• Banner

Im ungj Osvald, Roald Dahl

Nëpërmjet një gjetjeje të pashoqe, Brumbullit sudanez të Fshikëzës, i cili, as më shumë, as më pak, është pararendësi i viagrës së sotme dhe, kësodore, një afrodiziak i jashtëzakonshëm, Osvaldi është një sipërmarrës i pacipë, që kërkon të nxjerrë fitime marramendëse me anë të pluhurit çudibërës dhe hireve ngashënjyese të Jasminës, partneres së tij.

8,88 
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Im ungj Osvald
Origjinali: My uncle Oswald
Gjinia: Roman
Autori: Roald Dahl
Shqipëroi: Virgjil Muçi
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2014
Fq. 264
Pesha: 0.345 kg
ISBN: 978-9928-103-91-9

Mbi librin

I botuar për herë të parë në Britaninë e Madhe në vitin 1979, "Im ungj Osvald" është njëra nga veprat më të njohura të Roald Dahlit. Ky roman i pashoq është konsideruar prej kritikës si një vepër "pa masë zbavitëse", ku të gjithë përfitojnë kënaqësi dhe shfrytëzohen prej shoku – shokut në një mënyrë apo një tjetër.

Edhe pse një vepër fiction fund e krye, lexuesi do të hasë në të disa prej personazheve më të njohura të shekullit të njëzetë nga arti, kultura, politika, tok me veset dhe defektet e tyre njerëzore.

Nëpërmjet një gjetjeje të pashoqe, Brumbullit sudanez të Fshikëzës, i cili, as më shumë, as më pak, është pararendësi i viagrës së sotme dhe, kësodore, një afrodiziak i jashtëzakonshëm, Osvaldi është një sipërmarrës i pacipë, që kërkon të nxjerrë fitime marramendëse me anë të pluhurit çudibërës dhe hireve ngashënjyese të Jasminës, partneres së tij. Gjithë çka vijon më pas është krejt në dorën tuaj për ta zbuluar.

Komente mbi librin

"Një nga shkrimtarët më të lexuar dhe më me ndikim të brezit tonë."

The Times

"Harlisje pa kufij dhe argëtim pa fre."

Sunday Express

"Jashtëzakonisht zbavitës."

Daily Telegraph

Mbi autorin

I lindur nga prindër norvegjezë në vitin 1916, jeta e Roald Dahlit ka qenë tejet e pasur me ngjarje dhe aventura. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai u plagos në Libi duke luftuar si pjesëtar i RAF – it kundër trupave naziste. Përvoja e tij e jashtëzakonshme e luftës do të pasqyrohej fillimisht në një vëllim me tregime dhe më pas do të shtrihej në të gjithë veprën letrare të këtij shkrimtari mjaft pjellor.

Krijimtaria letrare e Dahlit është e larmishme dhe e gjerë, duke filluar nga tregimet e deri te romanet, si për të rritur ashtu edhe për fëmijë. Ajo çka të bie në sy në veprën e tij është se Roald Dahli është zhvendosur vazhdimisht nga një regjistër letrar në një tjetër: nga proza realiste te proza fantastike.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928103919
ean13
9789928103919
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000801

Botuesi: Cabej

Shtrigat, Roald Dahl

A e dini si njihen shtrigat? Shtrigat prej vërteti, jo shtrigat e përrallës? Ç'ngjyrë ka pështyma e shtrigave? Po të hasni Shtrigëmadhen, e dini kush është kjo? Jua merr mendja se ç'ju punon ajo fëmijëve? Ç'erë bien kalamajtë për hundët e shtrigave?

Çmimi 8,88 
More
Ne gjendje

Referenca: 2553

Botuesi: Cabej

Gjiganti i madh i mire, Roald Dahl

Titulli: Gjiganti i madh i mirëOrigjinali: The Big Friendly GiantGjinia: RomanAutori: Roald DahlShqipëroi: Naum PriftiShtëpia botuese: ÇabejViti: 2005Fq. 199Pesha: 0.321 kgISBN: 978-99927-33-66-7

Çmimi 8,88 
More
Ne gjendje

Botuesi: Cabej

Matilda, Roald Dahl

Babai i Matildës, Zoti Krimbaçi, mendon se ajo s'është veçse një picirruke mendjemadhe. Ndërsa e ëma kalon çdo pasdite duke luajtur bingo. Por drejtoresha e shkollës? Ajo është më e tmerrshmja nga të gjithë!

Çmimi 9,44 
More
Në gjendje

Botuesi: Cabej

Çarli dhe ashensori i madh prej xhami, Roald Dahl

A keni kureshtje të dini si vijojnë aventurat plot humor e fantazi të Vili Vonkës e Çarlit të librit "Çarli dhe Fabrika e Çokollatave"? Të mësoni për Ashensorin e Madh prej Xhami që vozit në hapësirë më mirë se një anije kozmike, me "astronautët trima" Vili Vonka e Çarli Buket?

Çmimi 16,10 
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Historia e Guliverit dhe shumë të tjera, përshtatje për fëmijë, Peter Holeinone

Një mjeku anglez, që e quanin Guliver, i ngjau një aventurë e jashtëzakonshme. Ai kishte marrë anijen Antilope për të shkuar nga Bristoli, në Indinë Jugore, por gjatë një furtune të furishme ra në ujë. Anija, me gjithë ekuipazhin e saj, u fundos. Guliveri, i mbërthyer pas një trau, luftoi gjithë natën me dallgët.

Çmimi 6,66 
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Blu safiri, Kerstin Gier

“Blu safiri” është vëllimi i dytë i trilogjisë së gurëve të çmuar, pasues i romanit “E kuqe rubini”. Qysh në çastin që zbuloi se ishte e fundmja e të Dymbëdhjetë udhëtarëve të kohës, jeta e Guendolinës mori tjetër kthesë.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000975

Botuesi: Dituria

Dy vjet pushime, Jules Verne

Djemtë e një kolegji gjenden të vetëm në bordin e anijes Slougi - përfundojnë, për shkak të një shtrëngate në Oqeanin Paqësor, në një ishull të shkretë ku do të qëndrojnë dy vjet... për pushime të detyruara!

Çmimi 8,88 
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Gjysmëkeqi, vol.1, Sally Green

Në Anglinë e ditëve të sotme shtrigat jetojnë përkrah njerëzve. Janë Shtriga të Bardha, të cilat janë të mira, si dhe Shtriga të Zeza, të cilat janë të këqija - por Natani gjashtëmbëdhjetëvjeçar ua ndryn aftësitë të dyja palëve. I ati është shtrigani më i fuqishëm e më mizor në botë, ndërsa e ëma i ka vdekur.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Froni i zjarrtë, Rick Riordan

Qëkur zotat e Egjiptit të lashtë u lëshuan në botën moderne, Karter Keini dhe e motra, Sejdi, janë në telashe. Si pasardhës të Shtëpisë së Jetës, Keinët kanë fuqi magjike, por zotat dinakë nuk iu lanë kohë që t'i praktikonin ato në shkollën për trajnimin e magjistarëve të rinj, në Bruklin.

Çmimi 11,10 
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)