• Banner

Zemer si boja, Cornelia Funke

Megi i adhuron librat, ashtu si i ati, Moja. Asgjë nuk e bën më të lumtur se të jetojë e qetë në shtëpi, por një ditë, një i huaj troket në derë dhe përsëri, ashtu si dhe herë të tjera në të shkuarën, Moja fillon të paketojë plaçkat. Duhet t'ia mbathin, të fshihen. Por nga çfarë? Nga kush?

1 200 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Zemër si boja
Origjinali: Inkheart
Gjinia: Roman
Autori: Cornelia Funke
Shqipëroi: Elona Mistrovica
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2011
Fq. 450
Pesha: 0.501 kg.
ISBN: 978-99943-0-219-2

Mbi librin

Megi i adhuron librat, ashtu si i ati, Moja. Asgjë nuk e bën më të lumtur se të jetojë e qetë në shtëpi, por një ditë, një i huaj troket në derë dhe përsëri, ashtu si dhe herë të tjera në të shkuarën, Moja fillon të paketojë plaçkat. Duhet t'ia mbathin, të fshihen. Por nga çfarë? Nga kush?

Shpejt e fshehta do të zbulohet: Moja, zëri i të cilit ka aftësinë e jashtëzakonshme që të përhapë jetë në libra, një natë mizore guxoi të lexonte një libër të vjetër, "Zemër si boja", ndërsa një zotëri i lig me zemër të zezë, Bricjapi, u çlirua nga litarët e fjalëve dhe u shfaq në sallon.

Po në të njëjtin çast fatal, ndodhi edhe diçka tjetër më e rëndë: gruaja e Mosë u zhduk përgjithmonë mes faqeve të librit. Ndërkaq, Bricjapi i pamëshirshëm kërkon prej Mo Gjuhëzanës që t'ia nënshtrojë dhuntinë e tij qëllimeve të veta djallëzore. Megi gjendet e përfshirë në një vorbull ndodhish, gjatë të cilave përfytyrimi shndërrohet në realitet...

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13k)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000054

Botuesi: Botimet Dudaj

Historia pa mbarim, Michael Ende

(0)

Ky roman i botuar më 1979, i përkthyer menjëherë në shumë gjuhë të huaja të botës dhe i nderuar me dhjetë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare, është libri i një fantazie shpërthyese, që mbart në vetvete një ndërthurje filozofish të larmishme, ku kritika ndaj epokës sonë mbështillet nga simboli artistik dhe ku lënda poetike dhe misteri i nënshtrohen një...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Momoja, Michael Ende

(0)

Në këtë libër bëhet fjalë pikërisht për enigmën "kohë", një enigmë që mund të preokupojë njëlloj fëmijë dhe të rritur meditues, të cilët ende nuk kanë harruar të dyshojnë për atë që në dukje është e qartë. Historia e Momosë është vendosur në atë perandori të fantazisë që ndodhet në Askund dhe Kurrë ose edhe në një të Tanishme pa kohë.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000053

Botuesi: Botimet Dudaj

Artemis Fowl 1, Thesari i Popullit, Eoin Colfer

(0)

Kush është Artemis Fowl – i? Një gjeni? Natyrisht, përderisa arrin të lozë me teknologjinë ashtu si të tjerët lozin me ushtarët e vegjël. Një kriminel? Pa dyshim që po: prejardhja e tij nga një plejadë e vjetër dhe e shquar keqbërësish nuk është e rastësishme.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Nina dhe Numri i Arte, Moony Witcher

(0)

Pasqyra u ndez flakë dhe fluturoi në qendër të dhomës. Vorbulla e zjarrit u zgjerua dhe në qendër tregoi imazhin e dy njerëzve të mbuluar më kapuçë. Fytyrat mezi u shquheshin, por nga detajet e pakta të tipareve, mund të dallohej më së miri që njëri ishte plak, kurse tjetri i ri dhe i stërgjatë.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Jeronim Stilton, Lojëra udhëtimesh

(0)

Po bëheni gati për udhëtim? Në këtë libër do të gjeni plot lojëra që mund t'i bëni në makinë, autobus, tren, avion...për të luajtur e për t'u zbavitur së bashku! Rrugë të mbarë, miq brejtës!

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Vellezerit Tafa

1 minute perralla

(0)

Në këtë vëllim janë renditur një sërë përrallash të treguara në mënyrë sa më të kuptueshme për fëmijët e vegjël. Përrallat e renditur në këtë libër janë: Dhelpra dhe korbi, Lepuri dhe breshka, Milingona dhe pëllumbi, Bambi, Sirena e Vogël, Ujku dhe qengji etj.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Stuhi shpatash, George R. R. Martin, libri i pare

(0)

Nga pesë pretendentët e Fronit të Hekurt, njëri vdiq në mënyrë të mistershme, ushtria e një tjetri u shpartallua në një betejë të përgjakshme duke ia zbehur shpresat për të marrë pushtetin, ndërsa luftërat vazhdojnë deri në pikën e fundit të gjakut, pasi aleancat bëhen dhe prishen aty për aty.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Jeronim Stilton, Keshtjella e Kthetertule Xanxamjaut

(0)

Kush ka frikë nga fantazmat? Unë! Sidomos kur është fjala për fantazma maçokësh që vërtiten në një kështjellë të rrënuar në Pyllin e Errët... por mes mumjeve, shtrigave, lakuriqëve të natës dhe vampirëve, më në fund, do të arrij të zbuloj të fshehtën e kështjellës!

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje
chat Përshtypjet (0)