuron Eduardin e pashëm dhe ai ia kthen dashurinë. 

Çmimi 1 250 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001179

Botuesi: Morava

Hëna e re, Stephenie Meyer

Ndihesha sikur isha zënë në kurth, në një nga ato makthet e tmerrshme, në të cilat duhet të vraposh, të vraposh sa të mbetesh e pafrymë, por trupi yt nuk mundet të lëvizë mjaftueshëm shpejt. Këmbët e mia dukej sikur ecnin gjithnjë e më ngadalë teksa çaja nëpër turmën e pashpirt, por akrepat në kullën gjigante të sahatit nuk ngadalësoheshin.

Çmimi 1 250 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001449

Botuesi: Morava

Eklipsi, Stephenie Meyer

Nga prapa kurrizit dëgjova zërin e ëmbël të Eduardit. U ktheva ta shihja tek kërcente lehtë mbi shkallët e verandës, me flokët e shpupuritur nga era prej vrapit. Më tërhoqi menjëherë në krahët e tij ashtu siç pat bërë te parkingu dhe më puthi sërish.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001697

Botuesi: Morava

Agimi, Stephenie Meyer

POR KUR DASHUROJE VRASËSIN TËND, ATËHERË NUK KISHE RRUGËDALJE.  Si mund të vrapoje, si mund të luftoje,  kur një  veprim i tillë do ta lëndonte atë person të dashur?  Nëse jeta jote ishte  gjithçka mund t'i falje njeriut të dashur, si mund të mos ia falje? Po sikur të ishte ai një njeri që e doje me të vërtetë?

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Krijesa të bukura, Kami Garcia, Margaret Peterson

Lina Dukein është ndryshe nga të gjithë njerëzit e qytezës jugore Getlin. Ajo po mundohet t'i mbajë të fshehta fuqitë e saj, si dhe mallkimin që e ka përndjekur familjen e saj për gjenerata me radhë. Por, edhe në lulishtet e egra, moçalet e thella dhe varrezat e rrënuara të një vendi të harruar, një sekret nuk mund të rrijë i fshehur për shumë kohë.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dritan Tirana

Sekreti i Mhoragës, Shtegu i Ndaluar, vol. 1, Martin Barry

Kur djaloshi Xhon Emil Talbot mëson mbi ekzistencën e Ragdanorit – një përbindësh hibrid, njëkohësisht gjarpër deti dhe krijesë liqenore – nuk ka më dyshime se një botë e re po i hapet përpara syve, duke e kredhur jetën e tij në zemër të një aventure të panjohur lufte, dashurie, tradhtie dhe gjuetie përbindëshash.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Jeronim Stilton, Në mbretërinë e fantazisë, vol. 3

Të dashur miq, fluturoni me mua mbi flatrat e Dragoit të Fantazisë! Do të kridheni së bashku në një mijë aventura dhe një mijë rreziqe për të çliruar Floridianën, Mbretëreshën e Zanave, dhe të vendosim sërish paqen në Mbretërinë e Fantazisë! Jeni gati? Atëherë... hapeni këtë libër dhe ëndërroni me mua!

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001038

Botuesi: Dituria

Harry Potter dhe Princi Gjakpërzier, J.K. Rowling

Harri është duke pritur në dhomën e tij një vizitë të drejtorit të shkollës, pa arritur të kuptojë arsyen e kësaj vizite. Çfarë është kaq urgjente sa profesori nuk pret deri sa ai të kthehet në shkollë? Po ku shërinjtë e tij, si do ta presin profesor Urtimorin?

Çmimi 1 250 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Zemër si boja, Cornelia Funke

Megi i adhuron librat, ashtu si i ati, Moja. Asgjë nuk e bën më të lumtur se të jetojë e qetë në shtëpi, por një ditë, një i huaj troket në derë dhe përsëri, ashtu si dhe herë të tjera në të shkuarën, Moja fillon të paketojë plaçkat. Duhet t'ia mbathin, të fshihen. Por nga çfarë? Nga kush?

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000337

Botuesi: Ideart

Robinson Kruzo, Daniel Defoe, pershtatje per femije

Robinson Kruzo e kishte kaluar një pjesë të jetës i qetë në shtëpinë e tij në Angli. Ai vendosi të bëhej marinar dhe të lundronte në të gjitha detet e botës. Ai ka bërë shumë aventura tronditëse dhe emocionuese deri kur më 1659 ai u gjend në një anije duke udhëtuar nga Brazili në Afrikë. Një ditë shpërtheu një stuhi e t

Çmimi 300 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Frozen, aventurë në mbretërinë e akullit

Princesha Ana nuk ka qëndruar kurrë pranë motrës së saj, Elsës. Kur Elsa shpallet mbretëreshë, ajo lëshon mbi Arendelin, mbretërinë e tyre të dashur, një stuhi të akullt e më pas largohet. Tani, Ana duhet ta gjejë motrën e saj e ta shpëtojë mbretërinë... ose ajo do të mbetet përgjithmonë e ngrirë.

Çmimi 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Fëmijë normal, Greg James, Chris Smith

Mërç, vozaxhiu ka një problem. Shkolla e tij e re është top – secret dhe super – e – çuditshme. Të gjithë shokët e tij të klasës, përveçse dinë të fluturojnë, dinë edhe të kontrollojnë motin ose të krijojnë me magji kalushë të veckël në ajër.

Çmimi 1 100 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)