Referenca: 2804
Referenca: 2804
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Në këtë libër bëhet fjalë pikërisht për enigmën "kohë", një enigmë që mund të preokupojë njëlloj fëmijë dhe të rritur meditues, të cilët ende nuk kanë harruar të dyshojnë për atë që në dukje është e qartë. Historia e Momosë është vendosur në atë perandori të fantazisë që ndodhet në Askund dhe Kurrë ose edhe në një të Tanishme pa kohë.
Titulli: Momoja ose Historia e çuditshme e hajdutëve të kohës dhe e fëmijës që u ktheu njerëzve kohën e vjedhur
Origjinali: Momo
Gjinia: Roman
Autori:Michael Ende
Shqipëroi: Sokol Mici
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2013
Fq. 284
Pesha: 0.309 kg
ISBN: 978-99943-0-329-8
"Jua tregova këtë histori", thotë pasagjeri misterioz në pasthënien për shkrimtarin, "sikur ajo tashmë të kishte ndodhur. Po mund t'jua kisha treguar edhe sikur do të ndodhte në të ardhmen. Për mua ky nuk është ndonjë ndryshim aq i madh."
Në këtë libër bëhet fjalë pikërisht për enigmën "kohë", një enigmë që mund të preokupojë njëlloj fëmijë dhe të rritur meditues, të cilët ende nuk kanë harruar të dyshojnë për atë që në dukje është e qartë. Historia e Momosë është vendosur në atë perandori të fantazisë që ndodhet në Askund dhe Kurrë ose edhe në një të Tanishme pa kohë.
Megjithatë, në këtë histori nuk bëhet fjalë për princër, magjistarë dhe zana, gjuha e saj figurative është marrë plotësisht nga jeta e sotme, bota e saj është një qytet i madh diku në Europën Juglindore. Dhe kjo na tregon se bota jonë moderne nuk është më e varfër me çudira dhe mistere se kohët e shkuara, po ta shohësh me sytë e Momosë dhe miqve të saj.
Një shoqëri-fantazmë "zotërinjsh gri" po vepron dhe po bën që gjithnjë e më shumë njerëz të kursejnë kohë. Po koha është jetë dhe jeta banon në zemër. Sa më shumë kohë të kursejnë njerëzit, aq më e varfër, aq më e ngutur dhe aq më e ftohtë bëhet ekzistenca e tyre dhe aq më të huaj bëhen ata vetë. Ata që e ndiejnë më fort këtë mungesë dashurie dhe ngrohtësie janë fëmijët. Por protesta e tyre bie në vesh të shurdhër.
Kur fatkeqësia arrin kulmin dhe bota dukej tashmë se po u takonte përfundimisht atyre "zotërinjve gri", mjeshtër Hora, "administratori misterioz i kohës", më në fund zemërplasur, vendosi të ndërhynte, po për ketë i duhej ndihma e një njeriu. Bota është në amulli , kurse Momoja, heroina a vogël me flokët si kaçube e kësaj historie, lufton krejtësisht e vetme me asgjë tjetër veçse me një lule në dorë dhe me një breshkë nën sqetull kundër ushtrisë së madhe të "zotërinjve gri" – dhe mrekullisht fiton.
E gjithë koha e jetës, për të cilën i kishin mashtruar njerëzit deri tani, kthehet te pronarët e saj. Bota e pashpresë shërohet. Një përrallë? Mund ta quash edhe kështu, nëse emërtimin e sheh duke iu referuar romantikëve, sepse dita dhe ëndrra përshkojnë njëra-tjetrën në mënyrë poetike. E megjithatë, në të njëjtën kohë janë çështje të realitetit tonë aktual dhe të ardhshëm që pasqyrohen në figura dhe fate të shumëfishta. Pra, diçka e tillë si roman? Le të themi: një roman – përrallë.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)
Botuesi: Pegi
Botuesi: Te tjere
Botuesi: Pegi
Botuesi: West Print
Botuesi: Bota Shqiptare
Referenca: SKU000559
Botuesi: OMSCA-1
Botuesi: Dituria
Botuesi: Dritan Tirana
Botuesi: Zambaku
Botuesi: Toena
Botuesi: Botimet Dudaj
Botuesi: Pegi
Botuesi: Pegi
Botuesi: Plejad
Referenca: SKU000054
Botuesi: Botimet Dudaj
Referenca: SKU000065
Botuesi: Botimet Dudaj
Referenca: SKU000066
Botuesi: Botimet Dudaj
check_circle
check_circle