Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Vogëlushja e Hënës së Gjashtë, Nina dhe Fuqia e Absinthiumit, libri i gjashtë, Moony Witcher
  • Vogëlushja e Hënës së Gjashtë, Nina dhe Fuqia e Absinthiumit, libri i gjashtë, Moony Witcher

Vogëlushja e Hënës së Gjashtë, Nina dhe Fuqia e Absinthiumit, libri i gjashtë, Moony Witcher

Pegi

Bota është e sigurtë: Nina dhe shokët e saj e mundën Karkonin Ka të të Artëve, i cili tashmë është shndërruar në një statujë të ngurtë dhe pa jetë. Venecia është rikthyer në jetën e saj të qetë deri natën kur Nina, papritur, vë re që ylli në pëllëmbën e dorës së saj fillon të ndryshojë ngjyrë.

600 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Vogëlushja e Hënës së Gjashtë, Nina dhe Fuqia e Absinthiumit, libri i gjashtë
Origjinali: Nina e il Potere dell' Absinthium
Gjinia: Roman
Autori: Moony Witcher
Shqipëroi: Albana Nexhipi
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2014
Fq. 312
Pesha: 0.292 kg.
ISBN: 978-9928-175-37-3

Mbi librin

Bota është e sigurtë: Nina dhe shokët e saj e mundën Karkonin Ka të të Artëve, i cili tashmë është shndërruar në një statujë të ngurtë dhe pa jetë. Venecia është rikthyer në jetën e saj të qetë deri natën kur Nina, papritur, vë re që ylli në pëllëmbën e dorës së saj fillon të ndryshojë ngjyrë.

Është fillimi i një misioni të ri dhe të pamundur, gjatë të cilit vajza do të ndeshet jo vetëm me armiqtë e saj të betuar, por edhe me turbullimet e para tinëzare të zemrës.

Fragment nga libri

Nina u ndje e humbur. Kujtoi letrën e gjysh Mishës mbi sfidën, i cili si zakonisht e kishte vënë gishtin mbi plagë. Të sfidoje Terrin do të thoshte të vrapoje drejt qëllimit pa u përkulur. Ndjenja të ngatërruara i bashkoheshin me përgjegjësinë e mundjes së Karkonit dhe rikompozimit të vargut të artë para se Asgjëja të gëlltiste Gjithçkanë.

Sekreti i Tenuerantes duhej mbajtur. Pastaj, ishte dhe një tjetër sfidë, një tjetër sekret. Ai i Livios dhe i këmbënguljes së tij të çmendur, me dashurinë false, me joshjen dhe ligësinë që minonin çdo siguri të pastër.

Mes dashurisë dhe alkimisë, kë të zgjidhte? A ishte tërheqja që ndiente për Livion, më e rëndësishme se dashuria për Çeskun? Vogëlushja e Hënës së Gjashtë gjendej në një turbinë ndjenjash që ia thyenin forcën që i rridhte nëpër vena.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928175373
ean13
9789928175373
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botart

Guximtarët, Julian Clary

Zonja Guximtari bën kapele të jashtëzakonshme me bikerinat e vezëve dhe kockat e pulave.Zoti Guximtari shkruan barsoleta për letrat e karameleve të Krishtlindjes dhe është shumë i dhënë pas rrëmimit nëpër koshat e plehrave.
800 Lekë
More

Botuesi: Botart

Operacioni bananet, David Walliams

Londër: 1940Teksa bombat bien me breshëri mbi qytet, Eriku i vogël zë miqësi të pazakontë me një gorillë të stërmadhe: Gertrudën.Por kur Kopshti Zoologjik vihet në rrezik,Eriku i futet aventurës për të shpëtuar Gertrudën... dhe të gjithë të tjerët.
1 300 Lekë
More

Referenca: 2311

Botuesi: Redona

Ishuj ne qiell, Artur Klark, pershtatje per femije

Stacioni nuk ishte thjesht një cilindër, po gjendeshin tre të tillë, njeri brenda tjetrit. Ndërkohë që largoheshe nga qendra, ndjesia e peshës rritej. Cilindri më i brendshëm ishte kati i dytë i "Një te Tretës së Rëndesës së Tokës" dhe, meqenëse ishte më afër me dhomat hermetike që ndodheshin në boshtin e stacionit, përdorej
300 Lekë
More

Referenca: SKU001810

Botuesi: Pegi

Nina dhe Mallkimi i Gjarprit me Pupla, Moony Witcher

Nina e kuptoi se nuk kishte nga t'ia mbante. Këtë radhë Alikimia e Dritës nuk kishte mundur ta mposhtë Botën e Errët të së Keqes. Sytë i përvëlonin nga Mallkimi i Gjarprit me Pupla dhe frika e pushtoi krejt.
600 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Hobit, J.R.R. Tolkien

Pa dashje, një ditë prej ditësh, Bilbo largohet nga vrima e tij e rehatshme prej hobiti dhe merr një udhëtim të rrezikshëm në shoqëri të Gandalf Magjistarit dhe dymbëdhjetë xhuxhëve. Ata janë nisur të marrin thesarin e Smaugut, një dragua i madh dhe shumë i rrezikshëm.
850 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Jeronim Stilton, Historia e vërtetë e familjes Stilton

Teto Lipa është një eksperte e vërtetë në punë dashurie!Çarku ëndërron të hapë një restorant supermiushor në Miushëri!Gjysh Torkuatoja mban topin e golfit... thjesht, sepse i del gjithmonë huq!Tea është fotografe me profesion, por këtë radhë e fotografuara do të jetë vetë ajo!Xhaxha Cingun, miushi më koprrac i ishullit!
700 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Frozen, aventurë në mbretërinë e akullit

Princesha Ana nuk ka qëndruar kurrë pranë motrës së saj, Elsës. Kur Elsa shpallet mbretëreshë, ajo lëshon mbi Arendelin, mbretërinë e tyre të dashur, një stuhi të akullt e më pas largohet. Tani, Ana duhet ta gjejë motrën e saj e ta shpëtojë mbretërinë... ose ajo do të mbetet përgjithmonë e ngrirë.
200 Lekë
More

Referenca: 2407

Botuesi: Te tjere

Eragon, Christopher Paolini

Eragon, një prej librave më të shitur dhe i përkthyer pothuajse në të gjitha gjuhët kryesore të botës, është një "Një vepër e një talenti të madh", siç e cilëson edhe The New York Times Book Review. Ai është një prej librave të letërsisë fantastike më të lexuar gjatë viteve të fundit.
1 200 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001810

Botuesi: Pegi

Nina dhe Mallkimi i Gjarprit me Pupla, Moony Witcher

Nina e kuptoi se nuk kishte nga t'ia mbante. Këtë radhë Alikimia e Dritës nuk kishte mundur ta mposhtë Botën e Errët të së Keqes. Sytë i përvëlonin nga Mallkimi i Gjarprit me Pupla dhe frika e pushtoi krejt.
600 Lekë
More

Referenca: SKU001811

Botuesi: Pegi

Nina dhe misteri i Notes Oktave, Moony Witcher

Në pak çaste, gjithë pasqyrat u bënë të verdha e të kuqe. Mes flakëve të larta u shfaq fytyra e magjistarit. Sytë e tij shëmbëllenin me dy karfica dhe e qeshura i shpërtheu si buçimë.
600 Lekë
More

Referenca: SKU001812

Botuesi: Pegi

Nina dhe Syri Sekret i Atlantides, Moony Witcher

Pesë balenat iu afruan Flatusit dhe fëmijët dalluan mes tyre Megarën, Balenën e Madhe e të Bardhë që kishin takuar para se të shkonin në Atlantidë. Balena e fuqishme kishte marrë me vete edhe katër balena të tjera të besuara, ngjyrë trëndafili.
600 Lekë
More

Referenca: SKU001813

Botuesi: Pegi

Vogelushja e Henes se Gjashte, Moony Witcher

Ishte ora 22:00 e datës 2 qershor kur Nina u ngrit nga shtrati dhe, si ngaherë, e rrëzoi në dysheme Platonin e gjorë. Rendi në banjë dhe teksa shplante duart, vuri re që ylli ishte bërë shumë i madh, aq sa i zinte tërë pëllëmbën e dorës. Dhe ishte pis i zi...kjo nuk i kishte ndodhur kurrë.
600 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Nina dhe Numri i Arte, Moony Witcher

Pasqyra u ndez flakë dhe fluturoi në qendër të dhomës. Vorbulla e zjarrit u zgjerua dhe në qendër tregoi imazhin e dy njerëzve të mbuluar më kapuçë. Fytyrat mezi u shquheshin, por nga detajet e pakta të tipareve, mund të dallohej më së miri që njëri ishte plak, kurse tjetri i ri dhe i stërgjatë.
600 Lekë
More